Connect with us

Lajme

Bujar Osmani: Kemi obligim ta rrëzojmë këtë qeveri monoetnike që na turpëroi

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në fjalimin e tij para qytetarëve sonte, dërgoi një mesazh të fuqishëm për nevojën urgjente të ndryshimit të mënyrës së qeverisjes me komunën dhe shtetin, duke akuzuar se Çairi është lënë në gjendje të rëndë, pa rregull, pa plan dhe pa funksion.

Në fjalën e tij, Osmani kritikoi ashpër qeverinë aktuale, duke e quajtur atë më antishqiptaren dhe më antievropianen në tridhjetë vitet e fundit.

“Kemi obligim kombëtar, njerëzor dhe familjar ta rrëzojmë këtë qeveri që na turpëroi. Na turpëroi sepse është e pafuqishme, sepse është monoetnike, pa legjitimitet dhe pa forcë”, theksoi Osmani.

Osmani tha se shqiptarët po paguajnë një çmim të lartë për një qeveri pa mandat popullor dhe se me çdo ditë që kalon me këtë qeveri, shqiptarët humbasin gjithnjë e më shumë.

“Është shumë tragjike që partitë shqiptare që janë pjesë e koalicionit qeveritar qëndrojnë atje sikur me qira. Sepse kur nuk e ke mandatin e popullit dhe vullnetin e tij për të qenë përfaqësues i tij në qeveri, atëherë duhet të paguash qira. Çdo ditë që ata qëndrojnë në qeveri pa mandat dhe pa vullnetin tuaj, ata paguajnë një çmim. E paguajnë me gjuhën, me Balancuesin, me përfaqësimin e drejtë, e paguajnë me dinjitetin tonë dhe me vlerat për të cilat është derdhur gjak dhe janë bërë sakrifica gjatë njëzet viteve të fundit”, theksoi Osmani.

Osmani iu referua edhe gjendjes katastrofale në të cilën ndodhet Çairi dhe nevojës urgjente për rikthimin e funksioneve bazë të komunës dhe dinjitetit të qytetarëve.

“Prej vitesh, Çairit po i përgatitet kolapsi i plotë i funksioneve themelore. Edhe pak njerëz, edhe pak automjete, edhe pak ndërtime pa leje dhe nuk do të ketë më funksione bazë: as rrugë, as ujë, as trotuare, as kanalizim. Sepse asgjë nuk është planifikuar siç duhet”, tha Osmani.

Ai e akuzoi pushtetin lokal aktual se për njëzet vite ka qeverisur pa vizion, duke e shndërruar komunën në një shtab partiak dhe burim të interesave personale.

“Pas njëzet vitesh udhëheqje të komunës, të thuash ‘tani do ta bëjmë planin’ është njësoj sikur ta ndërtosh shtëpinë, t’i vësh çatinë dhe pastaj të fillosh ta vizatosh planin. Kjo vetëm tregon se për njëzet vite është punuar pa plan, dhe prandaj jemi në këtë gjendje”, potencoi Osmani.

Ai shtoi se angazhimi i tij për Çairin nuk është pjesë e një karriere politike, por një mision personal.

“Unë hyra në këtë me gjithë qenien time, me gjithë përvojën time. Nuk hyra për të bërë karrierë personale në Komunën e Çairit, sepse kam pasur të gjitha pozitat e mundshme shtetërore dhe ndërkombëtare. Hyra me sinqeritet, për të dhënë kontribut për komunën që më ka dhënë gjithçka, në komunën ku jam lindur, ku jetoj dhe ku do t’i rris fëmijët e mi”, theksoi Osmani.

Në fund, Osmani paralajmëroi planin e tij master për rindërtimin e komunës, me të cilin, siç tha ai, Çairi do të bëhet sërish një komunë funksionale, moderne dhe e pastër, e denjë për qytetarët që jetojnë në të.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja

Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por jo për pije dhe për përgatitje të ushqimit. Kjo u bë e ditur nga Komiteti Drejtues për menaxhim me kriza. Emilija Anevska nga “Ujësjellësi i Shkupit” tha se janë marrë gjashtë mostra nga konsumatorët në Gostivar dhe për tri ditë radhazi nuk janë evidentuar baktere koliforme. Megjithatë, monitorimi do të vazhdojë deri në konfirmimin se uji është i sigurt edhe për pije.

“Dua të them se uji mund të përdoret teknikisht, por gjithsesi qytetarët të mos e përdorin për pije dhe gatim. Në ditët në vazhdim do ta rrisim numrin e vendeve matëse në komunën e Gostivarit dhe do ta bëjmë kontrollin themelor në përputhje me rregulloren për ujë të pijshëm. Me monitorim të vazhdueshëm do të mund të vërtetojmë se uji në ditët në vazhdim do të mund të përdoret edhe për pije”, tha Emilija Anevska nga “Ujësjellësi i Shkupit”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, u bëri apel drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe të gjithë personave që kanë lidhje direkte ose indirekte me cilësinë e ujit, që të veprojnë me përgjegjësi maksimale. Ai tha se shëndeti dhe siguria e qytetarëve duhet të jenë prioritet dhe se çdo përgjegjës duhet t’i zbatojë obligimet ligjore, veçanërisht në sigurimin e ujit të sigurt për pije.

