Lajme
Edhe një kallëzim tjetër penal ndaj Fatmir Deharit
Departamenti i Punëve të Brendshme në Kërçovë ka ngritur kërkesë penale kundër ish-kryetarit të Komunës së Kërçovës, dy personave të tjerë dhe një kompanie private, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe punë të papërgjegjshme që ka rezultuar me dëmtimin e buxhetit komunal për një shumë prej 1.457.205 denarësh.
Sipas denoncimit zyrtar, i dyshuari kryesor F.D. (52) nga fshati Sërbicë, në cilësinë e ish-kryetarit të komunës, akuzohet se më datë 08.01.2025 ka miratuar një plan për furnizime publike në kundërshtim me Ligjin për Veprimtari Komunale, duke ia besuar mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra rreth ndërtesës së komunës një subjekti privat nga fshati Dllapkin Doll, edhe pse komuna posedon Ndërmarrjen e vetë Publike Komunale për këto shërbime.
Përveç tij, kërkesa penale përfshin edhe personin B.K. (46) nga fshati Aranjell, përgjegjës për mirëmbajtjen e gjelbërimit, i cili akuzohet për “Punë të papërgjegjshme në shërbim” pasi ka dështuar në mbikëqyrjen e duhur, si dhe administratorin e kompanisë private D.S. (41), i cili akuzohet për “Keqpërdorim të procedurës për thirrje publike” duke shkelur me vetëdije rregullat e tenderimit. Policia vlerëson se ky veprim është bërë me qëllim që kompania të përfitojë dobi pasurore në dëm të drejtpërdrejtë të buxhetit të Komunës së Kërçovës, ndërsa të gjitha provat dhe dokumentacioni përkatës i janë dorëzuar prokurorisë për procedim të mëtejshëm penal.
Lajme
Prej nesër rriten temperaturat, deri të enjten arrijnë në 23 gradë
DPHM paralajmëron se vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm.
Prej nesër, nën ndikimin e rrymës ajrore jugore, temperaturat do të rriten gradualisht dhe përsëri do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme, ndërsa nga e mërkura erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h), veçanërisht në pjesët perëndimore.
Nesër pasdite dhe në fundit të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu kudo. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet ditore nga 8 deri në 16 gradë. Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të kohëpaskohshme me diell, me reshje shiu pasdite dhe drejt fundit të ditës. Do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura do të lëvizë nga 6 deri në 14 gradë.
Të martën temperatura në vend do të arrijë deri 20 gradë, të mërkurën 21, ndërsa të enjten 23 gradë.
Lajme
Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në Kroaci ka qëndruar edhe në Xhaminë e Zagrebit, ku është pritur nga Myftiu i Kroacisë, akademik dr. Aziz ef. Hasanoviq, dhe zëvendësmyftiu Mevludi ef. Arslani.
Gjatë kësaj vizite, Kasami pati mundësinë të njihet nga afër edhe me Gjimnazin Islam “Dr. Ahmed Smajloviq”, i cili funksionon brenda kompleksit të xhamisë.
Në postimin e tij, Kasami theksoi veçanërisht rolin që luan kjo xhami për komunitetin shqiptar në Kroaci, duke e cilësuar atë si një vend ku shqiptarët jo vetëm kryejnë ritet fetare, por edhe takohen, bashkohen dhe ruajnë kulturën e tyre kombëtare.
Ai falënderoi nikoqirët për mikpritjen gjatë vizitës.
Lajme
Përshefca në zi, qytetarë të shumtë i japin lamtumirën e fundit Agron Memedit
Sot, të gjitha rrugët çonin drejt Përshefcës së Tetovës, ku u zhvillua ceremonia mortore e ish-futbollistit Agron Memedi, i cili u nda nga jeta duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë ata që e njohën.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qytetarë nga të gjitha anët e vendit, përfaqësues të klubit futbollistik Shkëndija, pjesëtarë të Tifo Grupit “Ballistët”, si dhe bashkëluftëtarë të të ndjerit, të cilët u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Përshhefca sot ishte e mbuluar nga zija. Në një atmosferë të rëndë emocionale, të pranishmit shprehën respektin dhe nderimin për Agron Memedin, ndërsa kurora me lule u vendosën mbi varrin e tij në shenjë kujtimi dhe respekti.
Agron Memedi u përcoll për në banesën e fundit mes dhimbjes, lotëve dhe nderimeve të shumta, duke lënë pas kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e atyre që e njohën.
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
