Sport
Shkëndija sonte debuton në Ligën e Konferencës, përballet me Rayo Vallecanon
Shkëndija e Tetovës sonte do të debutoj në Ligën e Konferencës, ku përballë vetës do të ketë skuadrën nga La Liga, Rajo Valekanon. Skuadra shqiptare është gatshe për ndeshjen e parë dhe historike të këtij kompeticioni europian, duke qenë të vetëdijshëm për rolin e favoritit dhe forcën e kundërshtarit në duelin e sotëm. Trajneri Jeton Beqiri dhe kapiteni Besart Ibraimi kanë thënë se Rajo është një skuadër e fortë dhe që luan në një kampionat kundër Barcelonës e Real Madridit, teksa për vet Shkëndijën është krenari që do të përballet me kësi lloj skuadra të këtij niveli. Për Shkëndijën do të jetë hera e parë që përballet me një kundërshtar nga La Liga në garat europiane, teksa te skuadra spanjolle luan edhe një reprezentuesi i Shqipërisë, Ivan Belliu. Rajo do të ketë mbështetjen e publikut në sfidën e sotme me 14 mijë bileta të shitura, përderisa edhe Shkëndija nuk do të jetë pa përkrahje, ku në Madrid kanë udhëtuar edhe tifozët “Ballistët”. Dueli ndërmjet Rajo Valekanos dhe Shkëndijës do të zhvillohet sonte në “Estadio de Vallecas” të Madridit, duke nisur nga ora 18:45.
Lajme
Pëson lëndim të rëndë, Shkëndija mbetet pa Drilon Islamin
Ndeshja përballë Shkëndijës së Haraçinës ka rezultuar fatale për mesfushorin e Shkëndijës së Tetovës, Drilon Islami, i cili pësoi një lëndim të rëndë pas një përplasjeje në fushë.
Nga skuadra tetovare sot përmes një komunikate kanë bërë të ditur se mesfushori i tyre ka thyer klavikulën e krahut të djathtë, ku kosovari u detyrua ta braktisë lojën dhe u transportua me ambulancë në spital në duelin e zhvilluar në Çair.
Shkëndija bënë të ditur se për momentin, ekipi mjekësor ende nuk ka vendosur nëse trajtimi do të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale apo nëse rehabilitimi do të realizohet përmes terapisë.
Megjithatë, ajo që është e sigurt është se Islamin e pret një periudhë më e gjatë jashtë terreneve sportive, duke qenë një mungesë e rëndësishme për skuadrën tetovare./Sportmania/
Lajme
Mbrëmja e “Duelit Sportiv” përfundon me incident në mes të Liridon Lecit dhe Edonisa Aliut
Televizioni Dukagjini ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me panelistin Liridon Leci, pas një incidenti që ka ndodhur të dielën mbrëma, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”.
Sipas reagimit të televizionit, incidenti ka ndodhur mes Lecit dhe mysafires së emisionit, ish-futbollistes Edonisa Aliu.
Drejtori i Informacionit në TV Dukagjini, Dibran Istrefi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, se vendimi është marrë pas shqyrtimit të rrethanave të rastit.
Televizioni ka theksuar se situata të tilla janë të papranueshme, ndërsa ka bërë të ditur se me rastin po merren organet e rendit dhe të drejtësisë.
TV Dukagjini ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet përkatëse, të cilat pritet të sqarojnë rrethanat e incidentit.
Lajme
“Ballistët” formojnë strukturën e re organizative!
Tifogrupi i Shkëndijës ka formuar sonte strukturën e re organizative, pas mbledhjes së mbajtur më 4 tetor. Kryesia e ngushtë do të përbëhet nga 6 anëtarë, ndërsa për kryetar është zgjedhur Shaban Zeneli.
Kryesia e re do të ketë përkrahjen edhe të një grupi punues, i cili do të funksionojë si strukturë më e gjerë në mbështetje të kryesisë dhe tifogrupit.
Organizimi i parë i këtij kapitulli të ri do të jetë të dielën, më 11 tetor, në udhëtimin për ndeshjen Shkëndija e Haraçinës – Shkëndija, që do të zhvillohet në stadiumin e Çairit.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
