Connect with us

Lajme

Zeqirija Ibrahimi: Ballkanin e hapur dhe Vuçiqin nuk e sollëm ne, por e gjetëm tek Ali Ahmeti

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës tha në hapjen e Shtabit zgjedhor në Tearcë tha se si rrallëherë komuna e Tearcës e ka në dorë që të vendos për një djal jo vetëm që është i ri për nga mosha, por që vjen me bagazhin e tij pa asnjë aferë të korrupsionit, pandershmërisë dhe u bëj ftesë banorëve ta shfrytëzojnë shansin që të zgjedhin një kryetar që nuk ka asnjë argument kundër për punën e tij.

“Ne kemi një Daut në Haraçinë, Dautin e dytë në Tearcë, obligimi i shqiptarëve është t’i bashkohen dy Dautat nga Haraçina e deri në Tearcë që ta ketë pushtetin VLEN-i”, tha Ibrahimi në hyrje të fjalimit.
Ne në VLEN, shtoi ai kemi edhe dy Blerima, ai i Zhelinës dhe Dollnenit dhe të bashkohen njëjtë.
Pushteti i VLEN-it shtoi Ibrahimi, nuk vepron me premtim boshe dhe të zbrazëta dhe themi se qeveria është në shërbim të komunave, duke ndarë 80 milionë euro për komunat shqiptare dhe ky trend do të vazhdojë.
“Pra vjen edhe një histori e re për Tearcën”, tha ai.

Për fund ai foli edhe “Botën serbe” si një akuzë që përmendet nga opozita.

“Kam vetëm se një pyetje- cili lider shqiptarë e ka takuar Vuçiqin, vetëm Ali Ahmeti, askush tjetër… Ballkanin e hapur dhe Vuçiqin nuk e sollëm ne por e gjetëm tek Ali Ahmeti”, nënvizoi Ibrahimi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët

Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët

Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët

Ministria për Çështje Evropiane organizoi takimin e nivelit të lartë në kuadër të Misionit Monitorues të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Delegacionit të Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare, ministrive resore dhe institucioneve zbatuese.

Në hapje të takimit, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, theksoi se WBIF mbetet një nga instrumentet më të rëndësishme për mbështetjen e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e lidhshmërisë rajonale dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

“Përgjegjësia jonë nuk përfundon me sigurimin e financimit. Matësi i vërtetë i suksesit është implementimi. Çdo projekt i realizuar do të thotë më shumë mundësi për qytetarët, ekonomi më konkurruese dhe standard më të lartë jetese”, theksoi ministri Sali.

Ai nënvizoi se monitorimi duhet të shihet si një instrument strategjik i qeverisjes që mundëson identifikimin e hershëm të sfidave, koordinim më efikas ndërinstitucional dhe vendimmarrje të bazuar në rezultate.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat kryesore në implementimin e projekteve infrastrukturore, përfshirë kapacitetet e njësive implementuese, procedurat e prokurimit, ndryshimet në fushëveprimin e projekteve, koordinimin ndërmjet institucioneve dhe procedurat administrative për leje dhe miratime.

Sali theksoi se Agjenda e Reformave dhe Instrumenti për Reforma dhe Rritje kanë krijuar një qasje më strategjike në planifikimin e investimeve, ndërsa fokusi në periudhën e ardhshme duhet të jetë rritja e efikasitetit të implementimit dhe sigurimi i rezultateve konkrete për qytetarët.

Pjesëmarrësit riafirmuan përkushtimin e përbashkët për forcimin e mekanizmave të monitorimit, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përshpejtimin e realizimit të projekteve strategjike që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.

Misioni Monitorues i WBIF do të vazhdojë gjatë dy ditëve të ardhshme me takime tematike në fushën e transportit, energjetikës dhe mjedisit jetësor, si dhe me vizitë në terren në projektin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Shkup.

Continue Reading

Lajme

Aliu nga Brukseli: Marrëveshja për EU4Health sjell mbështetje evropiane për reformat në shëndetësi

Në Bruksel, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe Komisioneri Evropian për Shëndetësi, Oliver Varhej, firmosën sot marrëveshjen që i hap rrugë pjesëmarrjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në EU4Health, programin më të madh të Bashkimit Evropian në sektorin e shëndetësisë.

