Lajme
Osmani: Mexhiti humb me 10% diferencë, kjo i shtyn të fabrikojnë afera për Samitin e OSBE-së
Pas sulmeve të koalicionit VLEN, në të cilat u përsëritën akuzat tashmë të mbyllura institucionalisht, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, me një qëndrim të qartë para opinionit: “Ata i kanë marrë anketat, në të cilat shihet qartë se diferenca mes meje dhe kandidatit të tyre është 10%, dhe tani janë në panik. Prandaj po përpiqen të hapin çështje për të cilat qytetarët zakonisht i akuzojnë ata se janë të korruptuar dhe se për 20 vjet e kanë drejtuar komunën në mënyrën më korruptive”.
Osmani kujtoi se qysh para se të përfundonte Samiti i OSBE-së ai personalisht ia kishte dorëzuar tërë dokumentacionin institucioneve përkatëse.
“Unë personalisht ia kam dorëzuar tërë dokumentacionin Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorisë. KShPK, pas disa javësh, doli me konstatim se nuk ka asnjë parregullsi. Edhe Prokuroria Publike konfirmoi se nuk ka parregullsi. Nuk ka pasur asnjë auditim të OSBE-së, por të Boris Trajkovskit, dhe kjo në lidhje me mënyrën se si ata e kanë pranuar pajisjen”, sqaroi Osmani.
Në përmbyllje, Osmani theksoi se kapitali i tij më i madh politik mbetet kredibiliteti i tij. “Nëse ka diçka që më dallon, është fakti se askush, në tërë karrierën time politike, nuk mund të më akuzojë për korrupsion. Ky është kapitali im më i madh në politikë, integriteti politik dhe kredibiliteti njerëzor”, përfundoi Osmani.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
