Lajme
Dauti: Edhe pak ditë na ndajnë nga çlirimi i komunave
Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka shkruar se VLEN po çliron komunat duke aluduar për komunat që qeverisen nga BDI si streha e fundit për ta. Sipas, Dautit, kudo që shkon VLEN vërehet energji e ndryshimit dhe në këto zgjedhje përfundimisht ndryshimi do të ndodhë edhe në pushtetin lokal.
„Shqiptarët ia kanë marrë dorën ndryshimit! Aty ku dikur mbizotëronte apatia sot frymon shpresa dhe vendosmëria e dominon energjia. Siç shkaktuam tërmet në pushtetin qendror duke përmbysur të vjetrën, tani po vjen radha e komunave si streha e fundit për keqpërdëruesit, të cillët kishin harruar se kujt duhet t’i shërbejnë.
Kudo që shkojmë, nevoja për ndryshim po jehon si kushtrim. Në çdo qytet e fshat, në çdo lagje e institucion lokal, qytetarët po kërkojnë çlirimin e komunave nga duart e uzurpimit. Ka ardhur koha që komunat shqiptare të marrin frymë lirë, të bëhen sërish pronë e qytetarëve, jo pronë e klaneve interesave apo partive që me vulë amerikane janë non-grata“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.
Ai tutje ka shtuar që VLEN-i ka dëshmuar rezultate të prekshme për vetëm një vit e gjysmë qeverisje. Në këtë drejtim, Dauti përmend konkretisht punët që ka bërë VLEN-i, që sipas tij me të njëjtin ritëm do të vazhdojnë edhe në pushtetin lokal.
„VLEN gjatë periudhës së qeverisjes ka arritur rezultate të prekshme në shumë fusha, duke vendosur standarde të reja për përfaqësim, transparencë dhe integritet. Është miratuar Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, janë bërë punësime meritore në institucione publike, është fuqizuar përdorimi i gjuhës shqipe dhe është zgjidhur statusi i Medresesë “Isa Beu”, si simbol i trashëgimisë arsimore e fetare si dhe kuptohet për herë të parë pas kaq viteve fuqizohen komunat shqiptare me buxhet të lartë, gjë që mundëson që të sigurohen mjete të cilat do të shërbejnë për nxitjen e zhvillimit lokal dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve në komunat shqipare. Për herë të parë, shqiptarët kanë përfaqësim real në vendimmarrje, ndërsa administrata e drejtuar nga VLEN është bërë shembull i profesionalizmit dhe efikasitetit.Në të njëjtën kohë, si VLEN kemi dëshmuar se qeverisja pa korrupsion është e mundur, duke mbajtur zero afera korruptive për më shumë se një vit e gjysmë. Është forcuar transparenca financiare, janë zbatuar reforma për llogaridhënie dhe është përmirësuar imazhi i institucioneve shqiptare. Me një qasje unifikuese dhe vizion zhvillimor, kemi avancuar pozitën politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke dëshmuar se përfaqësimi dinjitoz dhe efikas është rruga drejt barazisë dhe progresit“, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
Lajme
Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin
Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka penguar ekipin mjekësor teksa po i jepte ndihmë një këmbësori të lënduar në një aksident trafiku.
Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:10, në rrugën “Ilinden” në Tetovë.
Sipas denoncimit të bërë në SPB Tetovë nga një punonjës i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, gjatë ofrimit të ndihmës mjekësore, R.U. (40) nga Tetova dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, ngritje zëri dhe sjellje të papërshtatshme ndaj ekipit mjekësor.
Policia e ka shoqëruar personin në stacion dhe ndaj tij është përgatitur parashtresa përkatëse.
Lajme
163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!
Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc
Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 80 km/h.
Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 06:30, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë.
Sipas policisë, 49-vjeçari H.V.S. nga Rumania po drejtonte një automjet tip Audi, me targa rumune, kur sistemi i mbikëqyrjes “Qyteti i Sigurt” regjistroi shkeljen.
Ai u identifikua si person që dyshohet se ka kryer veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Rreth orës 11:20, kur automjeti po dilte nga vendi përmes pikës kufitare Tabanoc, policia e ndaloi dhe e arrestoi shtetasin rumun.
Ai u dërgua në Stacionin Policor të Negotinës për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Nga 80 në 163 km/h – më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar!
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
