Lajme
Muzeu i Alfabetit shënon Ditën e Kongresit të Manastirit
Institucioni kombëtar Muzeu i Alfabetit Shqip po shënon Ditën e Kongresit të Manastirit me një sërë aktivitete programore. Ky kongres historik u mbajt në Manastir dhe përfundoi më 22 nëntor 1908, kur u mor vendimi për unifikimin e alfabetit shqip.
Drejtori i muzeut, Nuer Arsllani, theksoi se solemnitetit qendror, i cili do të mbahet nesër, i paraprijnë aktivitete të ndryshme në hapësirat e institucionit.
“Këtyre ditëve kemi realizuar programe edukative me nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, kemi promovuar një ekspozitë që dëshmon periudhën e Kongresit të Manastirit. Të ftuarit tanë ishin profesorët Arsim Sinani dhe Dorina Dariu nga Tirana, ndërsa dje organizuam një tribunë shkencore. Me shënimin vazhdojmë edhe sot: në orën 14:00 do të mbahet një orë poetike në ambientet tona, ndërsa sonte në kinemanë ‘Manaki’ do të shfaqet një film dokumentar”, tha Arsllani për MIA.
Manifestimet për Kongresin e Manastirit dhe 22 nëntorin përfundojnë nesër, në ditën e festës, kur muzeun do ta vizitojnë delegacione qeveritare dhe kuvendore nga Maqedonia, si dhe nga jashtë.
Që nga 22 nëntori i vitit 2007, Dita e Alfabetit Shqip festohet si festë shtetërore dhe është ditë jopune për qytetarët e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Lajme
Vrasja në Duqanxhik të Shkupit, MPB jep detaje
Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili më vonë ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.
Të shtënat u raportuan më 6 shtator rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pcinski” dhe Vojdan Çernodrinski” në Shkup.
Nga MPB thonë se D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, po qëndronin para një dritareje biznesi në atë moment.
Një një motoçikletë që ishin dy persona ndaloi përpara tyre, pas së cilës u qëllua me armë zjarri ndaj grupit. Sulmuesit ikën menjëherë.
Një nga plumbat goditi A.M., i cili u dërgua me ambulancë në Kompleksin e Klinikës Nënë Tereza, ku dhe ndërroi jetë.
Nga policia ende nuk kanë njoftuar për identitetin e sulmuesve, dhe arsyet incidentit.
Lajme
Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua për vdekje një 27 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, raportuan mediat gjermane.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në kryqëzimin e rrugëve Planetenstraße dhe Sonnenallee, ndërsa i vdekur mbeti një shtetas i Maqedonisë së Veriut i moshës 27 vjeçare.
Lajme
Përparim Bajrami në arrati, Gjykata vendosi ta gjykojë në mungesë
Për shkak se i akuzuari Përparim Bajrami vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata vendosi që ta gjykojë në mungesë.
Familjarët e ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Bajrami, kanë angazhuar Avokatin Elenko Millanov, i cili dorëzoi te gjyqtarja listën me prova. Bajrami është i akuzuari i parë. /Alsat.mk
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
