Lajme
Stolisja e Shkupit për festat e fundvitit do të kushtojë 53,000 €
Kompania “Link Media Plus” është zgjedhur për të realizuar dekorimin e Shkupit për Vitin e Ri. Oferta e saj ishte e vetmja në tenderin e shpallur nga autoritetet e qytetit, të cilat për zbukurimin e zonës qendrore dhe bulevardëve kryesorë do të paguajnë 3.260.000 denarë, ose rreth 53.000 euro. Pas dorëzimit të garancisë bankare nga kompania, do të nënshkruhet kontrata.
Kompania “Link Media Plus” këtë vit ka fituar gjithashtu tenderët për dekorimin në Komunën Qendër të Shkupit dhe në Komunën e Shtipit. Sipas sistemit të prokurimeve publike, kompania ka punuar edhe në mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare të Administratës së Policisë Financiare, shërbime për pastrimin e rrugëve, si dhe furnizime me kontejnerë mbeturinash. Në vitin 2023, ajo realizoi dekorimin festiv në Kavadar, Çair dhe në Qendrën Tregtare të Shkupit.
Sipas specifikimeve të tenderit, kompania duhet të vendosë elemente dekorative dhe ndriçues të Vitit të Ri në disa lokacione në Shkup. Pjesa më e madhe e dekorit do të vendoset në Sheshin “Maqedonia”.
Projekti do të realizohet në tërësi nga kompania, e cila duhet të sigurojë edhe heqjen e dekoracioneve pas përfundimit të periudhës festive.
Autoritetet e qytetit ende nuk kanë njoftuar datën e saktë se kur do të fillojë vendosja e dekorimeve, as programi për Vitin e Ri, e as kush do të argëtojë qytetarët e Shkupit për Natën e Vitit të Ri.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
