Lajme
Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it të demaskuar, të shitur e të kapur – Qoku e tha të vërtetën
Ministrja serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, vetëm një ditë më parë, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Kosovës i quajti “Serbia e vjetër”, duke përsëritur retorikën shoviniste dhe hegjemoniste serbe ndaj trojeve shqiptare.
Në vend që të reagojnë ndaj kësaj fyerjeje të rëndë për shqiptarët dhe për shtetin tonë, grupimi politik që përfundimisht nuk VLEN zgjedh të heshtë dhe të gjithë energjinë e vet e përqendron në shpifje, paragjykime dhe në përpjekje për të poshtëruar shqiptarët.
Ekponentët e këtij grupimi shkojnë aq larg, sa edhe spekulojnë duke akuzuar shqiptarët për nxitje të tensioneve ndëretnike, teksa njëkohësisht i shërbejnë grupeve ekstremiste serbe përmes amnistisë që po ua bëjnë. Kjo tregon qartë se VLEN nuk ka hallin e shqiptarëve, e as të Kosovës, ndërkohë që për Milicën dhe Beogradin zyrtar, Kosova mbetet “Kosova dhe Metohija”, ndërsa trojet shqiptare në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë t’i quajnë troje serbe.
E gjithë kjo heshtje servile vjen nga fakti se drejtuesit e këtij grupimi janë të kapur nga Mickoski, i cili nëpërmjet dosjeve për veprat e tyre kriminale i mban peng dhe i kushtëzon politikisht. Përqendrimi i tyre i vetëm është ruajtja e një grushti pushteti dhe mbrojtja e vetes, jo interesat e shqiptarëve.
Të katandisur nga humbja e thellë që i pret në referendumin shqiptar të tetorit, drejtuesit e VLEN kanë filluar të çoroditen dhe të demantojnë vetveten publikisht. Rasti i fundit ishte ai i koordinatorit të Grupit Parlamentar, Bekim Qoku, i cili pranoi hapur se donacioni serb në Tetovë ishte për ndërtimin e Kishës, duke e demaskuar publikisht mashtrimin e Bilall Kasamit që u përpoq t’i gënjejë tetovarët se në atë hapësirë do të ndërtohej një xhami.
Bekim Qoku, edhe pse pa vetëdije të plotë, tha të vërtetën që nxori lakuriq të gjithë lidershipin e VLEN-it. Nuk ishte as lapsus, e as gabim – ishte deklarata më e sinqertë që shqiptarët dëgjuan prej tyre.
Aleanca për Shqiptarët rithekson se shqiptarët nuk mund të mashtrohen me propagandë të tillë. Ata meritojnë përfaqësues të denjë, që reagojnë me dinjitet kur shkelet mbi Kosovën dhe mbi trojet shqiptare, e jo politikanë të shitur që heshtin para Beogradit e Mickoskit, ndërsa merren me shpifje kundër popullit të vet.
Aleanca për Shqiptarët
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
Lajme
Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin
Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka penguar ekipin mjekësor teksa po i jepte ndihmë një këmbësori të lënduar në një aksident trafiku.
Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:10, në rrugën “Ilinden” në Tetovë.
Sipas denoncimit të bërë në SPB Tetovë nga një punonjës i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, gjatë ofrimit të ndihmës mjekësore, R.U. (40) nga Tetova dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, ngritje zëri dhe sjellje të papërshtatshme ndaj ekipit mjekësor.
Policia e ka shoqëruar personin në stacion dhe ndaj tij është përgatitur parashtresa përkatëse.
Lajme
163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!
Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc
Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 80 km/h.
Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 06:30, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë.
Sipas policisë, 49-vjeçari H.V.S. nga Rumania po drejtonte një automjet tip Audi, me targa rumune, kur sistemi i mbikëqyrjes “Qyteti i Sigurt” regjistroi shkeljen.
Ai u identifikua si person që dyshohet se ka kryer veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Rreth orës 11:20, kur automjeti po dilte nga vendi përmes pikës kufitare Tabanoc, policia e ndaloi dhe e arrestoi shtetasin rumun.
Ai u dërgua në Stacionin Policor të Negotinës për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Nga 80 në 163 km/h – më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar!
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
