Lajme
Arrestohet 65-vjeçari nga Bogovina, dyshohet për vjedhje në xhami
Policia ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në një objekt fetar.
“Më 17.03.2026 në ora 21:55 në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria Z.M.(65) nga i njëjti fshat, nën dyshimin se më 14.03.2026 ka kryer vjedhje në një xhami në Vrapçisht”, njofton policia për Tetovasot.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkat
Lajme
Filipçe, Mickoskit: Shpalli vetë zgjedhjet, ne nuk të bëhemi alibi!
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot e përsëriti qëndrimin e tij për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend dhe siç tha nuk do të jenë alibi i kryeministrit Hristijan Mickoski për shpalljen e zgjedhjeve.
“Ne e kemi thënë dhe do ta përsëris qëndrimin tonë, nuk do të jemi alibi për Hristijanin për zgjedhje, ai ka shumicën prej dy të tretash, le t’i shpallë zgjedhjet. Po presim që ai të japë rezultate, të japë një standard më të mirë, një jetë më të mirë, kjo është ajo që premtoi. Kushte më të mira në shkolla, në spitale, për fermerët, për pensionistët, një jetë më të mirë për punëtorët, nuk ka asgjë nga kjo. Pozicione më të mira negociuese, nuk ka asgjë, lufta kundër korrupsionit, krimit, nuk ka asgjë”, thotë Filipçe.
Ai theksoi se korrupsioni po lulëzon, e përmendi edhe rastin me Lotarinë Shtetërore dhe Artan Grubin, si dhe se 3.000 familje të reja me fëmijët e tyre janë shpërngulur, dhe tani janë 3.000 nxënës të klasës së parë më pak.
I pyetur nëse anëtarët e “Platformës 12.05” ishin të ftuar në bisedime, Filipçe u përgjigj se të gjithë janë të blerë nga qeveria dhe punojnë për interesat e saj. Lideri i LSDM-së theksoi se anëtarët e Platformës ishin të ftuar, dhe siç tha ai, ata ende janë të ftuar të vijnë dhe të bisedojnë.
Ai vuri re se në këtë mënyrë, ndërsa siç tha ata njerëz po punonin për një agjendë tradhtare.
“Sa të mjerë duhet të jenë këta njerëz që të punojnë për një agjendë kaq të pabesë? Absolutisht, nuk do t’ia dalin mbanë. Të gjithë janë blerë nga qeveria dhe po punojnë për interesat e saj”, thotë Filipçe.
Lajme
Shpallet në kërkim i dyshuari që ia mori jetën Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, shpallja e tij në kërkim është bërë me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij.
I dyshuari Albert (Sylejman) Sylaj ka lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.
Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, duke ftuar të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tij që të njoftojnë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.
Lajme
Nga e enjtja, letërnjoftimet dhe patentë-shoferët në Maqedoni mund t’i keni edhe në telefona
Nga e enjtja, qytetarët do të mund t’i kenë letërnjoftimet dhe patentë-shoferët në telefonat e tyre mobilë, njoftoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në prag të prezantimit të aplikacionit që do të funksionojë si portofol elektronik.
Aplikacioni do të prezantohet të mërkurën, ndërsa nga e enjtja do të nisë zyrtarisht përdorimi i portofolit elektronik. Andonovski thotë se, përmes tij, përdoruesit nuk do të kenë nevojë t’i zbulojnë të gjitha të dhënat e tyre, siç ndodh gjatë përdorimit të letërnjoftimeve plastike ose patentë-shoferëve.
“Për shembull, kur dëshironi të identifikoheni në një bankë, bar apo lokal tjetër, nuk do të jetë e nevojshme t’i tregoni të gjitha të dhënat nga letërnjoftimi. Ju vetë do të mund të zgjidhni se cilat të dhëna dëshironi t’i ndani, në mënyrë të sigurt. Të dhënat do të ndahen përmes një kodi QR, i cili gjenerohet për përdorim të vetëm. Kodi skanohet dhe personi tjetër i merr të dhënat vetëm nëse ju e lejoni këtë. Pas 10 deri në 15 sekondash, kodi QR skadon dhe nuk mund të përdoret përsëri“, deklaroi Andonovski, duke shtuar se sigurisë së aplikacionit i është kushtuar vëmendje e madhe.
Sipas ministrit, ky është fillimi i një procesi që duhet të çojë drejt portofolit digjital evropian, i cili do të mundësojë digjitalizimin e plotë të dokumenteve. Ai shprehu shpresën se, paralelisht me zhvillimin e portofolit mobil, do të shtohen edhe shërbime, mundësi dhe dokumente të reja për qytetarët.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
