Lajme
Nga sot deri më 15 nëntor do të zgjasë aplikimi për bursa studentore
Prej sot e deri më 15 nëntor do të zgjatë aplikimi për bursa studentore për vitin akademik 2025/2026. Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se studentët mund të aplikojnë në konkurs për katër kategori të bursave.
Për herë të parë Ministria shpalli edhe Konkurs për ndarjen e 15 bursave për studentë të rregullt të regjistruar në vitin e parë të programeve studimore për gjihë maqedonase për vitin 2025/2026, për të cilin paraqitja është gjithashtu prej 1 deri më 15 nëntor.
Këto bursa ndahen në bazë të dispozitës së Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe janë me qëllim që t’i stimulojnë nxënësit e viteve të katërta të arsimit të mesëm të regjistrohen në programe studimore për gjuhë maqedonase.
Në konkursin e shpallur janë cekur kushtet dhe dokumentet e nevojshme për këtë bursë për të cilën shuma mujore do të jetë 6.050 denarë dhe shfrytëzuesit do ta marrin nëntë muaj gjatë vitit studimor.
Lista e kandidatëve të cilëve u ndahet bursa do të shpallet në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (www.mon.gov.mk)
Studentët e interesuar të paraqiten për ndonjërën nga bursat e MASH-it dhe të cilët i përmbushin kushtet nga konkurset mund të aplikojnë vetëm në mënyrë elektronike përmes platformës: www.e-uslugi.mon.gov.mk
Studentët kanë të drejtë të paraqiten vetëm për një lloj të bursës nga MASH-i.
Lajme
Superlajm për tifozët e Shkëndijës së Tetovës
Tifozët e KF Shkëndijës dhe dashamirësit e futbollit do të kenë mundësinë të ndjekin sërish nga afër paraqitjen e kuqezinjve në skenën evropiane.
Televizioni Publik TVM2 ka siguruar të drejtat e transmetimit direkt për ndeshjen e rëndësishme të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ekipi nga Tetova do të përballet në udhëtim me skuadrën skoceze Hibernian, në një duel që premton emocione të mëdha dhe rivalitet të lartë për kalimin në fazën tjetër.
Lajme
Shtrenjtohet edhe më shumë nafta në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullor për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës, të cilat do të pësojnë ulje dhe ngritje, duke filluar nga mesnata.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i benzinave do të ulet për 2 denarë për litër. Nga ana tjetër, çmimi i derivateve të tjera shënon rritje: nafta do të shtrenjtohet për 1 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 0,5 denarë për litër.
Çmimet e reja të derivateve të naftës:
EUROSUPER BS-95: 91,0 denarë/litër
EUROSUPER BS-98: 93,0 denarë/litër
EURODIESEL (Nafta): 99,5 denarë/litër
Vaji ekstra i lehtë (EL-1): 98,5 denarë/litër
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi pas mesnate dhe do të vlejnë në të gjitha pikat e karburanteve në vend.
Lajme
Rrahja brutale në Gostivar, policia identifikon katër veta
Ministria e Brendshme përmes një njoftimi informoi se ka identifikuar tre persona të cilët, sipas një videoje në rrjetet sociale, kanë sulmuar dhunshëm dy të rinj në Gostivar.
Policia shpjegon se personat e identifikuar janë dy të mitur nga Gostivari dhe një 20-vjeçar nga Shkupi.
„Dy të mitur nga Gostivari janë thirrur në stacionin policor për bisedë zyrtare, ndërsa dokumentet e tyre të udhëtimit janë konfiskuar me urdhër të prokurorit publik. Personi i tretë është V.D. (20) nga Shkupi, për të cilin është dërguar njoftim zyrtar në Stacionin Policor në Shkup për procedurë të mëtutjeshme“, njoftoi policia.
Ata theksojnë se ndaj të treve do të zbatohet një procedurë e përshpejtuar para gjykatës sapo të kompletohet dokumentacioni i plotë për rastin. Sipas autoriteteve, sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në rrugën „Borçe Jovanoski“, ku dy të rinj janë goditur me mjete dhe shkopinj druri.
Në rrjetet sociale u shfaq një video-incizim shqetësues nga Gostivari, në të cilin shfaqet një përleshje e ashpër fizike mes një grupi më të madh të rinjsh.
Sipas informacioneve të publikuara, gjatë rrahjes, njëri nga djemtë është goditur në pjesën e kokës, pas së cilës ka rënë në tokë dhe ka mbetur i palëvizshëm.
Përkundër faktit se po shtrihej në rrugë, në incizim shihet se sulmi ka vazhduar me goditje të shumta ndaj trupit të tij, gjë që ka shkaktuar reagime dhe dënime të ashpra në rrjetet sociale.(INA)
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
