Lajme
Bashkim Ramosaj takon banorët e Maznikut dhe Dashinocit: Përkrahja juaj është forca jonë për të vazhduar më tutje
Në kuadër të takimeve të rregullta me qytetarët, kryetari Bashkim Ramosaj është takuar mbrëmjen e sotme me banorët e fshatrave Maznik dhe Dashinoc. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse, ku qytetarët shprehën përkrahje të fuqishme për Liderin Ramush Haradinaj dhe për subjektin politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kryetari Ramosaj falënderoi përzemërsisht qytetarët për besimin dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme, duke theksuar se kjo përkrahje është ajo që i motivon për të vazhduar me punë konkrete dhe projekte në shërbim të komunitetit.
“Ashtu si gjithmonë, si në ditët më të vështira, edhe sot ju dëshmuat përkrahjen tuaj të palëkundur për Liderin Haradinaj dhe për Aleancën. Faleminderit për përkrahjen dhe besimin tuaj të madh ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidates për Asamble, Elmedina Sadikaj”, theksoi Ramosaj në fjalën e tij.
Ai shtoi se lidhja me qytetarët është e fortë dhe e ndërtuar mbi besim, angazhim dhe rezultate konkrete, duke premtuar se kjo marrëdhënie do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Jemi bashkë dhe do të mbetemi gjithmonë bashkë!”, përfundoi Ramosaj, duke përcjellë një mesazh uniteti dhe përkushtimi ndaj qytetarëve të komunës.
Kjo vizitë është pjesë e takimeve intensive të Aleancës me qytetarët, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet dhe për fuqizimin e komunikimit të drejtpërdrejtë me komunitetin lokal.
📌 #FLASIMmePUNË | #AAK174
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
