Connect with us

Lajme

Pasi u grindën publikisht, Mali Sharr dhe Eskimo Sport u pajtuan

Institucioni Publik Parku Kombëtar “Mali Sharr” dhe operatori “Eskimo Sport” kanë arritur marrëveshje, pas disa problemeve që janë shkaktuar disa ditë më parë në Kodrën e Diellit, transmeton Portalb.mk.

“Pash zhvillimit të një dialogu konstruktiv dhe koordinimi institucional, është arritur një marrëveshje me operatorin Eskimo Sport, i cili ushtron veprimtarinë e skijimit me makina ratrak, si dhe me subjektin restorant Arena, i cili ushtron ekskluzivisht veprimtari gastronomike në territorin e Parkut Kombëtar”, raportoi Institucioni “Mali Sharr”.

Ky institucion ka shpreh mirënjohje ndaj operatorit Eskimo për gatishmërinë për respektimi e rregullativës ligjore, duke siguruar mbrojtje të biodiversitetit, turistëve dhe punonjësve.

“Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr mbetet fuqishëm i përkushtuar për bashkëpunim me të gjithë subjektet që veprojnë me përgjegjësi, respektojnë kornizën ligjore dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në harmoni me natyrën”, raportoi Institucioni “Mali Sharr”.

Pasi më 16 janar, Parku Kombëtar ‘Mali Sharr’ njoftoi se punonjësit e tyre janë sulmuar nga makinat ratrak të një operatori të paautorizuar që lëvizte në hapsirat e parkut kombëtar, të nesërmen ata njoftuan se në llogarinë e tyre kanë arritur 300 mijë denarë nga operatori, për çka thonë se u paguan pa faturë paraprake ose pa kërkesë për pagesë nga ana e institucionit, për çka është njoftuar Sektori për Krim Ekonomik.

Operatori Eskimo Freeride mohoi sulmin, ndërkaq Ministria e Brendshme po heton rastin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Punëdhënësit para detyrimit ligjor: Nga korriku fillon pagesa e K-15

Punëtorët e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut nga 1 korriku mund të presin pagesën e regresit për pushimin vjetor, i njohur si K-15. Sipas llogaritjeve të bazuara në pagën mesatare neto të tre muajve të fundit, shuma minimale e këtij regresi për vitin 2026 arrin në 19.116 denarë.

Lartësia e K-15 është përcaktuar në bazë të pagës mesatare neto për muajt shkurt, mars dhe prill, e cila ka arritur në rreth 47.790 denarë. Marrëveshja Kolektive për sektorin privat përcakton se regresi për pushimin vjetor duhet të jetë së paku 40 për qind e kësaj page.

Të drejtën për ta përfituar këtë kompensim e kanë të gjithë punëtorët që kanë të paktën gjashtë muaj punë të pandërprerë te i njëjti punëdhënës gjatë vitit kalendarik. Ndërkohë, punëdhënësit mund të vendosin të paguajnë edhe shuma më të larta, nëse kjo parashihet me marrëveshje kolektive ose me vendime të brendshme të kompanive.

Megjithatë, ligji parashikon edhe përjashtime. Ndërmarrjet që operojnë me humbje ose përballen me vështirësi financiare mund të kërkojnë uljen e shumës së K-15 ose lirimin nga kjo detyrë, por vetëm nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj dhe posedojnë dokumentacionin përkatës.

Mosrespektimi i detyrimit për pagesën e regresit mund të sjellë masa ndëshkuese për punëdhënësit. Inspektorati Shtetëror i Punës ka të drejtë të kryejë kontrolle, ndërsa punëtorët mund të paraqesin ankesa ose të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre në gjykatë.

Për mijëra familje, K-15 mbetet një nga të ardhurat shtesë më të rëndësishme gjatë muajve të verës, kur shpenzimet për pushime dhe nevojat e përditshme rriten. Pavarësisht barrës financiare për kompanitë, regresi për pushimin vjetor mbetet një e drejtë e garantuar e punëtorëve dhe jo një shpërblim apo bonus vullnetar,përcjell INA.

