Lajme
Nga fjala në vepër/ Emir Sulejmani premton mbështetje prej 30 mijë denarë për profesionistët e rinj në Zhelinë
Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, përmes një postimi të drejtpërdrejt në rrjetet sociale, ka dhënë një mesazh të qartë për fushatën e tij dhe vizionin për zhvillimin e komunës. Ai vuri në pah kontrastin mes angazhimit të tij konkret me qytetarët dhe, siç u shpreh ai, fushatës sipërfaqësore të kundërkandidatëve të tij që “shpifin dhe bëjnë fotosesione”.
Në këtë frymë bashkëpunimi dhe përfshirjeje, Sulejmani bëri publike edhe një nga pikat konkrete të programës së tij: një shpërblim financiar për të rinjtë që diplomohen në drejtime deficitare.
“Premtoj: 30.000 denarë shpërblim për çdo të diplomuar në drejtimet deficitare nga Komuna e Zhelinës!” – theksoi ai në postimin e tij.
Sipas Sulejmanit, ky premtim nuk është vetëm simbolik, por pjesë e një qasjeje më të gjerë për të motivuar dhe mbështetur të rinjtë që zgjedhin profesione të domosdoshme për zhvillimin e komunës – si mjekë, inxhinierë, mësues, teknikë profesionistë, infermierë e të tjerë. Ai shtoi se investimi në arsim dhe në kapacitetin njerëzor është thelbësor për një të ardhme të qëndrueshme.
“Ne nuk jemi këtu për premtime boshe apo për marketing politik. Programi ynë po shkruhet me qytetarët, duke dëgjuar hallet e tyre, idetë dhe propozimet konkrete. Bashkë me banorët e Zhelinës, po ndërtojmë një plan të mundshëm, të ndershëm dhe të realizueshëm për të ardhmen e komunës tonë,” – tha Sulejmani.
Ai kritikoi kundërshtarët e tij politikë për mungesë të ideve dhe fokus të tepërt në propagandë, ndërsa nënvizoi se qytetarët e Zhelinës meritojnë më shumë se fjalë të bukura dhe premtime të thata.
“Zhelina ka nevojë për politikë të re – për qasje që punon me njerëzit dhe për njerëzit. Ne po dëgjojmë qytetarët dhe jemi të vendosur që këtë energji pozitive ta kthejmë në vepra konkrete pas 13 tetorit,” përfundoi ai, duke lënë të kuptohet se dita e zgjedhjeve do të jetë momenti i kthesës për komunën.
Sipas stafit të tij, gjatë ditëve në vijim Emir Sulejmani do të publikojë edhe masa të tjera nga programi i tij qeverisës, i cili do të përfshijë fusha si infrastruktura, bujqësia, shëndetësia dhe përmirësimi i administratës lokale.
<code><iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Femir.sulejmani.39%2Fposts%2Fpfbid034d5tMVSZBEQMH2gWRJqYMc3ipntrVd9VjjBBmEH6N8aVLd7aMfzaqMB1B9Phxss1l&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”679″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe></code>
Lajme
Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja
Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por jo për pije dhe për përgatitje të ushqimit. Kjo u bë e ditur nga Komiteti Drejtues për menaxhim me kriza. Emilija Anevska nga “Ujësjellësi i Shkupit” tha se janë marrë gjashtë mostra nga konsumatorët në Gostivar dhe për tri ditë radhazi nuk janë evidentuar baktere koliforme. Megjithatë, monitorimi do të vazhdojë deri në konfirmimin se uji është i sigurt edhe për pije.