Gjatë ceremonisë solemne të nënshkrimit, Aliu vlerësoi se hyrja në EU4Health përbën një moment me rëndësi për afrimin evropian të sistemit shëndetësor të Maqedonisë, si edhe një dëshmi se reformat që po zbatohen në vend ecin në linjë me standardet dhe prioritetet e BE-së.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, vendi ynë bëhet pjesë e përpjekjeve evropiane për forcimin e sistemeve shëndetësore, avancimin e shëndetit publik, digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e gatishmërisë për kriza shëndetësore dhe sigurimin e një kujdesi shëndetësor më cilësor për qytetarët. Ky nuk është vetëm anëtarësim në një program evropian, por një investim në shërbime më të mira shëndetësore, institucione më të forta dhe kushte më të mira për pacientët dhe punonjësit shëndetësorë. Me EU4Health, reformat tona fitojnë mbështetje shtesë evropiane, njohuri dhe partneritete”, deklaroi ministri Aliu në fjalën e tij.

Sipas tij, akti i nënshkrimit të sotëm përçon një mesazh të rëndësishëm: Maqedonia e Veriut nuk mjaftohet vetëm me shpalljen e orientimit të saj evropian, por e kthen atë në politika konkrete dhe në mundësi të prekshme për qytetarët.

Përfshirja në këtë program do t’u japë mundësi institucioneve shëndetësore dhe ekspertëve maqedonas të marrin pjesë në rrjete evropiane, projekte të përbashkëta dhe nisma të fokusuara në përmirësimin e politikave dhe shërbimeve në shëndetësi.

Continue Reading

Lajme

Peti Camaj, gardian i palëkundur i vlerave kombëtare shqiptare në mërgim

Në historinë e çdo kombi ekzistojnë figura që nuk maten vetëm me tituj, pozita apo fjalë të shkruara në letra, por me gjurmët që lënë në shpirtin e një populli. Janë ata njerëz që nuk kërkojnë lavdi, por e ndërtojnë atë përmes veprave; nuk kërkojnë vëmendje, por bëhen vetë dritë udhëheqëse për komunitetin e tyre. Një nga këta emra që spikat me dinjitet, përkushtim dhe ndjenjë të thellë atdhetare është Peti Camaj, bir i denjë i Malësisë së Madhe, trevës që historikisht ka qenë kështjellë e qëndresës shqiptare, e krenarisë kombëtare dhe e sakrificës për liri.

I lindur dhe i rritur në një vatër me tradita të pastra patriotike, Peti Camaj mbart në vetvete trashëgiminë shpirtërore të një treve që kurrë nuk është përkulur para vështirësive. Malësia e Madhe, kjo tokë e burrërisë dhe besës shqiptare, ka nxjerrë ndër shekuj figura që kanë mbrojtur me gjak dhe nder identitetin kombëtar. Në këtë vazhdë të artë historike, familja Camaj përfaqëson një degë të fortë të trungut patriotik shqiptar, dhe Peti Camaj është një vazhdues i denjë i kësaj tradite të shenjtë.

Edhe pse jeta e tij profesionale dhe familjare është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zemra e tij nuk është larguar asnjëherë nga vendlindja. Përkundrazi, largësia fizike është shndërruar në një lidhje edhe më të fortë shpirtërore me atdheun, duke e bërë atë një nga zërat dhe veprimtarët më të përkushtuar të diasporës shqiptare.

Veprimtaria e Peti Camajt në shërbim të komunitetit shqiptar nisi që në moshën 16-vjeçare, dhe ai vjen nga një familje me gjashtë vëllezër, e njohur për kontributin e saj në jetën shoqërore dhe kombëtare të komunitetit shqiptar. Së bashku me vëllain e tij Palok Camaj dhe me këngëtarin e njohur Lindon Camaj, për shumë vite kanë organizuar mbrëmje argëtuese, kulturore dhe kombëtare për shqiptarët në diasporë, duke sjellë dhjetëra artistë të njohur nga trojet shqiptare dhe duke forcuar ndjenjën e unitetit dhe përkatësisë kombëtare.

Në çdo kohë kur Malësia e Madhe apo trevat shqiptare kanë pasur nevojë për ndihmë, mbështetje apo solidaritet, ai është gjendur ndër të parët, duke vepruar pa zhurmë dhe pa kërkuar lavdi. Humanizmi i tij është një shtyllë e fortë e figurës së tij, pasi ai ka ndihmuar vazhdimisht familje në nevojë dhe ka mbështetur iniciativa komunitare, duke u bërë një urë lidhëse mes diasporës dhe atdheut dhe duke ruajtur identitetin kombëtar shqiptar në mërgim.

