Lajme
S’ka integrim pa respektim të shqiptarëve, Begaj ia përcjell shqetësimet Siljanovskës
Respektimi dhe zbatimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimi adekuat i shqiptarëve nëpër institucione shtetërore, si dhe zbatimi i plotë i gjuhës shqipe nuk janë çështje teknike, por element thelbësor për stabilitetin politik dhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, apeloi nga Shkupi presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai këtë qëndrim ia ka thënë homologes së tij Gordana Siljanovska Davkova në takimin kokë më kokë, me çka ka kërkuar që shqiptarëve tu mundësohet të gjitha të drejtat që u takojnë me Marrëveshjen e Ohrit.
“Shqipëria e vlerëson arritje historike Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, dhe ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie funksionale multietnike përmes zbatimit të plotë të kësaj marrëveshje dhe respektimit të detyrimeve që rrjedhin prej saj. Ne besojmë se përfaqësimi i drejtë dhe dinjitoz e adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore, zbatimi i plotë i ligjit të gjuhës, me përdorimin e gjuhës shqipe i cili ka lidhje me identitetin kombëtar shqiptar dhe ruajtja e funksionimi i mekanizmave të barazisë nuk janë vetëm thjeshtë çështje teknike ata janë element thelbësor për kohezionin social, për stabilitetin institucional dhe për perspektivën evropiane”, theksoi presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten maqedonase Siljanovska-Davkova.
Begaj me këtë rast theksoi rëndësinë dhe kontributin e faktorit shqiptarë në stabilitetin politik dhe avancimin euroatlantik në Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Shqiptarët këtu janë shtet-formues dhe kontribuues, janë bashkëpunues, konstruktiv dhe demokratik. Faktori shqiptarë dhe shqiptarët kanë qenë dhe mbeten kyç për stabilitetin politikë në qeverisje dhe në avancimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët në Maqedoni të Veriut dhe maqedonasit në Shqipëri mbeten një urë e fortë e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona”, theksoi Begaj.
Gjatë fjalimit të tij, Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa veçanërisht u ndal edhe në rolin e Korridorit 8. Ai tha se ky korridor është simbol i kësaj epoke të re bashkëpunimi.
“Përmes zbatimit të projekteve të nënshkruara më parë kemi realizuar rezultate konkrete përfshi dhe lehtësimin e lëvizjes në vendkalimet kufitare. Ne duhet ta thellojmë më tepër bashkëpunimin politik, ekonomikë dhe shoqërori dhe të krijojmë sinergji të reja në energjinë e gjelbër, ekonominë digjitale e kështu me radhë. Korridori 8 është simbol i kësaj epoke të re bashkëpunimi. Vlerësuam se Korridori 8 nuk është vetëm rrugë transporti, ky korridor është energjetik, hekurudhor dhe rrugor, dhe mbi të gjitha korridor i sigurisë evropiane që lidhë Mesdheun me Detin e Zi duke i vendosur dy vendet tona në zemrën e këtij aksi strategjik”, tha Begaj.
SILJANOVKSA: ME SHQIPËRINË NUK KEMI ÇËSHTJE TË HAPURA
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova nga ana tjetër tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë konteste por kanë bazë për bashkëpunim.
“Kjo vizitë paraqet edhe një konfirmim për marrëdhëniet e mira fqinjësore të cilat ndërtohen nëpërmjet respektit të ndërsjella. Ne nuk kemi konteste të hapura, derisa s’kemi konteste kemi bazë të zgjeruar për bashkëpunim”, theksoi Siljanovska. Ajo më tej tha se bashkëpunimi duhet të fokusohet në zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor. Siljanovksa tha se kryesisht se në takim është diskutuar në lidhje me integrimin evropian të të dyja vendeve. “Tema kryesore ka të bëj me perspektivën evropiane. Shqipëria është më afër në këtë rrugë dhe unë shpreh kënaqësinë time për këtë. Unë përveç Shqipërisë dhe Malit të zi shoh hapa evropian edhe për gjithë Ballkanin Perëndimorë. Kuptohet që fort jemi të përcaktuar dhe determinuar për BE-në. Anëtarësimi realizohet përmes reformave, veçanërisht me sundimin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike”, tha Siljanovska.
Siljanovska gjatë konferencës së përbashkët u pyet në lidhje me atë se përse po zvarritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për gjuhën shqipe dhe a do të thotë kjo se po bëhet diskriminim i shqiptarëve dhe sa kjo çështje do të jetë problem i Maqedonisë së Veriut në integrimin evropian. Siljanovska shmangu të jep një koment në lidhje me këtë.
PYETJET QË VENDOSËN NË SIKLET SILJANOVSKËN!
Pas konferencës së përbashkët gazetarët shqiptarë pyetën presidenten se zvarritja e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, a dëmton kjo zvarritje respektimin e të drejtave të shqiptarëve dhe a do të jetë kjo një pengesë në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut. Siljanovska shmangu të jep një përgjigje të drejtpërdrejtë duke thënë se nuk komenton vendimet dhe punën e një organi të pavarur, siç është Gjykata Kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese nuk është pjesë e gjyqësisë së rregullt, bëhet fjalë për organ shtetëror dhe unë nuk dua të interpretoj punën e saj. Mendoj se pritej në kompletimin e Gjykatës Kushtetuese, kuptohet se pres që Gjykata Kushtetuese të sjell vendim në procedurë e cila është e vërtetuar në aktin e Gjykatës Kushtetuese në korniza të kompetencave kushtetuese”, theksoi Siljanovska-Davkova.
