Lajme
Dalja më e ulët në komunat me shumicë shqiptare
Deri në orën 9:15 nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar kanë votuar 3,0 përqind e votuesve , informuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSZ.
Nënkryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri informoi se dalje më të ulët të votuesve ka në komunat me shumicë shqiptare, ndërsa dalje më të lartë në komunat maqedonase.
Dalja më e lartë e votuesve është në Vevçani 5,02 përqind, në Gradsko 5,61 përqind, në Kratovë 5,98 përqind, në Makedonski Brodi 4,95…
Dalja më e ulët është në komunat Bogovinë 1,29 përqind, në Gostivar 1,33 përqind, në tearcë 1,78 përqind, në Shuto Orizarë 1,72 përqind.
Demiri informoi se të gjithë vendovitmet ku po zhvillohet votimi janë hapur me kohë në orën 7 të mëngjesit.
Potencoi se deri më tani deri te KSHZ-ja nuk janë pranuar informacione për ndonjëproblem të mundshëm në vendvotime dhe procesi zgjedhor po zhvillohet papengesa.
Maqedonia e Veriut sot mban zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 81 njësi të vetëqeverisjes lokale, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Zgjedhjet lokale e këtij viti do të jenë të parat në të të cilat do të reflektohen ndryshimet demografike të shfaqura nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021. Si rezultat i kësaj, ka ardhur deri te një ulje e numrit të anëtarëve të këshillave komunalë në 14 komuna. Në garën zgjedhore për kryetarë komunash marrin pjesë 5 koalicione, 18 parti politike dhe 57 kandidatë të pavarur. Në garën për mandatet e këshilltarëve, garojnë 6 koalicione, 28 parti politike dhe 67 lista të pavarura të këshilltarëve. 1.832.415 votues të regjistruar në Listën e votuesve kanë të drejtë vote.
/Portalb/
Lajme
Burri dhe gruaja dogjën vilën duke përgaditur hajvarin
Burri dhe gruaja shkaktuan zjarr në fshatin Gorno Sonje ndërsa po bënin ajvar, pasi hirit nga soba me thëngjill e derdhën pranë shtëpisë. Policia intervenoi dhe zjarri u shua pa të lënduar.
Sipas informacioneve të MPB-së, dje rreth orës 19:50 në polici u raportua se në fshatin Gorno Sonje, pranë Shkupit, kishte filluar zjarr, ku ishte djegur një vilë dhe bari.
“Policët e SPB Shkup dolën në vendngjarje dhe biseduan me D.M. (74), pronarin e vilës, i cili shpjegoi se me bashkëshorten po bënin dimërishte dhe pranë shtëpisë kishin derdhur hirin nga soba, në të cilën ka të ngjarë të kishte thëngjill, dhe ishin larguar, pas së cilës kishte filluar zjarri», thonë nga MBP-ja.
Nuk pati të lënduar, ndërsa ekipi i Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri Shkup e shoi zjarrrin.
Lajme
VLEN merr dy poste të tjera të zëvendësministrave: Priten rokada në eshallonin e dytë qeveritar
Koalicioni VLEN pritet të marrë pozicionet e zëvendësministrave në dikasteret e Shëndetësisë dhe të Politikës Sociale, pas bisedimeve dhe marrëveshjes së arritur me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Burime nga koalicioni konfirmojnë se propozimet konkrete me emrat e kandidatëve i janë dorëzuar tashmë kryeministrit për konfirmim përfundimtar, përcjell INA.
Ndryshimet në eshallonin e dytë vijnë si rrjedhojë e riorganizimit të kabinetit qeveritar në korrik, gjatë të cilit VLEN mbeti pa drejtimin e këtyre dy ministrive. Argumenti kryesor i koalicionit është ruajtja e balancit politik brenda partnerëve të pushtetit.
Për të marrë këto dy poste pa ndryshuar peshën e përgjithshme në qeveri, VLEN do të duhet të heqë dorë nga dy pozita të tjera zëvendësministrash.
Është pothuajse e sigurt se koalicioni do të lirojë postin e zëvendësministrit në Bujqësi (ku ministri është nga lëvizja ZNAM), vend i cili pritet t’i kalojë VMRO-DPMNE-së.
Po ashtu do lirohet edhe posti i zëvendësministrit të Kulturës, që pritet t’i takojë VMRO-DPMNE-së ose lëvizjes ZNAM, pasi ministri aktual i Kulturës është nga radhët e VLEN-it.
Kjo parti gjithashtu pret të marrë edhe një tjetër post zëvendësministri, përveç atyre që ka në Energjetikë dhe Transformim Digjital.
Kryeministri Mickoski ka paralajmëruar se kompletimi dhe rokadat në eshallonin e dytë qeveritar do të përmbyllen brenda gjysmës së dytë të tetorit.(INA)
Lajme
Qytetarët ofrojnë garancion për Artan Grubin!
Vazhdon seria e deklaratave publike në mbështetje të Artan Grubit. Pas reagimeve të Asllan Kokës dhe Uka Shaqirit, edhe Blero Arifi nga Velesi ka bërë të ditur se është i gatshëm të vendosë në dispozicion të gjithë pasurinë e tij si garanci për lirimin e Grubit informon Tetovasot.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arifi ka shkruar se, me mirëkuptimin e familjes, është i gatshëm të vendosë në garanci edhe pasurinë e saj.
“Edhe unë jam gati të vë në garanci gjithçka që kam — pasurinë time dhe, me mirëkuptimin e familjes, edhe pasurinë e saj për lirimin e Artan Grubit,” ka shkruar Blero Arifi.
Ai ka sqaruar se këtë qëndrim e merr për shkak të bindjes së tij personale.
“E bëj këtë sepse besoj në pafajësinë e tij dhe besoj se ndaj tij po zhvillohet një përndjekje politike,” është shprehur Arifi.
Në fund të postimit, ai shton se bindjet duhet të mbështeten me veprime.
“Kur beson te drejtësia, nuk mjafton vetëm të flasësh. Duhet të jesh i gatshëm të qëndrosh pas bindjes tënde edhe kur kjo të kushton,” ka përfunduar ai.
Deklarata e Blero Arifit vjen pas disa reagimeve të ngjashme të mbështetësve të Artan Grubit, të cilët ditët e fundit kanë shprehur publikisht gatishmërinë për të ofruar pasurinë e tyre si garanci.
Ndërsa, tetovari Asllan Koka ka bërë një deklaratë publike, duke shprehur gatishmërinë që pasurinë e tij të paluajtshme ta vendosë si garanci pasurore për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koka ka shkruar se është i gatshëm ta japë shtëpinë e tij si garanci me qëllim që Grubit t’i kthehet pasaporta.
“Edhe pasuria e paluajtshme e ime është në dispozicion të Artan Grubit për t’u vendosur si garanci pasurore, me qëllim që t’i kthehet pasaporta,” ka shkruar Asllan Koka.(INA)
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
