Connect with us

Lajme

Plagosja e Zekirja Shainit, BDI: Pezullojmë aktivitetet e ditës sotme

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas sulmit të armatosur ndaj kandidatit të saj dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, dr. Zekirija, i cili u qëllua nga persona të maskuar para ndërtesës së Komunës së Kumanovës dhe mbeti i plagosur.

Sipas njoftimit të BDI-së, fatmirësisht jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

“Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia u ka bërë thirrje mbështetësve dhe qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për të theksuar seriozitetin e ngjarjes, BDI ka vendosur të pezullojë aktivitetet e ditës së sotme, derisa institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për garantimin e sigurisë publike dhe rendit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

BDI: Dy vjet e vonuan, sot lavdërohen me projektin tonë Shkup – Bllacë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar qeverinë aktuale për vonesa në realizimin e autostradës Shkup–Bllacë, duke theksuar se projekti është ideuar, projektuar dhe siguruar financiarisht gjatë mandatit të qeverive ku kjo parti ishte pjesë.

Në një reagim publik, BDI deklaron se qeveria e kaluar ka përfunduar segmentin e parë prej 2 kilometrash të autostradës, por sipas tyre, ai ende nuk është lëshuar në përdorim edhe pas dy vitesh. Partia pretendon se ndërtimi i 10.8 kilometrave të mbetura është vonuar për shkak të bllokadave dhe mosveprimit të institucioneve aktuale.

Sipas BDI-së, projekti për vazhdimin e autostradës deri te qarkorja e Shkupit është përgatitur në bashkëpunim me kompaninë amerikane Hill International, ndërsa financimi është siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Nga partia opozitare thonë se gjatë mandatit të tyre është shpallur edhe thirrja për ndërtimin e autostradës, në të cilën kanë aplikuar 11 kompani, ndërsa qeveria aktuale, sipas tyre, ka pasur për detyrë vetëm përzgjedhjen e realizuesit të projektit.

BDI gjithashtu akuzon qeverinë për, siç thotë, deklarata kontradiktore lidhur me projektin, duke përmendur çështje që kanë të bëjnë me shpronësimet, ndryshimin e trasesë dhe profilin e rrugës.

Në reagimin e saj, BDI rikujton edhe një sërë projektesh infrastrukturore që, sipas partisë, janë realizuar ose nisur gjatë qeverisjes së saj, përfshirë Korridorin 8, Korridorin 10-D, autostradën Shkup–Bllacë, Rrugën e Arbërit, qarkoren e Tetovës dhe projektet “One Stop Shop” në kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë.

Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pasur reagim nga qeveria lidhur me këto pretendime të BDI-së.

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: 200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka përshëndetur investimin prej 200 milionë eurosh për ndërtimin e rrugës Shkup–Bllacë–Prishtinë, duke e cilësuar atë si dëshmi të qeverisjes që realizon premtimet dhe sjell projekte konkrete për qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti ka shkruar se “Shkupi tashmë më afër Prishtinës”, duke theksuar se ky projekt paraqet dallimin mes premtimeve dhe veprave konkrete në terren.
“Ky është dallimi mes fjalëve dhe veprave. Mes premtimeve t’thata dhe projekteve që ndryshojnë jetën e qytetarëve. Kjo është qeverisja jonë. Çdo premtim i mbajtur, çdo angazhim i kthyer në punë”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai ka shtuar se investimet në infrastrukturë janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, forcimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët.
“Po ndërtojmë kilometra rrugë, sepse kështu afrojmë njerëz, krijojmë mundësi dhe hapim horizonte të reja për brezat që vijnë”, ka theksuar Mexhiti, duke uruar për realizimin e këtij projekti rrugor që do të lidhë më ngushtë Shkupin me Prishtinën.

Continue Reading

Lajme

Ali Ahmeti paralajmëron tërheqjen nga drejtimi i BDI-së: Dua të rreshtohem te veteranët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka lënë të kuptohet se në të ardhmen nuk do të vazhdojë të qëndrojë në krye të partisë, duke deklaruar se dëshiron t’i bashkohet radhëve të veteranëve, transmeton Zyrtare.net.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Kumanovë, Ahmeti tha se nuk synon të mbetet përgjithmonë kryetar partie dhe se dëshiron të vazhdojë angazhimin e tij politik nga një rol tjetër.

“Unë nuk do të rri kryetar partie. Edhe unë dua të rreshtohem tek veteranët dhe të shohin se si luftoj unë si veteran”, deklaroi Ahmeti.

Kjo deklaratë u interpretua si një sinjal për përgatitjen e gjeneratave të reja brenda BDI-së për të marrë më shumë përgjegjësi në drejtimin e partisë, ndërsa Ahmeti theksoi se do të vazhdojë të kontribuojë në proceset politike edhe si veteran i kauzës shqiptare./Zyrtare.net/

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme15 hours ago

BDI: Dy vjet e vonuan, sot lavdërohen me projektin tonë Shkup – Bllacë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar qeverinë aktuale për vonesa në realizimin e autostradës Shkup–Bllacë, duke theksuar se projekti...

Lajme15 hours ago

Mexhiti: 200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka përshëndetur investimin prej 200 milionë eurosh për ndërtimin e rrugës Shkup–Bllacë–Prishtinë, duke e cilësuar...

Lajme18 hours ago

Ali Ahmeti paralajmëron tërheqjen nga drejtimi i BDI-së: Dua të rreshtohem te veteranët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka lënë të kuptohet se në të ardhmen nuk do të vazhdojë të qëndrojë në...

Lajme19 hours ago

Temperaturat deri në 28 gradë, mot i qëndrueshëm në fundjavë

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e...

Lajme19 hours ago

Sistemi “Qyteti i Sigurt” nuk i uli viktimat në Shkup

Përderisa ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mburrej në televizion se falë sistemit “Qyteti i Sigurt” ka pasur një...

Lajme19 hours ago

Dy banorë të Sarajit u arrestuan pasi në veturën e tyre u gjetën pushkë për gjueti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur pushkë për...

Lajme19 hours ago

Mexhiti: 100 kontejnerë të rinj për një Çair më të pastër dhe më të rregulluar

Komuna e Çairit vazhdon investimet në përmirësimin e higjienës publike dhe infrastrukturës komunale. Nga sot, në territorin e komunës kanë...

Lajme20 hours ago

Me angazhimin e Samet Bislimit dhe NPK “Tetova”, rregullohet oborri i çerdhes “Rinia

Oborri i çerdhes IPKKF “Rinia” në lagjen Potok të Tetovës është rregulluar dhe sistemuar, në kuadër të aktiviteteve për mirëmbajtjen...

Lajme2 days ago

Valon Qyra, një lider i afërt me qytetarët dhe i përkushtuar ndaj shoqërisë

Në kohë kur qytetarët kërkojnë përkushtim, sinqeritet dhe punë të palodhshme, emrat e Faton Pollozhanit dhe Valon Qyrës përmenden me...

Lifestyle3 days ago

Në kopertinën e “Kosovares”, historia frymëzuese e Jetlira Zyfit dhe “Medical Hills”

Afaristja dhe profesionistja e dëshmuar e estetikës, Jetlira Zyfi, pronare e qendrës së njohur “Medical Hills”, është bërë pjesë e...

Trending