Lajme
Për tetë muaj në aksidente trafiku në RMV jetën e kanë humbur 90 persona
Gjithsej 91 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente trafiku për tetë muaj, tregojnë kështu statistikat që Radio Evropa e Lirë (REL) i siguroi nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Këto shifra i referohen periudhës nga 1 janari deri më 31 gusht të vitit 2025.
Ose, në të njëjtën periudhë në aksidente trafiku jetën e kanë humbur mesatarisht 11,3 persona në muaj.
Aksidenti i fundit ndodhi tre ditë më parë (12 tetor) ku u përplasën dy automjete në rrugën Shtip – Veles, e në të cilin jetën e humbi një banor 72-vjeçar i Shtipit dhe u lëndua një shofer 18-vjeçar nga Strumica.
Infografiku më poshtë jep të dhëna mbi vdekshmërinë në rrugët në Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë dhe numrin mesatar të viktimave në 1 vit në 1 milion banorë:
| Ballkani Perëndimor70 | Shteti më i sigurtKOSOVA – 55 viktimaMAQEDONIA E VERIUT – 65 viktimaSERBIA – 502 viktima |
| Evropa40 | Shteti më i sigurtSUEDIA – 22 viktimaBULLGARIA – 78 viktimaRUMANIA – 86 viktima |
| FAKTORËTFaktori njeri – 95%Gjendja e automjetit – 4%Kushtet në rrugë – 1% | MPB: 250.000 dënime në vit për shkelje më trafikVlerësimi për rrugët në MAQEDONINË E VERIUT |
| Radio Evropa e Lirë | Burimi: Konferenca e Tretë për Promovimin e Sigurisë në Trafikun Rrugor 2024 |
Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga 78 aksidente në trafik me pasoja fatale në tetë muajt e parë të këtij viti, 72 janë shkaktuan nga shoferët, katër nga këmbësorët dhe dy janë shkaktuar nga “faktorë të tjerë”.
Në Maqedoninë e Veriut numri i vdekjeve në aksidente trafiku brenda një viti është mbi mesataren evropiane. Bilanci i zi në rrugët tona është 65 viktima për 1 milion banorë në vit, që është një për një të katërtën më shumë se në vendet evropiane.
Në vitin e kaluar, 2024, në Maqedoninë e Veriut në aksidente trafiku jetën e kanë humbur 142 persona.
Pse vdesin kaq shumë njerëz?
Shoferët sillen në mënyrë të papërgjegjshme, por edhe këmbësorët kur nuk shikojnë majtas dhe djathtas për t’u siguruar që mund ta kalojnë në mënyrë të sigurt kalimin për këmbësorë, thotë Zllatko Sovreski, doktor i shkencave të trafikut dhe teknike në Fakultetin e Teknik në Manastir.
Mentaliteti vështirë ndryshohet, kultura e trafikut është në një nivel të ulët, ligji për siguri në trafik nuk respektohet, rendit kështu disa nga arsyet profesori.
Por vërejtjen më të madhe e ka për sinjalizimin rrugor.
“Kemi shënim të bërë në mënyrë të pasigurt, sinjalistikë horizontale dhe vertikale jofunksionale, shenja absurde në vendkalimet për këmbësorë… Duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje shenjave në rrugët si të qytetit ashtu edhe ato rajonale, si dhe të ketë një revizion dhe mbikëqyrje nga një institucion shumë profesional”, thotë Sovreski për Radion Evropa e Lirë.
Enti Shtetëror i Revizionit (EShR) në muajin maj të këtij viti publikoi një raport për sigurinë në trafikun rrugor në Maqedoninë e Veriut në të cilin revizorët thonë se masat dhe aktivitetet që ndërmerren nga ana e institucioneve kompetente nuk janë efikase për zvogëlimin e numrit të viktimave në aksidentet në trafik deri në gjendjen e dëshiruar në nivel kombëtar dhe evropian.
“Analizat dhe inspektimet e sigurisë në trafik të kryera nga ekspertët e angazhuar për nevojat e revizionit flasin për një nivel të lartë rreziku në seksionet që i nënshtrohen analizës, sinjalistikë horizontale dhe vertikale të pakënaqshme, mirëmbajtje të dobët të rrugëve të cilat mund të shkaktojnë aksidente trafiku me pasojat nga të njëjtat”, thuhet në raport.
