Lajme
VLEN: AKI ka politikanë të konsumuar dhe të pashpresë
“Koalicioni me shirit ngjitës Taravari, Sela dhe Ahmeti janë në panik. E dinë që shqiptarët po u kthejnë shpinën, prandaj kanë zgjedhur rrugën e vetme që dinë, mashtrimin, thuhet në kumtesën e VLEN-it.
Nga VLEN shtojnë se në koalicionin AKI ka politikanë të konsumuar dhe që politikisht ju ka skaduar afati.
Reagimi i plotë:
Thonë gjëra që as vetë nuk u besojnë, sepse janë politikanë të konsumuar, të skanduar dhe të pashpresë aq sa edhe njerëzit më të afërt i shohin si barrë. Sa herë shqiptarët mendojnë se Ali Ahmeti ka nxjerrë ndonjë mësim nga leksioni që ia dha SHBA me futjen e hijes së tij, Artan Grubit, në listat e zeza për korrupsion dhe hajni, ai del sërish me “ide të re” dhe kërkon “skaner për politikanët”, ndërsa “skaneri” i tij është vetë Artan non grata! Por nëse u bëjmë “skaner morali” këtij koalicioni me shirit ngjitës, rezultatet janë tronditëse:
Taravari për Aliun: “i sëmurë psiqik”, “më mirë me dreqin se me BDI”.
Ziadin Sela për Aliun: “kriminel”, “më 27 prill ka tentuar të më bëjë atentat”.
Ali Ahmeti për ta: “hora”.
Ja kjo është “besëlidhja” që duan t’ua shesin shqiptarëve, një bashkim sharjesh, urrejtjesh dhe interesash personale. Një koalicion i mbajtur bashkë jo nga parimet, por me shirit ngjitës.
E nëse i bëhet “skaner” për hajni, Ali Ahmeti dhe familjarët e tij do të hynin në Librin e Guinness-it si rekordmenë të plaçkitjes dhe pasurimit mbi kurrizin e shqiptarëve.
Lajme
Mickoski: Kemi çmimet e naftës më të ulëta në rajon
“Ndjekim situatën me naftën. Ne ende jemi vend, i cili është me çmimet më të ulëta në rajon kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin. Do të reagojmë ashtu siç kemi reaguar edhe deri më tani. Qytetarët duhet të jenë të qetë. Ne do të vazhdojmë të jemi shteti me çmimin më të ulët të benzinës dhe dizelit edhe pse është prodhim i bursës dhe nuk është prodhim që varet nëse është biznesmen më i mirë apo më i keq, politikan më i mirë apo më i keq. Të gjithë blejmë nga vendi i njëjtë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk.
Lajme
Bilall Kasami promovon rrugën e re në lagjen “Dardania”: Infrastrukturë moderne për banorët
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se është promovuar rruga e re në lagjen “Dardania”, një projekt infrastrukturor që, sipas tij, është realizuar sipas standardeve moderne.
“Me shumë kënaqësi sot promovuam rrugën në lagjen ‘Dardania’, një rrugë e re, moderne dhe me të gjitha standardet!
Instaluam rrjet të ri ujësjellësi, vendosja e anësoreve dhe asfaltimi i rrugës!
Ju qoftë përhajr banorëve!”, ka shkruar Kasami.
Lajme
Zjarri në Parkun e Gazi Babës, nën kontroll
Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas drejtorit të QMK-së, Muhamed Ali, ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë ndërhyrë në terren, ndërsa situata aktualisht po stabilizohet.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