Continue Reading

Lajme

Abdixhiku “mesazh” Përparim Ramës: E papranueshme që LDK t’i ketë tri drejtori, e PDK-ja tetë – s’përfaqësohet LDK-ja me anonima

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me Përparim Ramën, kryetar i Prishtinës.

Ai ka pasur kritika në lidhje me përfaqësimin e LDK-së në qeverisjen në Prishtinë.

E ka quajtur të papranueshme që LDK-ja t’i ketë tri drejtori, ndërsa PDK-ja me tetë.

Continue Reading

Lajme

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, burg përjetë për Plaurent Dervishaj, dënim edhe për Julian Meçe

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçen, pasi i shpalli fajtorë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku.

Sipas hetimeve, në atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019, në autostradën Tiranë–Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit, dyshohet se janë përfshirë edhe Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja, Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri.

Në momentin e sulmit, ish-prokurori Arjan Ndoja udhëtonte në një automjet tip “Benz” së bashku me Aleksandër Lahon, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi dhe me nofkën “Rrumi i Shijakut”, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, ish-efektiv i Policisë së Shtetit.

Automjeti u qëllua me breshëri automatiku nga një makinë tjetër në lëvizje. Si pasojë e të shtënave, automjeti doli nga rruga, ndërsa tre personat u transportuan me një automjet privat drejt spitalit.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Andi Maloku, 24 vjeç, ndërroi jetë në spital si pasojë e një plumbi të marrë në gjoks. Ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho mbetën të plagosur dhe i mbijetuan atentatit.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 minutes ago

Punëdhënësit para detyrimit ligjor: Nga korriku fillon pagesa e K-15

Punëtorët e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut nga 1 korriku mund të presin pagesën e regresit për pushimin vjetor,...

Lajme30 minutes ago

Abdixhiku “mesazh” Përparim Ramës: E papranueshme që LDK t’i ketë tri drejtori, e PDK-ja tetë – s’përfaqësohet LDK-ja me anonima

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me Përparim Ramën, kryetar i Prishtinës. Ai ka pasur kritika në...

Lajme1 hour ago

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, burg përjetë për Plaurent Dervishaj, dënim edhe për Julian Meçe

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçen, pasi i...

Lajme3 hours ago

Kriminologu Rijad Bejtulla zgjidhet zyrtarisht anëtari më i ri në Shoqatën elitare për Kriminologji dhe Drejtësi Penale në Shkup

Një tjetër arritje e madhe shkencore dhe profesionale është shënuar në fushën e drejtësisë penale dhe kriminologjisë në vend. Kriminologu...

Lajme4 hours ago

Lista e zezë e SHBA-së: Këto janë subjektet nga Kosova që janë nën sanksione

Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë dhe subjekte nga gjashtë shtete...

Lajme14 hours ago

Kasami për protestën: BDI “hedh gurin dhe fsheh dorën”

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në emisionin “On Time” në “TV Koha” duke komentuar...

Lajme14 hours ago

Kasami: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ndryshojë asgjë

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në emisionin “On Time” në TV Koha ka thënë...

Lajme14 hours ago

Kasami: BDI dhe Gjykata Kushtetuese të sinkronizuar dakorduan vendimin

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në emisionin “On Time” në TV Koha duke komentuar...

Lajme15 hours ago

AARC Mbështet Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump dhe Zbatimin e Plotë të Marrëveshjes së Ohrit

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) mbështet fuqimisht Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump, i cili riafirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara...

Lajme15 hours ago

Vilson Sinishtaj: Malësia është tokë autoktone shqiptare , shumica shqiptare është vijë e kuqe

Politikologu dhe aktivisti i diasporës shqiptare në SHBA, Vilson Sinishtaj, ka reaguar sërish me deklarata politike mbi zhvillimet në Malësi...

Trending