Connect with us

Lifestyle

“Iku nga Shqipëria se i thashë, s’më interesonte”, Hysenbelliu i përgjigjet Angela Martinit: Mbahesh mend për meshkujt që ke pas…

Fatmir Hysenbelliu ka reaguar për herë të parë pas deklaratave që modelja Angela Martini bëri ku përmendi një marrëdhënie të shkurtër me të dhe aludoi për presion mediatik ndaj saj.

Në një reagim për “Live from Tirana”, Hysenbelliu e mohoi versionin e modeles, duke e konsideruar gjithë situatën si “për të qeshur, por edhe për të ardhur keq”.

“Një grua e martuar, me fëmijë, që jeton përtej oqeanit, flet për një ‘lidhje’ që unë as nuk e konsideroj të tillë. Ajo u largua nga Shqipëria pasi unë nuk kisha interes më,” – u shpreh ai.

Ai gjithashtu mohoi kategorikisht që të ketë ushtruar ndikim mbi gazetarët apo mediat që zotëron, për të censuruar emrin e saj.

“Asnjë gazetari nuk i kam thënë të mos publikojë lajme për të. Përkundrazi, ka dalë dje në mediat tona, ndoshta nuk i ka pëlqyer mënyra si është trajtuar,”– tha Hysenbelliu.

Sa i përket përdorimit të imazhit të saj në reklama, ai shpjegoi se ishte një vendim i stafit pas blerjes së një marke, duke sqaruar se reklamat ishin të vjetra dhe të përdorura më herët. Më tej ai thotë:

“Tani mora vesh që ka hapur gjyq. Ndoshta për më shumë para. Por ne e kemi fituar. Angela Martini duhet të kërkojë falje. Ajo mbahet mend vetëm për meshkujt që ka patur dhe për asgjë tjetër.”

Deklarata e plotë e Fatmir Hysenbelliut:

Mirëmëngjes, Ronaldo!

Kjo situatë është për të qeshur dhe për të ardhur keq — si një grua e martuar dhe nënë fëmije, që besoj jeton përtej oqeanit, e që nuk kam pasur kontakt me të që nga viti 2015, dhe që unë nuk e konsideroj lidhje. Kanë qenë shumë miq rreth nesh në atë periudhë që mund ta vërtetojnë se ajo u largua nga Shqipëria, sepse unë i thashë që nuk kam më interes tek ajo.

Dhe në vitin 2025 ta kthesh situatën sipas dëshirës është vërtet WOW — ku mund të arrijnë njerëzit për çfarëdolloj përfitimi që duan ta arrijnë dhe nuk e kuptoj nëse është për të hedhur baltë mbi imazhin tënd ose të familjes tënde për përfitime nga të tjerët!

Sa i përket reklamës për një nga bizneset tona, kur ne e blemë si kompani, stafi i ri që kemi vendosur përdori reklamat ekzistuese, dhe njëra nga to paska qenë edhe kjo. Tani mora vesh që ajo ka hedhur në gjyq kompaninë që të mos përdorej më imazhi i saj, sepse donte më shumë lekë, por gjyqi ka përfunduar në favorin tonë, dhe ajo reklamë nuk është përdorur më.

Sa i përket lajmeve, asnjë gazetari nuk i kam thënë që të dalë ose të mos dalë ajo në mediat tona — as unë, as familja ime — sepse nuk përbën asnjë lloj interesi për ne. Jo më t’u themi mediave të tjera (ku secila është e pavarur). Përkundrazi, ajo ka dalë gjithmonë kur ka qenë lajm tek ne — jo më afër se dje.

Mbase nuk i ka pëlqyer shkrimi i gazetarit — për këtë nuk di ç’të them, gazetarët janë të pavarur!

Nuk është faji im nëse ajo vajzë nuk di emrin e vet dhe e kërkon me “G” dhe jo me “XH” dhe nuk i dalin lajmet. Nëse futesh, ke 100 lajme të saj në mediat tona. Pashë që vetëm 2-3 lajme të para shumë viteve nuk hapen, dhe po e investigojmë këtë gjë.

Por të arrijë një person deri këtu, të “hapë zorrët e barkut” për klikime apo lajme… turp t’i vijë!

Nuk do të prononcohesha për askënd, sepse nuk dua t’i jap rëndësi një personi që nuk ekziston për mua, kur unë kam jetën time. Por thjesht të bëra një përmbledhje për respekt.

Dhe besoj se ajo vajzë duhet të na kërkojë një FALJE të madhe, sepse ne jemi një familje që gjithçka e kemi arritur me forcat tona, në mënyrë të ndershme — jo si ajo, që mbahet mend vetëm nga meshkujt që ka pasur dhe nga asgjë e arritur në jetë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Reperi unik Blleki sjell projektin më të ri muzikor

Zakonisht shumica e artisrëve qoftë dhe rrepera duan të sjellin ndonjë bashkëpunim qoftë dhe me pak folk apo tallava në një copëz këngë, por ky reper i qëndron besnik zhanrit dhe stilit të tij unik. Nëse klikoni në youtube emrine. tij artistit Blleki do të gjeni mjaft projekte e më i riu ardhur nga reperi gjilanas sapo është publikuar. Quhet \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” Paranornal \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” kënga e tij më e re përshtatur mjaft bukur dhe me videoklip dhe që në orët e para ka nisur të pëlqehet mjaft. Flamur quhet me emrin e tij të saktë por Blleki e njohin të gjithë pasi ka 18 vjet në skenën muzikore. Ai shquhet edhe për beata shumë të forta ndërsa të gjitha këngêt edhe kjo më e reja që e keni në linkun më poshtë është 100 përqind dora e tij nga teksti e deri te muzika. Gjithashtu mësojmë se Blleki bashkëpunon dhe me studio Flow Music & wideo clip nga Dardan Ferati.