Aktualisht, ai mban detyrën e Kryetarit të Bordit Drejtues të Shoqatës “Jehona e Malësisë”, duke kontribuar në drejtimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së saj në shërbim të komunitetit shqiptar dhe ruajtjes së vlerave kombëtare.

Përkushtimi i Peti Camaj është dëshmi e gjallë se shqiptari i vërtetë nuk e harron kurrë vendin e tij, pavarësisht se ku jeton. Ai e mban Malësinë në zemër dhe shqiptarinë në veprim. Ky është një model që duhet të shërbejë si frymëzim për brezat e rinj, si në vendlindje ashtu edhe në diasporë.

Sot, më shumë se kurrë, shoqëria shqiptare ka nevojë për shembuj të tillë njerëz që veprojnë me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri të sinqertë për kombin. Peti Camaj është një prej tyre. Ai përfaqëson atë kategori të rrallë atdhetarësh që nuk kërkojnë vëmendje, por lënë gjurmë, nuk kërkojnë lavdi, por ndërtojnë vlera, nuk flasin shumë, por veprojnë shumë.

Në këtë kuptim, emri i Peti Camaj nuk është vetëm emër individi, por një simbol i lidhjes së fortë mes diasporës shqiptare dhe atdheut, një dëshmi e gjallë e dashurisë për Malësinë e Madhe dhe për kombin shqiptar në tërësi.

Figura të tilla janë pasuri kombëtare që duhen vlerësuar, kujtuar dhe nderuar, sepse përmes tyre ruhet vazhdimësia e shpirtit patriotik shqiptar ndër breza.

Në fund, mund të thuhet me bindje se Peti Camaj mbetet një nga ata bij të Malësisë së Madhe që me jetën dhe veprën e tij e nderon vendlindjen, e forcon diasporën dhe e pasuron historinë e gjallë të atdhedashurisë shqiptare.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët

Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët...

Lajme2 hours ago

Aliu nga Brukseli: Marrëveshja për EU4Health sjell mbështetje evropiane për reformat në shëndetësi

Në Bruksel, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe Komisioneri Evropian për Shëndetësi, Oliver Varhej, firmosën sot marrëveshjen që i hap...

Lajme1 hour ago

Peti Camaj, gardian i palëkundur i vlerave kombëtare shqiptare në mërgim

Në historinë e çdo kombi ekzistojnë figura që nuk maten vetëm me tituj, pozita apo fjalë të shkruara në letra,...

Lajme56 minutes ago

Greçë 2026: Shtegtim në gjurmët e historisë dhe bukurive të Malësisë

OJQ “LABEATËT”, në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Tuzit, organizoi shtegtimin tradicional në Greçë, duke promovuar trashëgiminë historike të Memorandumit...

Lajme47 minutes ago

Trotinetët elektrik vetëm për personat mbi 18 vjeç

Qeveria propozon ndryshime në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion, me të cilat kufizohet përdorimi i trotinetëve elektrikë, ulet shpejtësia maksimale...

Lajme49 minutes ago

Avokatja nga Kumanova gjendet e vdekur në zyrën e saj

Një avokate 66-vjeçare nga Kumanova është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj gjatë ditës së djeshme, përcjell INA....

Lifestyle50 minutes ago

Lok Komoni i këndon Daut Haradinajt, publikon projektin e ri me motive patriotike

Këngëtari i njohur nga Deçani, Lok Komoni, i cili prej vitesh është prezent në skenën muzikore me këngë që prekin...

Lajme50 minutes ago

Shkollat po mbyllen, për 7 vjet 17 mijë nxënës më pak në Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se asnjë mësimdhënës nuk do të pushohet nga puna gjatë procesit të...

Lajme52 minutes ago

Dalin emrat e parë të mundshëm të ministrave të VLEN?!

Portale të ndryshme këtyre ditëve kanë shkruar dhe lansuar informacione të ndryshme jozyrtare lidhur me rikonstruimin e Qeverisë. Jozyrtarisht mësohet...

Lifestyle5 hours ago

“Kaj”, projekti i ri veror i Artir Gjikokajt që sjell ritëm dhe atmosferë

Këngëtari Artir Gjikokaj ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “Kaj”, një këngë me ritëm veror që sjell...

Trending