“Dua të them se uji mund të përdoret teknikisht, por gjithsesi qytetarët të mos e përdorin për pije dhe gatim. Në ditët në vazhdim do ta rrisim numrin e vendeve matëse në komunën e Gostivarit dhe do ta bëjmë kontrollin themelor në përputhje me rregulloren për ujë të pijshëm. Me monitorim të vazhdueshëm do të mund të vërtetojmë se uji në ditët në vazhdim do të mund të përdoret edhe për pije”, tha Emilija Anevska nga “Ujësjellësi i Shkupit”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, u bëri apel drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe të gjithë personave që kanë lidhje direkte ose indirekte me cilësinë e ujit, që të veprojnë me përgjegjësi maksimale. Ai tha se shëndeti dhe siguria e qytetarëve duhet të jenë prioritet dhe se çdo përgjegjës duhet t’i zbatojë obligimet ligjore, veçanërisht në sigurimin e ujit të sigurt për pije.
“Dua t’u dërgoj një mesazh për të ardhmen të gjithë përgjegjësve në kuadër të komunave në territorin e Maqedonisë. Shpresoj që kjo të shërbejë si mësim dhe që, njëherë e përgjithmonë, në të ardhmen të veprojnë me profesionalizëm maksimal dhe në përputhje me kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj sa i përket kontrollit të cilësisë së ujit. Sepse me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve nuk bëhet lojë. Çdo përgjegjësi duhet të merret me seriozitetin dhe profesionalizmin më të madh, veçanërisht përgjegjësia që lidhet me ujin, qoftë ujë teknik për përdorim apo ujë për pije”, tha , Pançe Toshkovski.
Edhe nga Komuna e Gostivarit njoftuan se uji nga rrjeti i ujësjellësit tashmë mund të përdoret për qëllime teknike.
Nga Komuna thanë se falë angazhimit të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe të gjitha palëve të përfshira në proces, po ndërmerren masat e nevojshme për sanimin e gjendjes.
Lajme
Nga 1 gushti shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, faturat rriten për rreth 140 denarë
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur që çmimi i ngrohjes për konsumatorët e EMV-së të rritet mesatarisht me 5,96%, duke e rritur faturën mesatare mujore për rreth 140 denarë (nga 2.353 në 2.493 denarë), përcjell TV21. Për konsumatorët që furnizohen përmes ish-Ngrohtores “Shkup Veri”, tani kompania Energy Ecolink, çmimi do të rritet mesatarisht me 3,6 për qind, ndërsa për shfrytëzuesit e ESM Energjetika shtrenjtimi do të jetë rreth 5 për qind. Sipas KRRE-së, vendimi është marrë pas analizave ekonomike dhe teknike, ndërsa gjatë sezonit të kaluar sistemit të ngrohjes i janë bashkuar 1.521 konsumatorë të rinj.
Lajme
BDI: VLEN në panik, kur nuk i ke numrat, i porosit anketat
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj anketës së publikuar nga koalicioni VLEN, duke e akuzuar atë se po përpiqet të krijojë një epërsi të rreme përmes, siç i quan, “anketave të fabrikuara”.
Sipas BDI-së, anketa nuk ofron transparencën e nevojshme, pasi, sipas reagimit, nuk dihet se kush e ka porositur dhe financuar, si është përzgjedhur mostra, kur është zhvilluar terreni dhe cilat kanë qenë pyetjet e plota të anketimit.
Në reagim thuhet gjithashtu se agjencia që ka realizuar anketën nuk ka pasur aktivitet serioz publik në matjen e opinionit gjatë dy viteve të fundit dhe se është riaktivizuar pikërisht në periudhën kur, sipas BDI-së, VLEN-it i nevojiten rezultate për të mbuluar rënien e mbështetjes politike.
BDI përmend edhe emrin e Vesna Kuzmanoviq, duke ngritur dyshime se, sipas saj, nuk bëhet fjalë për një matje të mirëfilltë të opinionit publik, por për një “operacion propagandistik” me qëllim krijimin e një perceptimi të favorshëm për VLEN-in.
Në fund të reagimit, BDI vlerëson se publikimi i anketave nuk mund të ndryshojë vullnetin e qytetarëve, duke e cilësuar materialin e publikuar si “propagandistik” dhe duke akuzuar VLEN-in për, sipas saj, servilizëm në Qeveri, degradim të përfaqësimit shqiptar dhe përpjekje për të fshehur dobësinë politike.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