Continue Reading

Lifestyle

Eris vjen me projektin e ri muzikor “Malli”

Artisti Eris ka sjellë për publikun projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Malli”, një këngë që trajton emocionet dhe ndjenjat e mungesës përmes një interpretimi të veçantë.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Eris, i cili edhe kësaj radhe ka sjellë një krijim autentik me vulën e tij artistike.

Për realizimin muzikor është kujdesur producenti Dard, ndërsa videoklipi është punuar nga XL Films, duke i dhënë projektit një paraqitje moderne dhe vizualisht tërheqëse.

Producent ekzekutiv i këtij projekti është Labinot Nuraj, i cili ka mbështetur realizimin e këngës nga fillimi deri në publikimin e saj.

“Malli” tashmë është publikuar në platformat muzikore dhe pritet të pritet mirë nga publiku, duke qenë një tjetër hap i rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Erisit.

Continue Reading

Lifestyle

GJYNN, artisti që rikthen këngët shqiptare në një dimension krejt të ri

Teknologjia ka ecur dhe ka përparuar shumê tashmë edhe në botën e muzikës, ku të gjithë industria dhr biznesi po shkon aty në AI. E për djaloshin artist që do tju prezantojmë tani ai është shqiptari i parë që filloj me AI të realizojë muzikë dhe spote por që ka edhr plot këngë që ka sjellë edhe më herët në studio. Quhet Gjyni Novorberdaliu me emrin artistik GJYNN i cili jeton dhe vepron në Luzern në Zvicër, por origjina e tij është Gjilani. Nëse shkoni me emrin e tij artistik në rrjetet sociale dëgjoni dhe shihni punën e tij pasi ka shumë projekte official të tij. E veçanta nga artisti shqiptar GJYNN është se ai muzikën dhe hitet e vjetra me AI po i kthen në version modern si në atë Afro House e Deep Hoise nga ato patrioke e deri te baladat, dhe ku po pëlqehen mjaft. Pra nëse i dēgjoni këto projekte të tij nuk do të jenë të njëjta siç dëgjoni një këngë normale sot me AI. Ne mësojmë se tash ai ka edhe shumë projekte tê tjera mjaft interesante e ku për teskte bashkëpunon me një artist të ri që quhet KANN. GJYNN ka vetëm një qëllim duke qenë mjaft i apasionuar pas muzikës dhe është marrë që herët, don të sjellë këngë që do të mbeten gjatë e do tē dëgjohen gjithmonë kudo dhe natyrisht se do të mbetet i pari artist shqiptar i cili krijon këngë dhe realizon video me Intelegjencë artificiale ku po bën bujë me suksesin e tij dhe duke i hapur rrugë dhe të tjerëve më pas. Gjithashtu artisti bashkëpunon dhe me artistë të estradës ku ai bën beata dhe krijon skena për videoklipe ku me kamer të thjeshtë nuk mund të reizohen. Mund tē shkoni në kanalin e tij në youtube dhe në adresën e tij në Instagram po me emrin artistik gjymnofficial e ti dëgjoni këto këngë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme18 hours ago

Vjedhje prej 5 milionë eurosh në një nënstacion hekurudhor në Shkup

Në nënstacionin për tërheqje elektrike në Draçevë, mes stacioneve hekurudhore Lisiçe dhe Draçevë, është kryer një vjedhje e përmasave të...

Lajme18 hours ago

Ministri i Shëndetësisë: Uji në Gostivar ende nuk është i sigurt

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës në Spiatalin Special për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin në Leshkë të Tetovës...

Lajme18 hours ago

2 turke arrestohen pasi i sulmuan policët në “Bit Pazar” të Shkupit

Më 24.07.2026 në orën 23:40, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar i privuan nga...

Lajme18 hours ago

“As në vitet e 80-ta s’ka pasur transmetime të tilla”, Mustafa Ademi kritikon ashpër Arena Sport M

Gazetari sportiv i RTVM-së, Mustafa Ademi, ka reaguar ashpër ndaj televizionit Arena Sport M mënyrës së transmetimit televiziv të ndeshjes...

Lifestyle18 hours ago

Reperi unik Blleki sjell projektin më të ri muzikor

Zakonisht shumica e artisrëve qoftë dhe rrepera duan të sjellin ndonjë bashkëpunim qoftë dhe me pak folk apo tallava në...

Lajme21 hours ago

Forcimi i kapaciteteve institucionale, temë e takimit mes ministrit Ferati dhe IFES

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati zhvilloi një takim pune me përfaqësues të IFES-it, ku u diskutua për rëndësinë...

Lajme2 days ago

Fshatrat shqiptare po dominojnë dhe po rriten me fëmijë, statistikat flasin qartë

Ndërsa shumë fshatra në Maqedoninë e Veriut përballen me shpërngulje dhe zbrazje, të dhënat zyrtare tregojnë një realitet tjetër në...

Lajme2 days ago

Ofroi garanci 1,1 mln euro, lirohet nga burgu ish-kryetari i FFM-së

“Garancia pranohet për ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë ”, njofton Gjykata Themelore Penale e Shkupit. Nga Gjykata thonë...

Lajme2 days ago

VLEN: Pranë qytetarëve të Gostivarit, vazhdojmë mbështetjen me shpërndarjen e ujit të pijshëm

VLEN ka njoftuar se, përmes Forumit Rinor, ka organizuar një aksion humanitar për sigurimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm...

Lajme2 days ago

Arrestohet 32-vjeçari, mashtroi një grua nga Kumanova me 9 mijë euro duke i premtuar pasaportë të huaj

Një 32-vjeçar nga Kavadari është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke marrë 2.000 euro nga një 50-vjeçare nga Kumanova,...

Trending