Connect with us

Lajme

ASH e Selës pjesë e Qeverisë! Mehmedi: I kemi tre kushte

ASH është subjekt politik i krijuar për shqiptarët, jo për ndarjen dhe përfitimin e pozitave e privilegjeve pa kushte.” Kështu u shpreh në intervistën “1+1” të TVM2 nënkryetari i ASH-së, së Ziadin Selës, Remzi Mehmedi, i pyetur nëse ky subjekt, tashmë i larguar nga AKI, ka fuqi të qëndrojë gjatë në opozitë apo është i gatshëm të bëhet pjesë e Qeverisë.

Sipas tij, opozita apo pushteti nuk janë çështje ambicieje personale, por varen nga rrethanat politike dhe vullneti i elektoratit. Deri më tani nuk u është ofruar asnjë ofertë konkrete, megjithatë subjekti politik i Ziadin Selës mbetet i gatshëm të shqyrtojë seriozisht çdo ofertë për pjesëmarrje.

“Unë mund të themë se në qoftë se do të kemi një ofertë konkrete dhe në bazë të kësaj, sepse duhet të jem korekt, me juve dhe me opinionin që po na ndjek, një ofertë konkrete për ta shtruar në tavolinë që ne ta kemi objekt diskutimi dhe mbi atë të vendosim se çfarë bëjmë, deri në këto momente nuk kemi, ndërsa me dinamikën e zhvillimeve këtu gjithçka është e mundur, duke filluar nga zgjedhjet e shpejta dhe të parakohëshme siç duket çdo ditë që ka tensione midis partnerëve të vetë koalicionit. Nëse i referoheni koalicionit ‘VLEN’ ata janë në proces të koonsolidimit ose shkrirjes së një parti të vetme, nuk është vetëm ai problem, shohim edhe probleme më të theksuara se aq” – u shpreh nënkryetari i ASH-së, Remzi Mehmedi.

Mehmedi: Tre kushte për t’u bërë pjesë e Qeverisë

Edhe në rast se ASH-së do t’i ofrohej një ftesë për pjesëmarrje në Qeveri, shton Mehmedi, prioritet nuk do të ishte marrja e pushtetit si qëllim në vetvete, por përmbajtja e ofertës dhe garancitë konkrete për ndryshime reale në dobi të qytetarëve, veçanërisht të shqiptarëve.

Pa pasur garanci të qarta për zhbllokimin e integrimit evropian, për barazi të plotë institucionale dhe për mekanizma që mbrojnë vullnetin politik të shqiptarëve, çdo ofertë për pushtet do të kërkonte analizë të thelluar dhe vendimmarrje mbi bazë parimesh nga ASH-ja.

“Sigurisht është se debllokimi i rrugës integruese për në BE-n, përfaqësimi i drejt dhe adekuat i shqiptarëve në institucione, çështja që Gjykata Kushtetuese vendimet t’i merr me Badenter në të ardhmen, si dhe çështje të tjera të cilat seriozisht i stabilizojnë funksionimin politik të këtij shteti” – deklaroi Mehmedi.

Kjo pranverë për ASH-në do të jetë sezon riorganizimi dhe rikthimi politik, me ambicie për t’u pozicionuar si faktor kyç në skenën politike. Në pranverë pritet të mbahet kongresi i rregullt, ku ASH-ja do të zgjedhë kryesinë e re, në një moment që shihet si pikë kthese për subjektin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh

Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kuçevishtë të Shkupit, ku dy persona kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë grabitur një shumë parash.

Sipas njoftimit të policisë, më 25 tetor 2026, në orën 23:20, një 35-vjeçar nga fshati Kuçevishtë ka denoncuar rastin në SPB Shkup.

Ai ka deklaruar se rreth orës 23:00, dy persona të gjinisë mashkullore kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë kërcënuar me armë zjarri atë dhe bashkëshorten e tij.

Më pas, autorët kanë marrë paratë e qarkullimit ditor të një kompanie të postës së shpejtë, ku ishte e punësuar bashkëshortja e denoncuesit.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.

