Lajme
Bujar Osmani: Izet Mexhiti harroi kush e mbante mbi shpinë, sot e shohim duke e ofenduar Ali Ahmetin
Në politikë, njerëzit vlerësohen jo vetëm nga veprimet e tyre, por edhe nga ata me të cilët rrethohen dhe nga mënyra se si sillen me ata që u kanë dhënë përkrahje.
“20 vite të tëra ne të gjithë bashkë e mbajtëm Izet Mexhitin mbi shpinë si mbret. E mbajtëm si mbret, i mundësonim mandat pas mandati, pozitë pas pozite. E sot, papritur, me Adnan Azizin dhe Bilall Kasamin, e shohim duke e fyer Ali Ahmetin – njeriun që i ngriti në piedestal në çdo pozitë të mundshme politike dhe institucionale,” tha Osmani.
Është turp se si njeriu që dikur gëzonte përkrahje të pakushtëzuar nga mijëra qytetarë, sot e poshtëron babanë e tij politik. Ne, që ditë e natë punonim për t’i dhënë forcë, që i lamë anash familjet tona për ta ndihmuar, sot shohim tradhti.
“Ne, që ditë e natë vraponim për t’i siguruar përkrahje, që i lamë familjet tona për t’i qëndruar pranë, sot e shohim të njëjtin njeri që shkoi të jetojë në Butel, e pas 20 vitesh kthehet përsëri në Çair dhe kërkon përkrahjen tuaj si opsion rezervë,”theksoi Osmani.
Por koha e atyre lojërave po përfundon. Çairi nuk është më rezervë e askujt. Çairi sot kërkon diçka ndryshe, tha Osmani.
“Çairi kërkon ndryshimin e politikanëve. Çairi kërkon ndryshimin e kulturës së funksionimit, të kulturës së udhëheqjes,” përfundoi ai.
Lajme
Incident në Pallaticë: Qytetarët raportojnë kërcënime pas një debati mes bashkëfshatarëve
Një rast kërcënimi është raportuar më 12 janar 2026 në SPB Tetovë nga A.B. (64) nga fshati Pallaticë, komuna e Zhelinës. Sipas denoncimit, rreth orës 16:30, derisa ndodhej në objektin e tij hotelierik bashkë me djalin e tij V.S., ka ndodhur një debat paraprak me një bashkëfshatar, pas së cilit personi me iniciale G.N. dyshohet se i ka kërcënuar ata.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te të përfshirët, ndërsa rasti është raportuar menjëherë në polici. Zyrtarët policorë kanë nisur procedurat hetimore dhe po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, si dhe për dokumentimin e provave përkatëse.
Nga SPB Tetovë njoftojnë se pas kompletimit të rastit do të veprohet në përputhje me dispozitat ligjore.
Lajme
Për një vit, mbi 11 mijë punëtorë nga Maqedonia kanë marrë leje pune në Kroaci
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafillov në një postim në Facebook thotë se mbi 11 mijë punëtorë të kualifikuar nga Maqedonia kanë shkuar për të punuar në Kroaci, përcjell TV21. Trendafillov thotë se biznesi po përballet me mungesë të fuqisë punëtore.
“Në vitin 2025, 11.384 punëtorë nga Maqedonia kanë marrë leje pune për të punuar në Kroaci, dhe shumë të tjerë janë larguar drejt Malit të Zi, Sllovenisë, Gjermanisë etj, ndërsa punëdhënësit e Maqedonisë kanë zëvendësuar vetëm 8.500 prej tyre me punëtorë nga Bangladeshi, Nepali dhe India (për të cilët dyshohet se kanë qëndruar në Maqedoni). Punëdhënësit ankohen se nuk kanë punëtorë të kualifikuar, qeveria mendon se nuk duhet të rriten pagat, ndërsa punëtorët largohen nga Maqedonia”, thotë kreu i LSDM-së.
Lajme
LSDM: Mickoski e çon vendin drejt izolimit me fushatë anti-BE
Qeveria aktuale e Kryeministrit Mickoski, në vend të integrimit, po e çon vendin drejt izolimit, akuzojnë sot nga LSDM.
“Një bashkëpunëtor i ngushtë i Mickoskit dhe zv. kryeministrit në qeverinë e tij është Ivan Stoilkoviq, qëndrimet e hapura pro-ruse dhe lidhjet e drejtpërdrejta të të cilit me Moskën përbëjnë një kërcënim serioz për orientimin euroatlantik të vendit.
Vetëm pak ditë më parë, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkovic mori pjesë në festimin e Ditës së Republikës Serbe së bashku me grupin “Ujqërit e Natës”, të njohur për mbështetjen e Putinit dhe përhapjen e narrativave anti-perëndimore.
Edhe më keq se kjo është se vetë kryeministri Mickoski, pavarësisht deklaratave publike për bashkëpunim strategjik me SHBA-në dhe integrimin në BE, me veprimet e tij dhe lidhjet e ngushta me Vuçiqin dhe SNS-në, po bën gjithçka të kundërtën, duke e çuar Maqedoninë drejt izolimit.
Reformat e BE-së shmangen qëllimisht, konfliktet me fqinjët krijohen qëllimisht, arsyet shpiken për të bllokuar negociatat. E gjitha është një skenar i sajuar, pjesë e një fushate anti-BE që qeveria të vazhdojë të plaçkitë vendin.
Sipas hulumtimit të fundit nga viti 2025, deri në 70% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mbështesin anëtarësimin në BE, dhe 77% e shohin anëtarësimin në NATO si pozitiv”, thonë nga LSDM.
-
Lajme2 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme1 month agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
