Connect with us

Lajme

Sulm në një taksi në Shkup: 40-vjeçari godet pasagjerin dhe i grabit telefonin

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur procedurë penale kundër një 40-vjeçari, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë në mënyrë të pacipë”, në bazë të nenit 236 paragrafi 1 pika 3 të Kodit Penal.

Ngjarja ka ndodhur më 4 tetor, në mbrëmje, përballë garazhit me kate në rrugën “Mirçe Acev” në Shkup. I dyshuari kishte vërejtur dy persona nga Valandova teksa hipnin në një taksi. Ai u ishte afruar nga pas, kishte hapur me forcë derën e automjetit dhe kishte goditur me shqelm njërin nga pasagjerët, duke bërë që t’i binte telefoni nga dora.

Pas kësaj, i dyshuari kishte marrë telefonin dhe ishte larguar me shpejtësi nga vendngjarja, duke përfituar paligjshëm rreth 6.360 denarë.

Duke pasur parasysh rrezikun e arratisjes dhe mundësinë që i dyshuari ta përsërisë veprën – veçanërisht pasi më parë është dënuar disa herë për vepra kundër pasurisë – prokurori publik ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Bastisje në Shkup, arrestohet një 23-vjeçar nga fshati Brezë

Një 23-vjeçar nga fshati Brezë i Shkupit është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet e tij ndihmëse është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bastisja është kryer nga zyrtarët e Njësisë për Luftimin e Trafikimit të Paligjshëm në bashkëpunim me Njësinë e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.

“Personi S.B. (23) është privuar nga liria në Stacionin Policor Gazi Babë sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Continue Reading

Lajme

Burri nga Shkupi “ankohet” në polici se e ka rrahur gruaja

MPB njofton se më 25.07.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, një 42-vjeçar nga Shkupi denoncoi se në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 44-vjeçare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Lajme

Mickoski: Kemi çmimet e naftës më të ulëta në rajon

“Ndjekim situatën me naftën. Ne ende jemi vend, i cili është me çmimet më të ulëta në rajon kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin. Do të reagojmë ashtu siç kemi reaguar edhe deri më tani. Qytetarët duhet të jenë të qetë. Ne do të vazhdojmë të jemi shteti me çmimin më të ulët të benzinës dhe dizelit edhe pse është prodhim i bursës dhe nuk është prodhim që varet nëse është biznesmen më i mirë apo më i keq, politikan më i mirë apo më i keq. Të gjithë blejmë nga vendi i njëjtë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 minutes ago

Bastisje në Shkup, arrestohet një 23-vjeçar nga fshati Brezë

Një 23-vjeçar nga fshati Brezë i Shkupit është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet e tij ndihmëse...

Lajme4 minutes ago

Burri nga Shkupi “ankohet” në polici se e ka rrahur gruaja

MPB njofton se më 25.07.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, një 42-vjeçar nga Shkupi denoncoi se në shtëpinë familjare,...

Lifestyle4 hours ago

Gjon Karrica – Lugati publikon versionin e ri të këngës “Larg teje”

Gjon Karrica është rikthyer në skenën muzikore me një projekt të ri, duke sjellë një ripërpunim të këngës së njohur...

Lajme6 hours ago

Mickoski: Kemi çmimet e naftës më të ulëta në rajon

“Ndjekim situatën me naftën. Ne ende jemi vend, i cili është me çmimet më të ulëta në rajon kur bëhet...

Lajme6 hours ago

Bilall Kasami promovon rrugën e re në lagjen “Dardania”: Infrastrukturë moderne për banorët

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se është promovuar rruga e re në lagjen “Dardania”,...

Lajme7 hours ago

Zjarri në Parkun e Gazi Babës, nën kontroll

Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas drejtorit...

Lajme7 hours ago

JASHTË NORMALES: 24 vjeçari nga Shkupi tërhoqi zvarrë nënën me automjetin e tij

Më 25.07.2026, në orën 20:30, në një fshat të Komunës së Petrovecit në Maqedoninë e Veriut nëpunës policorë të SPB...

Lajme7 hours ago

Ohri dhe Struga strehë nga i nxehti, turistët ankohen për çmimet

Shpëtimi i vetëm nga moti i nxehtë këtë verë janë plazhet në Strugë dhe Ohër. Gastronomët shpresojnë që moti i...

Lajme1 day ago

Vjedhje prej 5 milionë eurosh në një nënstacion hekurudhor në Shkup

Në nënstacionin për tërheqje elektrike në Draçevë, mes stacioneve hekurudhore Lisiçe dhe Draçevë, është kryer një vjedhje e përmasave të...

Lajme1 day ago

Ministri i Shëndetësisë: Uji në Gostivar ende nuk është i sigurt

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës në Spiatalin Special për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin në Leshkë të Tetovës...

Trending