Connect with us

Lajme

Fatmir Limani iu përgjigj pyetjes së VLEN-it, çfarë kërkonte në një tavolinë me Ali Ahmetin për iftar?

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, i cili ka mosmarrëveshje me disa nga anëtarët e tjerë të koalicionit qeverisës VLEN, por që zyrtarisht është ende pjesë e tij, iu përgjigj pyetjes që i bëri koalicioni nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale – çfarë po bënte në të njëjtën tavolinë me kundërshtarët politikë Ali Ahmeti dhe Arben Taravari në darkën e iftarit të organizuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama?, raportonPortalb.mk.

“Nëse dikush kërkon shpjegim pse Fatmir Limani është në një tryezë ku shfaqet edhe Ali Ahmeti, përgjigjja është më e thjeshtë sesa përpjekja për ta shndërruar atë në një “dilemë politike”, tha Limani në postim.

“Së dyti, fotografia apo prania në një ambient të përbashkët nuk e rishkruan historinë e qëndrimeve politike të askujt. Qëndrimet e mia kanë qenë gjithmonë publike dhe të qarta. Por kultura politike dhe pjekuria shoqërore avancon dhe kërkon që edhe kundërshtarët të jenë në gjendje të përshëndeten, të bisedojnë dhe të ruajnë një minimum normaliteti në raportet njerëzore”, shton më tej ai.

Limani thekson se ndërkohë që disa përpiqen të krijojnë “dilema artificiale nga një fotografi iftari”, ai ndodhet përballë një realiteti tjetër: një përpjekje të hapur dhe përjashtuese ndaj meje, “pikërisht nga ata me të cilët ndërtuam bashkë një projekt politik”.

Ali Ahmeti, Fatmir Limani dhe të tjerë në iftarin e shtruar nga Edi Rama. Foto nga profili i ambasadorit Meidani në Facebook
Ali Ahmeti, Fatmir Limani dhe të tjerë në iftarin e shtruar nga Edi Rama. Foto nga profili i ambasadorit Meidani në Facebook

“Nuk është sekret që brenda VLEN-it, zhvillohet një luftë me bërryla për të zëvendësuar me figura anonime, protagonistët kryesorë që realizuan projektin e bashkimit. Në rrethana të tilla, askush nuk mund të presë që unë të qëndroj duarkryq. Sepse unë jam njeri i tavolinave jo i bodrumeve. Duhet thënë edhe një gjë thelbësore:
– sofrat që bashkojnë nuk duhet të shqetësojnë askënd, përveç atyre që nuk i’a duan të mirën kombit.
Tradita e iftarit gjithmonë ka luajtur rolin e urës që afron njerëzit, pavarësisht bindjeve apo përkatësive të tyre.
Në një kohë kur shoqëria ka nevojë për më shumë ura lidhëse dhe më pak mure ndarëse, çdo përpjekje për ta problematizuar një moment të tillë flet më shumë për frikën e disa njerëzve nga dialogu sesa për realitetin politik.
Politika është garë idesh dhe vizionesh, por kultura jonë mbetet më e madhe se çdo rivalitet i përkohshëm. Dhe pikërisht këtë simbolizon një sofër iftari: respektin për tjetrin dhe mundësinë që, edhe në dallime, të ruajmë dinjitetin e përbashkët. Ata që me mendojne ndryshe nisen nga veperime qe i bejne secilën ditë”, thekson Limani.

Paraprakisht, Bilall Kasami tha për Alsat se Fatmir Limani nuk ka qenë i deleguar i VLEN-it në iftarin e Edi Ramës në Tiranë, ndërsa për fotografinë me Ali Ahmetin i kërkon të sqarohet publikisht.

“Sigurisht që mbetet vet zotëri Limani këto ditë të sqarojë qëllimin dhe atë se pse është ulur në një tavolinë me Ali Ahmetin, të cilin ai vetë ka deklaruar se me asnjë farë kushti nuk do të ishte ulur bashkë me ata të cilët i ka akuzuar si vrasës të babait të tij”, tha Kasami.

Kasami paralajmëron hapjen e diskutimit në VLEN për shkarkimin e Limanit.

“Derisa nuk ka një vendim ndryshe, sigurisht se është, por të gjitha këto zhvillime sigurisht që ndikojnë edhe për sqarimin e kësaj situate… Në kuadër tanimë të VLEN-it duhet ta diskutojmë edhe pozicionimin edhe të tij dhe shumë të tjerëve”, theksoi Kasami.

Tensionet mes ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani dhe kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami, nga radhët e së cilës parti është edhe Limani, janë shfaqur prej kohësh brenda koalicionit shqiptar VLEN, i cili është pjesë e qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Kasami ka shprehur publikisht pakënaqësi për rolin dhe performancën e përfaqësuesve të Besës në qeveri, duke mos përjashtuar mundësinë që partia të kërkojë edhe shkarkimin e Limanit nga posti i ministrit.

Në këtë kontekst, kryeministri Hristijan Mickoski reagoi ndaj deklaratave të Kasamit, duke theksuar se është i kënaqur me punën e Limanit dhe se ai mbetet “vlerë e shtuar” në Ministrinë e Politikës Sociale. Mickoski rikujtoi gjithashtu se si mandatar i qeverisë është ai që e formon kabinetin qeveritar dhe merr vendime për përbërjen e tij.

Këto zhvillime kanë thelluar debatet brenda koalicionit VLEN dhe kanë hapur diskutime për pozicionimin e disa figurave politike në qeveri, ndërsa tensionet janë reflektuar edhe në deklarata publike dhe qëndrime të ndryshme mes partnerëve të koalicionit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndijanjofton klubi kuqezi.

Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.

Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.

Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.

Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.

Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.

Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.

Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.

Continue Reading

Lajme

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi

Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.

Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme8 hours ago

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi. Pas përfundimit...

Lajme8 hours ago

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit...

Lajme8 hours ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi

Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15,...

Lajme8 hours ago

DOKUMENTI: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

Prokuroria Speciale ka zbuluar një shumë të të hollave në vlerë të përgjithshme prej 681 mijë dinarësh, apo afër gjashtë...

Lajme8 hours ago

“Nuk do të ndalemi këtu” – Mexhiti paralajmëron vende të reja pune në shtator

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se sot në Spitalin Klinik të Tetovës janë ndarë 109 vendime...

Lajme8 hours ago

Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve

Pas rikonstruimit të kabinetit të ministrave, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se së shpejti do të ketë ndryshim edhe në pozitat...

Lajme8 hours ago

Albin Kurti nesër për vizitë në Shkup

Më 26.08.2026 (e mërkurë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së...

Lajme1 day ago

Netanyahu: Irani shënjestroi një nga djemtë e mi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij ndërsa informacioni për...

Lajme1 day ago

“Lotaria” / Prokuroria me 231 prova dhe 7 dëshmitarë kundër Grubit dhe 7 personave të tjerë

Me shoqërim policor, ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nga paraburgimi u soll sot në Gjykatën Penale të Shkupit për...

Lajme1 day ago

E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin, ndërsa burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur...

Trending