Connect with us

Lajme

LSDM: Mickoski e çon vendin drejt izolimit me fushatë anti-BE

Qeveria aktuale e Kryeministrit Mickoski, në vend të integrimit, po e çon vendin drejt izolimit, akuzojnë sot nga LSDM.

“Një bashkëpunëtor i ngushtë i Mickoskit dhe zv. kryeministrit në qeverinë e tij është Ivan Stoilkoviq, qëndrimet e hapura pro-ruse dhe lidhjet e drejtpërdrejta të të cilit me Moskën përbëjnë një kërcënim serioz për orientimin euroatlantik të vendit.

Vetëm pak ditë më parë, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkovic mori pjesë në festimin e Ditës së Republikës Serbe së bashku me grupin “Ujqërit e Natës”, të njohur për mbështetjen e Putinit dhe përhapjen e narrativave anti-perëndimore.

Edhe më keq se kjo është se vetë kryeministri Mickoski, pavarësisht deklaratave publike për bashkëpunim strategjik me SHBA-në dhe integrimin në BE, me veprimet e tij dhe lidhjet e ngushta me Vuçiqin dhe SNS-në, po bën gjithçka të kundërtën, duke e çuar Maqedoninë drejt izolimit.

Reformat e BE-së shmangen qëllimisht, konfliktet me fqinjët krijohen qëllimisht, arsyet shpiken për të bllokuar negociatat. E gjitha është një skenar i sajuar, pjesë e një fushate anti-BE që qeveria të vazhdojë të plaçkitë vendin.

Sipas hulumtimit të fundit nga viti 2025, deri në 70% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mbështesin anëtarësimin në BE, dhe 77% e shohin anëtarësimin në NATO si pozitiv”, thonë nga LSDM.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Hulumtimi për kohezionin social, bazë për politika më të forta dhe bashkësitë më gjithëpërfshirëse

Hulumtimi mbi kohezionin social dhe përdorimi i të dhënave dhe dëshmive konkrete për krijimin e politikave publike më efektive ishin në fokus të takimit të bashkëpunimit dhe bisedës në zyrat e UN në Shkup mes përfaqësuesve Laura Fiorotto dhe Ardita Zekiri si dhe Shpend Murati, shef i Kabinetit të ministrit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati dhe dy përfaqësues të ministrisë Sueda Bajrami dhe Xhelal Çajani.

Gjatë takimit u diskutuan qasje të reja për forcimin e kohezionit social, me theks të veçantë te përdorimi i hulumtimeve dhe të dhënave për të mbështetur politika që kontribuojnë në krijimin e bashkësive më të forta, më gjithëpërfshirëse dhe më rezistente.

Një nga temat kryesore ishte SCORE Social Cohesion Survey, i cili ofron të dhëna dhe njohuri të rëndësishme për të kuptuar më mirë faktorët që ndikojnë në kohezionin social, marrëdhëniet ndërmjet bashkësive dhe sfidat me të cilat përballet shoqëria.

Në takim u theksua rëndësia që rezultatet e hulumtimeve të mos mbeten vetëm në nivel të analizave, por të shndërrohen në veprime dhe politika publike konkrete. Qasja e bazuar në dëshmi mundëson që vendimmarrja institucionale të jetë më e orientuar drejt nevojave reale të qytetarëve dhe rezultateve të matshme.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu për mundësi të reja bashkëpunimi dhe për mënyra se si hulumtimi mbi kohezionin social mund të përdoret për të nxitur ndryshime pozitive sociale, zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

Në këtë drejtim, u vu në pah rëndësia e lidhjes së hulumtimit me veprimin, përmes një kombinimi të të dhënave, dialogut dhe politikave të bazuara në dëshmi.

Takimi shënoi një tjetër hap në drejtim të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të ekspertizës për çështjet që lidhen me kohezionin social, përfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajme

Nesër në Shkup tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se nesër do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se përmes këtij tubimi synojnë të përcjellin një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së.

“UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi. Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët! ”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Dëshmi që tronditi opinionin: Infermierja shtatzënë humbi foshnjën nga Ohri deri në Shkup, duke lutur për ndihmë

Infermierja Ljubica Shavreska ka ndarë publikisht përvojën e saj të dhimbshme dhe traumatike nëpër labirintet e sistemit shëndetësor maqedonas, e cila fatkeqësisht përfundoi me humbjen e fetusit në javën e 24-t të shtatzënisë.