“Dua t’u dërgoj një mesazh për të ardhmen të gjithë përgjegjësve në kuadër të komunave në territorin e Maqedonisë. Shpresoj që kjo të shërbejë si mësim dhe që, njëherë e përgjithmonë, në të ardhmen të veprojnë me profesionalizëm maksimal dhe në përputhje me kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj sa i përket kontrollit të cilësisë së ujit. Sepse me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve nuk bëhet lojë. Çdo përgjegjësi duhet të merret me seriozitetin dhe profesionalizmin më të madh, veçanërisht përgjegjësia që lidhet me ujin, qoftë ujë teknik për përdorim apo ujë për pije”, tha , Pançe Toshkovski.

Edhe nga Komuna e Gostivarit njoftuan se uji nga rrjeti i ujësjellësit tashmë mund të përdoret për qëllime teknike.
Nga Komuna thanë se falë angazhimit të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe të gjitha palëve të përfshira në proces, po ndërmerren masat e nevojshme për sanimin e gjendjes.

Continue Reading

Lajme

Nga 1 gushti shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, faturat rriten për rreth 140 denarë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur që çmimi i ngrohjes për konsumatorët e EMV-së të rritet mesatarisht me 5,96%, duke e rritur faturën mesatare mujore për rreth 140 denarë (nga 2.353 në 2.493 denarë), përcjell TV21. Për konsumatorët që furnizohen përmes ish-Ngrohtores “Shkup Veri”, tani kompania Energy Ecolink, çmimi do të rritet mesatarisht me 3,6 për qind, ndërsa për shfrytëzuesit e ESM Energjetika shtrenjtimi do të jetë rreth 5 për qind. Sipas KRRE-së, vendimi është marrë pas analizave ekonomike dhe teknike, ndërsa gjatë sezonit të kaluar sistemit të ngrohjes i janë bashkuar 1.521 konsumatorë të rinj.

Continue Reading

Lajme

BDI: VLEN në panik, kur nuk i ke numrat, i porosit anketat

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj anketës së publikuar nga koalicioni VLEN, duke e akuzuar atë se po përpiqet të krijojë një epërsi të rreme përmes, siç i quan, “anketave të fabrikuara”.

Sipas BDI-së, anketa nuk ofron transparencën e nevojshme, pasi, sipas reagimit, nuk dihet se kush e ka porositur dhe financuar, si është përzgjedhur mostra, kur është zhvilluar terreni dhe cilat kanë qenë pyetjet e plota të anketimit.

Në reagim thuhet gjithashtu se agjencia që ka realizuar anketën nuk ka pasur aktivitet serioz publik në matjen e opinionit gjatë dy viteve të fundit dhe se është riaktivizuar pikërisht në periudhën kur, sipas BDI-së, VLEN-it i nevojiten rezultate për të mbuluar rënien e mbështetjes politike.

BDI përmend edhe emrin e Vesna Kuzmanoviq, duke ngritur dyshime se, sipas saj, nuk bëhet fjalë për një matje të mirëfilltë të opinionit publik, por për një “operacion propagandistik” me qëllim krijimin e një perceptimi të favorshëm për VLEN-in.

Në fund të reagimit, BDI vlerëson se publikimi i anketave nuk mund të ndryshojë vullnetin e qytetarëve, duke e cilësuar materialin e publikuar si “propagandistik” dhe duke akuzuar VLEN-in për, sipas saj, servilizëm në Qeveri, degradim të përfaqësimit shqiptar dhe përpjekje për të fshehur dobësinë politike.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme6 hours ago

Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja

Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por...

Lajme6 hours ago

Nga 1 gushti shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, faturat rriten për rreth 140 denarë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur që çmimi i ngrohjes për konsumatorët e EMV-së të rritet mesatarisht me 5,96%,...

Lajme6 hours ago

BDI: VLEN në panik, kur nuk i ke numrat, i porosit anketat

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj anketës së publikuar nga koalicioni VLEN, duke e akuzuar atë se po...

Lajme6 hours ago

“Bomba” e merkatos: Mevlan Adili transferohet te Shkëndija e Haraçinës

Shkëndija e Haraçinës vazhdon të përforcohet për sezonin e ri, teksa ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit me përvojë, Mevlan Adili....

Lifestyle8 hours ago

‘Pijama’ lansohet me klip nga Dorandd dhe Uksavage

Janë bërë bashkë për një projekt muzikor. Dorandd dhe Uksavage kanë lansuar ditë më parë këngën e titulluar ‘Pijama’, e...

Lajme10 hours ago

Ferati-Hricová: Bashkëpunim më i fuqishëm për integrimin evropian dhe zhvillimin institucional

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e...

Lajme1 day ago

Unioni i Shoqatave Shqiptare në Mërgim shpërndan 6 mijë litra ujë për banorët e Gostivarit

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka realizuar sot një aksion humanitar për shpërndarjen e ujit të pijshëm...

Lajme1 day ago

6 ditë pas stuhisë, Shkupi ende i mbuluar nga pemët rrëzuara

Ndonëse sot është dita e gjashtë prej kur Shkupi u përfshi nga një stuhi e fuqishme me erë prej 130...

Lajme1 day ago

Bastisje në Shkup, arrestohet një 23-vjeçar nga fshati Brezë

Një 23-vjeçar nga fshati Brezë i Shkupit është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet e tij ndihmëse...

Lajme1 day ago

Burri nga Shkupi “ankohet” në polici se e ka rrahur gruaja

MPB njofton se më 25.07.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, një 42-vjeçar nga Shkupi denoncoi se në shtëpinë familjare,...

Trending