Ndërkohë Begaj u pyet nëse ka marrë garanca në lidhje me shqetësimet për (mos)respektimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai nuk dha një përgjigje konkrete, duke përdorur një gjuhë diplomatike, por duke e bërë të qartë se kjo çështje ndikone dhe në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut.
“Gjatë bisedës me presidenten një rol të rëndësishëm luajtën faktori shqipat arë dhe shqiptarët që jetojnë në RMV. Ata janë shtetformues, kontribuues aktiv në qeverisje dhe integrimin euro-atlantik. Zbatimi I marrëveshjes së Ohrit nuk është një çështje teknike, është thelbësore që ka të bëjë me kohezionin social, bashkëpunimin ndëretnik dhe integrimin euro-atlantik”, tha Begaj. Presidenti shqiptar theksoi se dëshirë e tij ka qenë që ti takojë në një takim të, përbashkët të gjithë përfaqësuesit e partive shqiptare në Maqedoni të veriut, por ka zgjedhur ti takojë veçmas për shkak të dallimeve ideologjike që kanë. Megjithatë Begaj tha se qëndrimi i përbashkët i të gjitha partive shqiptare në pushtet dhe opozitë është që vendi duhet të integrohet në Be dhe se duhet të zbatohet dhe implementohet tërësisht Marrëveshja e Ohrit.
Lajme
U kap me 1 milion € në Merdare, kush është personi që arriti të arsyetoj paratë?
Shtetasi gjerman, i dyshuar për 1 milion euro të padeklaruara kur kishte hyrë në Kosovë nga Merdarja, është paraqitur dje për intervistim në Policinë e Kosovës.
Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje meqë pasi kishte pranuar se paratë e gjetura në automjetin e tij ishin të tijat, s’kishte arritur të dëshmonte prejardhjen e tyre.
Policia në raportin e saj 24-orësh e ka cilësuar veprën penale si “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”.
Më 24 shkurt 2026, në pikën kufitare në Merdarë, autoritetet zbuluan rreth 1 milion euro të fshehura brenda një automjeti tip Mercedes Sprinter me targa të Shqipërisë që po hynte nga Serbia.
Një skaner që i ishte dhuruar Kosovës nga SHBA kishte zbuluar paratë në automjetin që po kalonte nëpër pikë kufitare.
Raporti i policisë:
Gjermani – Kosovë 24.02.2026 – NN. Më 23.10.2026 në PSRK është paraqitur për intervistim i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë, për shkak se me 24.02.2026 në vendkalimin kufitar në Merdare në automjetin me targa të Shqipërisë në një hapësirë të modifikuar brenda në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar 1.000.000 (një milion) euro. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se paratë e konfiskuara kanë qenë të tij, por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen e parave dhe lidhjen me personat e dyshuar që kanë bërë transportin e tyre. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lajme
Kumanovari dhuron 26 mijë euro për rrugën që mundëson qasjen në xhaminë më të vjetër në rajon
Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc.
Marrëveshja për blerjen u nënshkrua më 19 tetor 2026, në prani të myftiut të Kumanovës, h. Abedin ef. Imeri, dhe anëtarëve të familjes Selmani nga Llojani.
Rruga ka një sipërfaqe prej 529 metrash katrorë, me gjerësi prej shtatë metrash, ndërsa vlera e blerjes arrin në 26.450 euro, shumë e paguar nga Husejn Bajrami.
Muftinia e Kumanovës e falënderoi z.Bajrami për këtë kontribut, si dhe familjen Selmani për bashkëpunimin, duke shprehur lutjen që kjo vepër të pranohet si sadaka dhe të shpërblehet me të mira.
Lajme
Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa
Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të mëngjesit duke u zhvendosur një orë prapa.
Në vitin 2018, Komisioni Evropian shqyrtoi heqjen e ndërrimit të kohës sezonale dhe më pas zhvilloi një konsultim publik në të cilin morën pjesë rreth 4.6 milionë njerëz.
Megjithatë, ndonëse 84 përqind e të anketuarve ishin në favor të heqjes së tij, anëtarët nuk arritën të arrinin një marrëveshje se cila kohë do të ishte e përhershme, kështu që propozimi nuk u zbatua.
Vendet e BE-së ende kalojnë në orën e verës në pranverë dhe në orën e dimrit në vjeshtë.
Në Azi, Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Tailanda, Vietnami, Indonezia, Malajzia dhe Singapori nuk e përdorin kohën e kursimit të verës.
Kina e hoqi orën e verës në vitin 1991.
Në Lindjen e Mesme , Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti dhe Bahreini nuk e ndryshojnë orën gjatë vitit.
Irani e hoqi ndërrimin sezonal të orës në vitin 2022, dhe që nga viti 2023 nuk e ndryshon më kohën midis verës dhe dimrit.
Në Amerikën e Jugut , Brazili, Argjentina, Kolumbia, Peruja dhe Ekuadori nuk e përdorin kohën sezonale.
Në Australi, rregullat ndryshojnë sipas shtetit. Uellsi i Ri Jugor, Viktoria, Australia Jugore, Tasmania dhe Territori i Kryeqytetit Australian po kalojnë në orën verore, ndërsa Queensland, Australia Perëndimore dhe Territori Verior nuk e ndryshojnë orën, raportoi portali Maariv.
Ndër arsyet për heqjen e ndërrimit të kohës sezonale janë funksionimi më i thjeshtë i jetës së përditshme , shmangia e problemeve në sistemet kompjuterike, transportin dhe biznesin, si dhe fakti që në vendet pranë ekuatorit, gjatësia e ditës nuk ndryshon ndjeshëm gjatë vitit.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 week agoÇmimi i naftës shënon rënie