Përmes një reagimi të hapur drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, ajo rrëfen orët e kaluara me dhimbje, pasiguri dhe, siç thotë ajo, me trajtim shpërfillës nga personeli mjekësor në disa institucione shëndetësore.

“Nuk kërkoj hakmarrje, kërkoj një sistem ku askush të mos ketë nevojë të kërkojë privilegj për t’u shpëtuar.”

Edhe pse beson se rezultati i shtatzënisë së saj ndoshta nuk mund të ishte parandaluar, Shavreska thekson se trajtimi çnjerëzor nga sistemi e bëri përvojën e saj edhe më traumatike.

Ajo thotë se nuk do të ngrejë padi dhe nuk kërkon ndëshkime për mjekët, por dëshiron të sensibilizojë opinionin për mënyrën se si trajtohen pacientët në Maqedoni.

“A duhet një grua shtatzënë të gjakoset, të përjetojë dhimbje të padurueshme dhe të lutet për ndihmë që dikush ta marrë seriozisht? A duhet pacienti të kërkojë ‘lidhje’ për të marrë një kontroll mjekësor?”, pyet ajo, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për institucionet kompetente.

Në reagimin e saj, ajo shpreh gjithashtu mirënjohje të madhe për disa punonjës shëndetësorë dhe persona që u përpoqën ta ndihmonin, duke kujtuar se pas çdo pacienti qëndron një njeri, ndërsa pas çdo gruaje shtatzënë – një nënë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme7 hours ago

Hulumtimi për kohezionin social, bazë për politika më të forta dhe bashkësitë më gjithëpërfshirëse

Hulumtimi mbi kohezionin social dhe përdorimi i të dhënave dhe dëshmive konkrete për krijimin e politikave publike më efektive ishin...

Lajme9 hours ago

Nesër në Shkup tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se nesër do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që...

Lajme9 hours ago

Dëshmi që tronditi opinionin: Infermierja shtatzënë humbi foshnjën nga Ohri deri në Shkup, duke lutur për ndihmë

Infermierja Ljubica Shavreska ka ndarë publikisht përvojën e saj të dhimbshme dhe traumatike nëpër labirintet e sistemit shëndetësor maqedonas, e...

Lajme10 hours ago

VLEN: Qëndrojmë pranë Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së

VLEN ka shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proces gjyqësor në Hagë, duke...

Lajme10 hours ago

Një burrë u hodh në lumin Vardar, policia erdhi ta nxirrte dhe e çoi në spital me ambulancë

Në zonën pas vendbanimit të Shkupit Ostrovo, në komunën e Aerodromit, një burrë u hodh në ujërat e lumit Vardar...

Lajme10 hours ago

Ulja e TVSH-së ulë për vetëm dy denarë dizelin

Ndonëse tingollon ulje, por realiteti është se çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të prekin majen. Javë më parë u...

Lajme10 hours ago

Mickoski për kërcënimet nga 39-vjeçari nga Çerkezi: Nëse nuk do të reagonin institucionet, do të dija se si ta zgjidh këtë çështje

Kryeministri Hristijan Mickoski ka konfirmuar se ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime në rrjetet sociale dhe tha se...

Lajme2 days ago

Nga qendra e Shkupit tek aeroporti për vetëm 8–11 minuta – paralajmërohen dy linja të reja hekurudhore në Shkup

Shkupi pritet të nisë pranverën e ardhshme ndërtimin e një linje të shpejtë hekurudhore që do të lidhë drejtpërdrejt Stacionin...

Lajme2 days ago

Rrethrrotullimi pritet t’i japë fund ngarkesës në hyrje të Sarajit

Ngarkesa e madhe e trafikut në hyrje të Sarajit për të cilën vite me radhë banorët ankohen, pritet të adresohet...

Lajme2 days ago

Në Shipkovicë do të ndizet “Flakadani i Lirisë” – Përkrahje për ish krerët e UÇK-së

Këshilli Organizativ i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka njoftuar se më 14 shtator 2026 do të organizojë ndezjen e...

Trending