Sipas EShR-së nga viti 2020 deri në vitin 2023 kanë ndodhur gjithsej 31.176 aksidente në trafik, nga të cilat 15.724 me pasoja më të rënda.
Në këto aksidente jetën e kanë humbur 457 persona.
Për vetëm tre ditë 82 paralajmërime, dënime ende nuk ka
Nga data 26 shtator filloi zbatimi i ndryshimeve dhe i plotësimeve të Ligjit për Siguri në Trafikun Rrugor (LSTRr), sipas të cilit këmbësorët që kalojnë një vendkalim për këmbësorë dhe flasin në celular, përdorin kufje në të dy veshët, një orë smart ose një tablet – do të gjobiten.
Të njëjtat masa ligjore vlejnë për drejtuesit e biçikletave, trotinetëve, motoçikletave, motoçikletave me tre dhe katër rrota të cilëve nuk u lejohet të përdorin pajisje elektronike gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.
Në tre ditë, nga 26 deri më 29 shtator, policia në Shkup dha 82 paralajmërime për qytetarët mbi këtë bazë.
Mbetet të shihet se si paralajmërimet kanë ndikuar tek ata, thonë nga Këshilli Republikan për Sigurinë në Trafikun Rrugor (KRSTRr).
“Është shumë herët për të parë efekt. Përshtypja nga terreni është se të ndërgjegjshmit mbeten të ndërgjegjshëm, të pandërgjegjshmit – të pandërgjegjshëm”, thotë Dejan Andonoviq, zëdhënës i KRSTRr.
Edhe pse me Ligj parashihen edhe gjoba – 40 euro për kalimin në një vendkalim për këmbësorë me telefon në dorë dhe 50 euro për drejtimin e një trotineti, motoçiklete ose traktori gjatë përdorimit të një pajisjeje elektronike – deri më tani askush nuk është gjobitur.
“Sanksionet kundër qytetarëve do të fillojnë kur ata të jenë tashmë të njohur me ndryshimet e reja në ligj”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga 1 janari deri më 31 gusht policia ka evidentuar 3.086 shkelje të kryera nga këmbësorët.
Komuniteti “Në biçikletë” reagoi kundër “standardeve të dyfishta”.
Pas ndalimit të pajisjeve elektronike për këmbësorët dhe çiklistët gjatë kalimit të një vendkalimi për këmbësorë komuniteti “Në biçikletë” akuzoi për stadarde të dyfishta sepse një ndalesë të tillë nuk ka edhe për shoferët e automjeteve.
“Për ato është i ndaluar vetëm përdorimi i duarve kur përdorin pajisje elektronike , ndërsa mund të mbajnë rehat kufje në të dy veshët. Ka disa formulime të buta në ligjin në fuqi (i cili nuk ndryshon në pjesën për drejtuesit e makinave) se nuk u lejohet të përdorin pajisje elektronike “në një mënyrë që rrezikon funksionimin e automjetit”, në të gjitha rastet e tjera u lejohet. Pra, ato ndoshta e rrezikojnë sigurinë, e ndoshta jo. Këto nene të Ligjit do të shërbejnë vetëm si mënyrë e lehtë për gjoba me shkrim për policinë dhe nuk do të kenë ndonjë efekt real në siguri”, reaguan nga “Në biçikletë”.
Sipas tyre, këmbësorët janë pjesëmarrësit më të cenueshëm në trafik dhe statistikisht – më pak fajtorët për aksidentet rrugore “dhe përgjegjësia e tyre nuk mund të trajtohet në të njëjtin nivel me përgjegjësinë e atyre që drejtojnë një automjet. Sipas të gjitha statistikave ri vërtetë janë makinat që lëvizin me shpejtësi të lartë. Kjo vret”.
Në vitin 2024 në vendin tonë jetën e kanë humbur 24 këmbësorë. Megjithatë, sipas të dhënave të ndara në një debat publik në Fakultetin e Sigurisë në Shkup me rastin e Javës së Këmbësorëve, e cila shënohet nga 1 deri në 7 prill, në tre muajt e parë të vitit 2025 jetën e kanë humbur pesë këmbësorë.
Reagime më të mëdha dhe protesta të qytetarëve shkaktoi vrasja e Frosina Kullakovës, e cila u godit për vdekje në 29 janar përderisa po kalonte në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin “Partizanski Odredi” në Shkup. Për këtë fajtor ishte Vasill Jovanov, i cili pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit e ka ngarë automjetin me një shpejtësi prej 91 kilometër në orë dhe në semafor të kuq e ka goditur Frosinën e cila ka qenë duke kaluar në dritë jeshile në vendkalimin për këmbësorë. Frosina ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Jovanov u dënua me 12 vjet burg.