Continue Reading

Lajme

Haraçina nis ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve!

Në Haraçinë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve, një projekt që synon t’i japë qendrës së komunës një pamje të re, moderne dhe dinjitoze.

Sheshi do të krijojë një hapësirë të re për qytetarët, duke shërbyer njëkohësisht si vend përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë.

Projekti ishte paralajmëruar dhe diskutuar me qytetarët, ndërsa sot nis zbatimi i tij konkret.

Sheshi i Dëshmorëve po bëhet realitet!

Premtimet marrin kuptim kur shndërrohen në projekte konkrete që i shërbejnë komunitetit dhe ruajnë kujtesën historike.

Continue Reading

Lajme

VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjurgjeviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoninë e Veriut

VLEN nëpërmjet një komumikate i kanë reaguar ministres për Punë Sociale të Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenovski për deklaratat e saj për betejën e Kumanovës të cilën ajo e paraqiti si përmbushje e “betimit të Kosovës”.

“Deklaratat e ministres serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski në Zebërnjak, ku beteja e Kumanovës paraqitet si përmbushje e “betimit të Kosovës”, janë provokim i rëndë politik dhe përpjekje për promovimin e miteve dhe narrativave nacionaliste serbe në vendin tonë. Politika zyrtare e Beogradit duhet njëherë e mirë të heqë dorë nga mendësia hegjemoniste. Kjo është e njëjta mendësi që ka shkaktuar katër luftëra dhe qindra mijëra viktima në Ballkan dhe destabilitet të vazhdueshëm në rajon. Edhe më skandaloze është pjesëmarrja e ministrit Ivan Stoilkoviq, i cili në vend që të mbrojë interesat dhe dinjitetin e shtetit ku ushtron detyrën, bëhet pjesë e manifestimeve që shërbejnë për afirmimin e agjendave nacionaliste të një shteti tjetër. Maqedonia e Veriut nuk do të jetë kurrë platformë për pretendime historike e politike të Serbisë! VLEN kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për ta shndërruar historinë në instrument të nacionalizmit. Nuk do të heshtim përballë provokimeve të tilla dhe nuk do të lejojmë që shteti ynë të shndërrohet në skenë për projekte nacionaliste që i përkasin të kaluarës”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.(INA)

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme19 hours ago

Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh

Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh. Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen...

Lajme19 hours ago

Haraçina nis ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve!

Në Haraçinë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve, një projekt që synon t’i japë qendrës së...

Lajme19 hours ago

VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjurgjeviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoninë e Veriut

VLEN nëpërmjet një komumikate i kanë reaguar ministres për Punë Sociale të Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenovski për deklaratat e saj...

Lajme22 hours ago

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë...

Lajme22 hours ago

Filipçe, Mickoskit: Shpalli vetë zgjedhjet, ne nuk të bëhemi alibi!

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot e përsëriti qëndrimin e tij për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend...

Lajme22 hours ago

Shpallet në kërkim i dyshuari që ia mori jetën Arlinda Zekajt

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, në fshatin Vitomiricë të...

Lajme22 hours ago

Nga e enjtja, letërnjoftimet dhe patentë-shoferët në Maqedoni mund t’i keni edhe në telefona

Nga e enjtja, qytetarët do të mund t’i kenë letërnjoftimet dhe patentë-shoferët në telefonat e tyre mobilë, njoftoi ministri i...

Lajme2 days ago

Mbeturinat para shkollave dhe kopshteve në Tetovë ngrenë shqetësim, drejtori i NPK-së Samet Bislimi: Grumbullimi falas nga dera e secilës shtëpi dhe objekt

Jepet zgjidhje konkrete për mbeturinat e vëllimshme në Tetovë – drejtori i NPK-së u bën thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë shërbimin...

Lajme2 days ago

Gjest i madh, 18 vjeçari gjen kuletën me 18 mijë € dhe i’a kthen pronarit

Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të...

Lajme2 days ago

“Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë

Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në...

Trending