Lajme
Policia në Manastir thotë se e ka zbardhur rastin e heqjes me forcë të bluzës me shqiponjë
SPB Manastir ka deklaruar se e ka zbardhur incidentin e marrjes me forcë të një bluze nga një person nga Suedia, me banim në Dibër, identifikoi autorët dhe kreu intervista zyrtare me ta në stacionin policor. Konkretisht, pas marrjes së masave, policët identifikuan autorët, katër 17-vjeçarë dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Manastiri. Me urdhër gjykate, u kryen kontrolle në shtëpitë e tyre, dhe në një intervistë zyrtare në stacionin policor ata pranuan krimin.
“Më 28.08.2025 në orën 19:50 në SPB Manastir, S.H.D. (32) nga Suedia, me banim në Dibër, raportoi se në rrugën “Shirok sokak” në Manastir, personat iu afruan dhe donin t’ia hiqnin bluzën, të cilën e mbante veshur, në të cilën ishte vizatuar një kokë shqiponje në pjesën e përparme dhe të pasme. Sipas denoncimit, ai e hoqi bluzën dhe ua dha atyre pasi kuptoi se nuk mund të mbrohej”, thuhet n[ njoftim.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër individëve do të ngrihen akuza sipas nenit 319 të Kodit Penal “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese”.
Lajme
Unioni i Shoqatave Shqiptare në Mërgim shpërndan 6 mijë litra ujë për banorët e Gostivarit
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka realizuar sot një aksion humanitar për shpërndarjen e ujit të pijshëm për banorët e komunës së Gostivarit, në kushte të mungesës së ujit.

Gjatë aksionit u shpërndanë 6 mijë litra ujë, të paketuar në 600 bidonë, në afërsi të tregut të madh të qytetit, me synimin që ndihma të arrijë edhe te banorët e lagjeve më të largëta.
Në kumtesën e Unionit thuhet se aksioni nuk synon ta zgjidhë problemin me furnizimin me ujë, por të ofrojë mbështetje për qytetarët në këtë situatë.
“Jemi të vetëdijshëm se me këtë aksion nuk do ta zgjidhim problemin me ujin në Gostivar, por dëshmojmë se jemi krah i Gostivarit dhe i vëllezërve tanë në këto ditë të vështira të mungesës së ujit për pije”, thuhet në kumtesën e Unionit.
Unioni falënderoi ekipin, shoqatat anëtare, vullnetarët dhe donatorët që kontribuan në realizimin e aksionit.

Lajme
6 ditë pas stuhisë, Shkupi ende i mbuluar nga pemët rrëzuara
Ndonëse sot është dita e gjashtë prej kur Shkupi u përfshi nga një stuhi e fuqishme me erë prej 130 km/h, autoritetet komunale ende nuk kanë arritur të mënjanojnë dëmet. Nëpër rrugë e parqe gjithandej, pemët dhe degët e thyera vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarë.
Komunat më të goditura nga stuhia ishin Karposhi, Çairi, Aerodromi dhe Qendra. Alsat vizitoi edhe sot disa parqe dhe rrugë të Çairit. Në shumë vende përsëri hasëm në degë të thyera. Disa prej tyre ishin grumbulluar në një vend, e të tjera ishin ashtu si kanë mbetur nga dita e martë.
“Ndonëse kanë kaluar gati një javë që nga dita kur stuhi e fuqishme goditi Qytetin e Shkupit, gjithandej nëpër bulevarde dhe parqe shohim se degët nga drunjtë e thyer ende kanë mbetur të pa pastruara”, raporton Zekirija Haxhiu, gazetar.
Drunjtë e rrëzuar dhe degët e thyera, nga stuhia lanë pas vetes shumë vetura e oborre të dëmtuara. Dhjetëra qytetarë nga komuna të ndryshme, kanë paraqitur dëmet tek autoritetet lokale dhe presin komisionet që të bëjnë vlerësimin e tyre.
Lajme
Bastisje në Shkup, arrestohet një 23-vjeçar nga fshati Brezë
Një 23-vjeçar nga fshati Brezë i Shkupit është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet e tij ndihmëse është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bastisja është kryer nga zyrtarët e Njësisë për Luftimin e Trafikimit të Paligjshëm në bashkëpunim me Njësinë e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.
“Personi S.B. (23) është privuar nga liria në Stacionin Policor Gazi Babë sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