Sipas statistikave nga vitet e kaluara, 15 deri në 25 përqind e numrit të përgjithshëm të personave të vrarë në aksidente trafiku janë këmbësorë.
“Safe City” nga Viti i Ri
Me projektin “Safe City“ të MPB-së shkeljet në trafik do të regjistrohen me ndihmën e kamerave rrugore. Kjo duhet të fillojë të funksionojë nga 1 janari i vitit 2026.
Sistemi fillimisht do të zbatohet në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, ndërsa është planifikuar të mbulojë edhe pjesë të Korridorit 8 dhe Korridorit 10. Deri në mesin e vitit 2026 i gjithë vendi do të mbulohet me kamera, njoftoi ministri i punëve të brendshme, Pançe Toshkovski.
Ai njoftoi edhe për masa më të rrepta ligjore, përfshirë këtu edhe ndryshime në Kodin Penal, dënime me burg dhe sekuestrim të përhershëm të automjetit për personat që do i japin makinës pa patentë shoferi, nën efektin e alkoolit apo drogës, ose që do e ngasin makinën 90 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar.
Maqedonia e Veriut ka qëllime si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare që duhet t’i përmbushë që ta ulë numrin e vdekjeve në aksidentet rrugore. Strategjia Kombëtare e Transportit synon që deri në vitin 2030 ta ulë numrin e vdekjeve në aksidente rrugore për 50 përqind dhe të sigurojë që asnjë fëmijë të mos vdesë në një aksident rrugor.
Lajme
Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe te familja Sinani, ku siç bënë të ditur, ka qenë refugjate gjatë luftës së Kosovës, përcjell TV21.
Haxhiu, këtë veprim, siç njofton ajo, e ka bërë për “t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre”.
“Pas 27 vitesh, u ktheva aty ku kisha ardhur si fëmijë refugjat lufte.
U ktheva për t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre.
Mirënjohje e përjetshme për solidaritetin, bujarinë dhe humanizmin e tyre”, shkruan Haxhiu.
Gjatë ditës, Haxhiu ka realizuar takime bilaterale dhe është takuar edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut./TV21
Lajme
Bora e parë e këtij viti në Maqedoni, ja ku po bie
Reshjet e borës kanë nisur sonte në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, reshjet më të dendura janë regjistruar në Kodrën e Diellit.
Një video e regjistruar rreth orës 18:00 në qafën malore të Strazhës, në aksin rrugor Gostivar–Kërçovë, tregon kushtet dimërore në këtë segment rrugor dhe nevojën për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve.
Sipas dëshmive të shoferëve që kanë kaluar në këtë rrugë, bora deri më tani nuk po qëndron në asfalt, ndërsa trafiku po zhvillohet pa probleme të theksuara.
Megjithatë, drejtuesit e automjeteve këshillohen të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në zonat malore.
Lajme
Adnan Azizi: Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e hapën kurrë çështjen e jurisprudencës, ne sjellim zgjidhje
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në një intervistë për Pollogu.news, ka folur për zgjidhjen ligjore që mundëson dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se për dekada me radhë kjo çështje nuk është zgjidhur nga qeveritë e kaluara.
Azizi tha se, ndonëse problemi i provimit të jurisprudencës ekziston prej shumë vitesh, vetëm tani po ndërmerren hapa konkretë për të garantuar përdorimin e gjuhës shqipe në këtë proces.
“Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e kanë hapur kurrë këtë çështje për ta zgjidhur problemin e jurisprudencës. Nuk është 84 për qind zgjidhja e jurisprudencës siç pretendon BDI-ja. Për mua, kjo është zgjidhja më e mirë”, deklaroi Azizi.
Duke komentuar protestat studentore kundër zgjidhjes së propozuar, deputeti i VLEN-it vlerësoi se ato kanë motive politike, duke nënvizuar se zgjidhja e ofruar synon të kapërcejë pengesat shumëvjeçare për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.
Sipas Azizit, nuk ekziston një alternativë tjetër që do të mundësonte funksionalizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
“Po i heqim barrierat për provimet profesionale dhe po ndërtojmë një ligj me themel. Pas këtij ligji, të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe”, thekson Azizi.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
