Lajme
Sot hyn në fuqi, Rregullore e re për miratimin e automjeteve në Maqedoni
Sot hyn në fuqi një Rregullore e re, me të cilën futen risi dhe standarde evropiane për miratimin e tipit të automjeteve, miratimin individual të automjeteve, identifikimin, vlerësimin e gjendjes teknike dhe lëshimin e vërtetimeve për përmbushjen e kërkesave teknike për automjetet.
Ndryshimi kryesor është se, 17 vjet pas miratimit të Ligjit për Automjetet, ai më në fund do të fillojë të zbatohet në përputhje me standardet evropiane, informoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, e cila kohët e fundit mbajti një takim pune me mbi 40 përfaqësues të autorizuar dhe importues të automjeteve, në të cilin prezantoi ndryshimet në procedurat për miratimin e automjeteve, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori.
Ndryshimet në procedurat e miratimit të automjeteve janë: miratimi i tipit të automjetit për të gjitha variantet dhe versionet e tij sipas dokumentit WVTA, përveç nëse importuesi kërkon ndryshe, miratimi i vetëm do të kryhet ekskluzivisht për automjetet për të cilat tipi nuk është miratuar në vend dhe nuk ka një miratim tipi të BE-së përmes Byrosë së Metrologjisë, automjetet me një tip të miratuar më parë në BE ose në vend nuk kanë nevojë për një procedurë të veçantë për miratim të vetëm dhe kalojnë direkt në procedurën për identifikimin dhe vlerësimin e gjendjes teknike, importuesit janë të detyruar të lëshojnë vërtetime për përmbushjen e kërkesave teknike për të gjitha automjetet për të cilat ekziston një miratim tipi evropian (WVTA) ose miratim tipi kombëtar, dhe për automjetet e tjera për të cilat nuk ka miratim tipi të automjetit në vend ose nuk ka miratim tipi të BE-së, importuesit nuk janë të detyruar të lëshojnë vërtetime, automjete të tilla do të sigurojnë vërtetime nga institucione të pavarura të pranuara nga Byroja e Metrologjisë.
Sipas llogaritjes, deri më tani janë shpenzuar 1,3 milion euro në vit për vërtetime TÜV që nuk duhej të kërkoheshin, dhe pjesa më e madhe e mjeteve shkoi te kompanitë e huaja që u paguan – procesi tani do të rregullohet përmes përfaqësuesve të autorizuar, kompanive vendase të RMV-së. Afatet për miratimin e tipit në Byronë e Metrologjisë do të shkurtohen përgjysmë, për një procedurë më të shpejtë dhe më efikase, çmimet e shërbimeve nga Byroja e Metrologjisë do të rregullohen me një rregullore të re, ndërsa vërtetimet për përmbushje të karakteristikave teknike te përfaqësuesit do të kushtojnë 40 deri në 50 euro.
Lajme
Superlajm për tifozët e Shkëndijës së Tetovës
Tifozët e KF Shkëndijës dhe dashamirësit e futbollit do të kenë mundësinë të ndjekin sërish nga afër paraqitjen e kuqezinjve në skenën evropiane.
Televizioni Publik TVM2 ka siguruar të drejtat e transmetimit direkt për ndeshjen e rëndësishme të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ekipi nga Tetova do të përballet në udhëtim me skuadrën skoceze Hibernian, në një duel që premton emocione të mëdha dhe rivalitet të lartë për kalimin në fazën tjetër.
Lajme
Shtrenjtohet edhe më shumë nafta në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullor për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës, të cilat do të pësojnë ulje dhe ngritje, duke filluar nga mesnata.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i benzinave do të ulet për 2 denarë për litër. Nga ana tjetër, çmimi i derivateve të tjera shënon rritje: nafta do të shtrenjtohet për 1 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 0,5 denarë për litër.
Çmimet e reja të derivateve të naftës:
EUROSUPER BS-95: 91,0 denarë/litër
EUROSUPER BS-98: 93,0 denarë/litër
EURODIESEL (Nafta): 99,5 denarë/litër
Vaji ekstra i lehtë (EL-1): 98,5 denarë/litër
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi pas mesnate dhe do të vlejnë në të gjitha pikat e karburanteve në vend.
Lajme
Rrahja brutale në Gostivar, policia identifikon katër veta
Ministria e Brendshme përmes një njoftimi informoi se ka identifikuar tre persona të cilët, sipas një videoje në rrjetet sociale, kanë sulmuar dhunshëm dy të rinj në Gostivar.
Policia shpjegon se personat e identifikuar janë dy të mitur nga Gostivari dhe një 20-vjeçar nga Shkupi.
„Dy të mitur nga Gostivari janë thirrur në stacionin policor për bisedë zyrtare, ndërsa dokumentet e tyre të udhëtimit janë konfiskuar me urdhër të prokurorit publik. Personi i tretë është V.D. (20) nga Shkupi, për të cilin është dërguar njoftim zyrtar në Stacionin Policor në Shkup për procedurë të mëtutjeshme“, njoftoi policia.
Ata theksojnë se ndaj të treve do të zbatohet një procedurë e përshpejtuar para gjykatës sapo të kompletohet dokumentacioni i plotë për rastin. Sipas autoriteteve, sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në rrugën „Borçe Jovanoski“, ku dy të rinj janë goditur me mjete dhe shkopinj druri.
Në rrjetet sociale u shfaq një video-incizim shqetësues nga Gostivari, në të cilin shfaqet një përleshje e ashpër fizike mes një grupi më të madh të rinjsh.
Sipas informacioneve të publikuara, gjatë rrahjes, njëri nga djemtë është goditur në pjesën e kokës, pas së cilës ka rënë në tokë dhe ka mbetur i palëvizshëm.
Përkundër faktit se po shtrihej në rrugë, në incizim shihet se sulmi ka vazhduar me goditje të shumta ndaj trupit të tij, gjë që ka shkaktuar reagime dhe dënime të ashpra në rrjetet sociale.(INA)
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
