Lajme
Mërgimtari: Jam i shokuar, për 2 javë EVN më çou faturë 64.000 denarë
Një mërgimtar nga fshati Ladorishti ka ngritur shqetësimin për, siç thotë ai, faturat e fryra dhe të pajustifikueshme të energjisë elektrike nga EVN, duke akuzuar kompaninë për zhvatje të qytetarëve, në veçanti të mërgimtarëve, shkruan Struga Ekspres.
Sipas tij, gjatë një qëndrimi pushimor prej vetëm dy javësh në vendlindje, ai ka pranuar një faturë të energjisë elektrike në vlerë prej 64.636 denarësh, shumë kjo që e cilëson absurde dhe të papranueshme.
Mërgimtari shprehet se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur konsum të jashtëzakonshëm të rrymës që do ta arsyetonte një faturë kaq të lartë.
“Është e pakuptimtë që për dy javë qëndrim, rë vijë një faturë kaq e madhe. Kjo është zhvatje e hapur, sidomos ndaj nesh që vijmë vetëm për pushime”, deklaron ai, duke shtuar se raste të ngjashme po u ndodhin edhe shumë mërgimtarëve të tjerë.
Ai kërkon nga institucionet kompetente që të hetojnë rastin dhe të marrin masa ndaj praktikave që, sipas tij, dëmtojnë rëndë qytetarët dhe cenojnë besimin ndaj shërbimeve publike. (Struga Ekspres)
Lajme
Abdixhiku “mesazh” Përparim Ramës: E papranueshme që LDK t’i ketë tri drejtori, e PDK-ja tetë – s’përfaqësohet LDK-ja me anonima
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me Përparim Ramën, kryetar i Prishtinës.
Ai ka pasur kritika në lidhje me përfaqësimin e LDK-së në qeverisjen në Prishtinë.
E ka quajtur të papranueshme që LDK-ja t’i ketë tri drejtori, ndërsa PDK-ja me tetë.
Lajme
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, burg përjetë për Plaurent Dervishaj, dënim edhe për Julian Meçe
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçen, pasi i shpalli fajtorë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku.
Sipas hetimeve, në atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019, në autostradën Tiranë–Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit, dyshohet se janë përfshirë edhe Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja, Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri.
Në momentin e sulmit, ish-prokurori Arjan Ndoja udhëtonte në një automjet tip “Benz” së bashku me Aleksandër Lahon, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi dhe me nofkën “Rrumi i Shijakut”, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, ish-efektiv i Policisë së Shtetit.
Automjeti u qëllua me breshëri automatiku nga një makinë tjetër në lëvizje. Si pasojë e të shtënave, automjeti doli nga rruga, ndërsa tre personat u transportuan me një automjet privat drejt spitalit.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Andi Maloku, 24 vjeç, ndërroi jetë në spital si pasojë e një plumbi të marrë në gjoks. Ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho mbetën të plagosur dhe i mbijetuan atentatit.
Lajme
Kriminologu Rijad Bejtulla zgjidhet zyrtarisht anëtari më i ri në Shoqatën elitare për Kriminologji dhe Drejtësi Penale në Shkup
Një tjetër arritje e madhe shkencore dhe profesionale është shënuar në fushën e drejtësisë penale dhe kriminologjisë në vend. Kriminologu dhe hulumtuesi i ri, i njohur për sukseset e tij të njëpasnjëshme akademike, është pranuar zyrtarisht si anëtari më i ri i Shoqatës për Kriminologji dhe Drejtësi Penale me seli në Shkup.
Ky anëtarësim vjen si një vlerësim i rëndësishëm për punën dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm në studimin dhe hulumtimin e etiologjisë dhe fenomenologjisë së kriminalitetit. Shoqata në fjalë përbën një nga platformat më prestigjoze ku bëhen bashkë ekspertë të fushës, profesorë universitarë dhe profesionistë të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
