Lajme
Zhelina pa asnjë çerdhe pas 8 vitesh pushtet – Emir Sulejmani zotohet për ndryshim të madh në arsimin parashkollor
Në një reagim të fortë dhe me tone të qarta kritike, Emir Sulejmani, kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga BDI, ka ngritur zërin ndaj një realiteti të papranueshëm që vazhdon të rëndojë mbi qytetarët: mungesa totale e çerdheve publike në komunë, pavarësisht se janë ndërtuar dhe funksionojnë 6 shkolla komunale.
“❌ 6 shkolla komunale, asnjë çerdhe për fëmijët tanë! Ky është realiteti i hidhur në Zhelinë pas 8 viteve pushtet,” – shkruan Sulejmani në një postim të publikuar në rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen familjet e reja në komunë.
Një vizion i ri për fëmijët dhe familjet e Zhelinës
Sipas Sulejmanit, fëmijët e kësaj komune meritojnë më shumë sesa premtime boshe dhe infrastrukturë arsimore të pjesshme. Ai zotohet se nëse merr besimin e qytetarëve, do të hapë për herë të parë në historinë e komunës çerdhen publike komunale dhe do të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm kujdesi dhe edukimi për fëmijët e moshës parashkollore.
“✅ Me ne, për herë të parë do të hapet çerdhja komunale dhe çdo shkollë do të ketë një paralele çerdheje. Fëmijët tanë meritojnë kujdes, familjet tona meritojnë mbështetje!” – thekson ai.
Kjo qasje, sipas tij, nuk është vetëm investim në edukim, por një domosdoshmëri për mirëqenien e familjes dhe zhvillimin shoqëror të komunitetit në Zhelinë.
Përtej fjalëve – kohë për zgjidhje konkrete
Sulejmani e ka bërë të qartë se nuk do të jetë një kandidat i fjalëve të mëdha pa mbulim. Ai ka nisur një fushatë që synon të adresojë nevojat reale të qytetarëve, duke vendosur theks të veçantë në:
Fuqizimin e shërbimeve publike për fëmijët
Lehtësimin e jetës për prindërit që punojnë
Ngritjen e standardeve të edukimit në fazën më të hershme të jetës së një fëmije
Ndryshe nga pushteti aktual që, sipas tij, ka lënë në harresë këtë segment të ndjeshëm të shoqërisë, vizioni i tij është që çdo lagje dhe çdo shkollë të jetë një pikë fillestare për zhvillimin e barabartë të çdo fëmije.
“Mjaft më me pritje – është koha të investojmë tek brezi i ardhshëm”
Ky është mesazhi i drejtpërdrejtë që Emir Sulejmani i drejton qytetarëve të Zhelinës, veçanërisht prindërve që çdo ditë përballen me sfida për të siguruar kujdes për fëmijët e tyre të vegjël. Ai i fton qytetarët të bëhen pjesë e një ndryshimi që fillon nga themelet – nga fëmijët dhe e ardhmja e tyre.
Lajme
Prej nesër rriten temperaturat, deri të enjten arrijnë në 23 gradë
DPHM paralajmëron se vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm.
Prej nesër, nën ndikimin e rrymës ajrore jugore, temperaturat do të rriten gradualisht dhe përsëri do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme, ndërsa nga e mërkura erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h), veçanërisht në pjesët perëndimore.
Nesër pasdite dhe në fundit të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu kudo. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet ditore nga 8 deri në 16 gradë. Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të kohëpaskohshme me diell, me reshje shiu pasdite dhe drejt fundit të ditës. Do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura do të lëvizë nga 6 deri në 14 gradë.
Të martën temperatura në vend do të arrijë deri 20 gradë, të mërkurën 21, ndërsa të enjten 23 gradë.
Lajme
Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në Kroaci ka qëndruar edhe në Xhaminë e Zagrebit, ku është pritur nga Myftiu i Kroacisë, akademik dr. Aziz ef. Hasanoviq, dhe zëvendësmyftiu Mevludi ef. Arslani.
Gjatë kësaj vizite, Kasami pati mundësinë të njihet nga afër edhe me Gjimnazin Islam “Dr. Ahmed Smajloviq”, i cili funksionon brenda kompleksit të xhamisë.
Në postimin e tij, Kasami theksoi veçanërisht rolin që luan kjo xhami për komunitetin shqiptar në Kroaci, duke e cilësuar atë si një vend ku shqiptarët jo vetëm kryejnë ritet fetare, por edhe takohen, bashkohen dhe ruajnë kulturën e tyre kombëtare.
Ai falënderoi nikoqirët për mikpritjen gjatë vizitës.
Lajme
Përshefca në zi, qytetarë të shumtë i japin lamtumirën e fundit Agron Memedit
Sot, të gjitha rrugët çonin drejt Përshefcës së Tetovës, ku u zhvillua ceremonia mortore e ish-futbollistit Agron Memedi, i cili u nda nga jeta duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë ata që e njohën.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qytetarë nga të gjitha anët e vendit, përfaqësues të klubit futbollistik Shkëndija, pjesëtarë të Tifo Grupit “Ballistët”, si dhe bashkëluftëtarë të të ndjerit, të cilët u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Përshhefca sot ishte e mbuluar nga zija. Në një atmosferë të rëndë emocionale, të pranishmit shprehën respektin dhe nderimin për Agron Memedin, ndërsa kurora me lule u vendosën mbi varrin e tij në shenjë kujtimi dhe respekti.
Agron Memedi u përcoll për në banesën e fundit mes dhimbjes, lotëve dhe nderimeve të shumta, duke lënë pas kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e atyre që e njohën.
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
