Lajme
Trump i përgjigjet Lavrovit: Ai po flet budallallëqe për Zelenskyn
Pavarësisht manipulimit rus, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri botëror në të cilin nuk ka vend për luftë në Ukrainë. Prioritetet qëndrojnë diku tjetër, siç është kontrolli i armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën kur programi i ri START skadon në shkurt 2026. Dhe biznesi, sigurisht.
“Nuk ka rëndësi se çfarë thonë, të gjithë thjesht po veprojnë, të gjitha janë budallallëqe”, tha Presidenti Trump, duke komentuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm rus Lavrov në lidhje me rolin e paligjshëm të Presidentit ukrainas Zelensky në negociatat e paqes. Por ai kishte diçka për të thënë edhe për Kievin.
“Jam i sigurt që Ukraina mendonte se do të fitonte, po përpiqet të mposhtë dikë 15 herë më të madh se ajo. Dua që kjo luftë të mbarojë. Mendoj se ndonjëherë Putini është aty, ndonjëherë Zelensky jo, duhet t’i kesh të dy në të njëjtën tavolinë. Ekziston rreziku i një lufte ekonomike shkatërruese, veçanërisht për Rusinë.
Por Zelensky nuk është pikërisht i pafajshëm: duhen dy për të kërcyer tango. Tani nuk po i paguajmë më para Ukrainës, po i paguajmë vetes. NATO do të blejë të gjitha pajisjet nga Amerika për miliarda dollarë, por unë dua ta ndal këtë luftë. Vetëm javën e kaluar, vdiqën 7,012 ushtarë, si rusë ashtu edhe ukrainas. Në dy javët e fundit, më shumë se 12 mijë. Këta janë të rinj që largohen nga shtëpia, duke u thënë lamtumirë prindërve të tyre, dhe një javë më vonë vriten në një luftë idiote.
Marr raporte dhe shoh imazhe satelitore: koka në njërën anë, krahë në anën tjetër, trupa kudo; është Gettysburg në epokën moderne. Nuk mund ta lejojmë që kjo të vazhdojë. Nëse mund ta përdor…” sanksione ose tarifa shumë të larta për ta ndaluar atë, do ta bëj.
E ardhmja qëndron diku tjetër, jo në llogoret e përgjakshme, por në marrëveshjet që do të përfundohen mbi baza të përbashkëta midis Amerikës dhe Rusisë: Arktiku. Në bisedimet dypalëshe me Rusinë, Trump ka vënë në tryezë marrëveshjet e energjisë dhe lehtësimin e sanksioneve që ia ndalojnë Rusisë investimet ndërkombëtare në sektorin e energjisë. Diskutimet përfshinin mundësinë e ribashkimit të Exxon Mobil me projektin rus të naftës dhe gazit Sakhalin-1, blerjen e pajisjeve amerikane nga Moska për projekte si Arctic LNG 2, aktualisht nën sanksione perëndimore, dhe blerjen e akullthyesve bërthamorë rusë nga Shtetet e Bashkuara.
Lajme
Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit
Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar anulimin e Vendimit për themelimin e Zonës zhvillimore turistike “Saraj – Liqeni i Treskës”, duke hapur rrugën për zgjidhjen e çështjes së pronësisë dhe kthimin e plotë të kësaj hapësire në administrimin e Komunës së Sarajit.
Vendimi është miratuar në seancën e 232-të të Qeverisë të mbajtur më 24 nëntor 2026 në pikën 41 të rendit të ditës.
Me anulimin e vendimit të mëparshëm, largohet një nga pengesat kryesore administrative që për vite me radhë e ka mbajtur të bllokuar çështjen e Liqenit të Treskës.
Sipas numrit një të komunës, Muhamet Elmazi, ky zhvillim përbën një moment të rëndësishëm për Komunën e Sarajit dhe qytetarët e saj, pasi Liqeni i Treskës paraqet një potencial të madh për zhvillimin turistik, ekonomik dhe rekreativ të kësaj zone.
“Ky është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Sarajin, pasi një hapësirë me potencial të madh zhvillimor dhe turistik më në fund i kthehet komunës dhe qytetarëve të saj.
Pas vitesh të tëra pritjeje dhe pengesash administrative, po krijohen kushtet që Liqeni i Treskës të marrë një perspektivë të re zhvillimore, në funksion të interesit të qytetarëve”, ka thënë Elmazi.
Ai e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së një çështjeje që për vite me radhë ka mbetur pezull.
“Një tjetër çështje e rëndësishme e mbetur pezull për vite me radhë po merr zgjidhje!“, ka nenvizuar Elmazi.
Lajme
Kodra e Diellit hap shitjen online të biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit
Ski-Qendra “Kodra e Diellit” ka njoftuar se ka filluar shitja online e biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit. Biletat mund të blihen përmes faqes zyrtare të qendrës, me çmime të rregullta.
Çmimet ndryshojnë sipas grupmoshave. Për fëmijët nga 6 deri në 14 vjeç, bileta sezonale kushton 14.300 denarë, për moshat 15–24 vjeç kushton 17.600 denarë, ndërsa për grupmoshën 25–62 vjeç çmimi është 20.900 denarë.
Për personat mbi 63 vjeç, bileta kushton 10.000 denarë, ndërsa bileta sezonale për instruktorët e skijimit kushton 13.200 denarë.
Të interesuarit mund t’i blejnë biletat përmes faqes zyrtare:
Blerja online e biletave sezonale
Lajme
Edon Rexhepi, studenti shqiptar që përfundoi Ekonomikun në Shkup me mesatare 10.00
Një sukses i veçantë akademik vjen nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Edon Rexhepi është shpallur studenti më i mirë i gjeneratës 2022–2026 në Fakultetin Ekonomik, pasi përfundoi studimet në drejtimin Financa me mesatare maksimale 10.00.
Arritja e tij u vlerësua edhe gjatë ceremonisë solemne të ndarjes së diplomave, ku Rexhepi mori mirënjohjen si studenti më i mirë i gjeneratës në këtë fakultet.
Rruga drejt këtij rezultati, sipas vetë Rexhepit, është ndërtuar mbi punën e vazhdueshme, disiplinën dhe përkushtimin gjatë të katër viteve të studimit, e jo vetëm gjatë periudhave të provimeve.
Interesimi i tij për ekonominë, bankat dhe tregjet financiare ka nisur që në shkollën e mesme, ndërsa gjatë studimeve është përqendruar veçanërisht në fushën e financave.
Përveç rezultateve të larta akademike, Rexhepi është angazhuar edhe në jetën studentore, duke qenë pjesë e Kuvendit Studentor të Fakultetit Ekonomik.
Ai ka fituar gjithashtu përvojë praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është njohur nga afër me funksionimin e institucioneve financiare dhe sektorin bankar.
Në planet e tij të ardhshme përfshihen vazhdimi i studimeve në nivelin master dhe doktoraturë, si dhe zhvillimi profesional në fushën e analizës financiare dhe tregjeve financiare.
Suksesi i Edon Rexhepit është një shembull domethënës se si përkushtimi dhe puna e vazhdueshme mund të shndërrohen në rezultate të jashtëzakonshme akademike.(INA)
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme3 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
