Lajme
BDI: Ligji është i qartë, çdo “zgjidhje” tjetër është mashtrim
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj iniciativave të fundit që, sipas tyre, synojnë të anashkalojnë zbatimin e drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimet për kandidatët juristë, duke i cilësuar këto përpjekje si “mashtrim” dhe shmangie të obligimeve ligjore. Në reagimin e tyre, nga BDI theksojnë se çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet e jurisprudencës nuk kërkon zgjidhje të reja, por vetëm respektim të ligjit ekzistues.
“Çfarëdo iniciative e re që synon të anashkalojë zbatimin e drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimet për kandidatët juristë përbën një mashtrim të madh dhe një përpjekje për të shmangur obligimet që burojnë nga ligji”, thuhet në reagim. Sipas tyre, çdo tentativë për të hapur debate të reja apo për të kërkuar interpretime shtesë përbën në thelb një devijim nga detyrimet ligjore dhe një degradim të statusit të gjuhës shqipe.
“Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në këto provime nuk është çështje që kërkon zgjidhje të reja, iniciativa të reja apo interpretime të reja, por kërkon vetëm zbatim të ligjit ekzistues”, vlerësojnë nga kjo parti.
BDI nënvizon se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është lex specialis, që do të thotë se ai zbatohet drejtpërdrejt dhe ka përparësi ndaj ligjeve të tjera.
“Ky ligj është i qartë, preciz dhe i plotë në situatat që i parasheh, përfshirë edhe përdorimin e gjuhëve për provimin e jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit. Për këtë arsye, çdo iniciativë për harmonizim të ligjeve të tjera… përbën shkelje të rendit juridik dhe relativizim të një të drejte të garantuar me ligj”, thuhet më tej në reagim. Në këtë kontekst, partia kundërshton drejtpërdrejt qëndrimet se përdorimi i gjuhës shqipe duhet të kushtëzohet me harmonizim të ligjeve përkatëse.
“Qëndrimi se problemi zgjidhet përmes harmonizimit të ligjeve për provimin e jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve… dhe nuk lë asnjë hapësirë që kjo e drejtë të kushtëzohet me harmonizim të ligjeve apo me kërkesë nga kandidati”, theksohet në reagim.
Sipas BDI-së, e drejta për përdorimin e gjuhës nuk mund të trajtohet si privilegj apo favor, por si e drejtë e garantuar që nuk mund të varet nga procedura shtesë apo interpretime të gabuara.
“E drejta e përdorimit të gjuhës nuk është favor, por e drejtë e garantuar dhe nuk mund të varet nga procedura shtesë administrative apo interpretime të gabuara”, thuhet në deklaratë.
Partia vlerëson se problemi thelbësor nuk qëndron te mospërputhja e ligjeve, por te mungesa e vullnetit politik për zbatimin e tyre.
“Problemi real nuk është mungesa e harmonizimit të ligjeve, por mungesa e vullnetit për të zbatuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, theksojnë nga BDI.
Në reagim nuk mungojnë as kritikat ndaj propozimeve të fundit, përfshirë ato të Avokatit të Popullit, të cilat sipas tyre përfaqësojnë ulje të standardit të të drejtave gjuhësore.
“Propozime të tilla… në thelb përfaqësojnë ulje të standardit të të drejtave gjuhësore, kurse ‘eksperti’ që i del në mbrojtje këtij qëndrimi s’është asgjë tjetër përpos mercenar për të shkaktuar konfuzion”, thuhet në reagim.
BDI ngre edhe një pyetje thelbësore mbi pasojat e një qasjeje të tillë juridike.
“Nëse pranohet logjika se e drejta varet nga harmonizimi i ligjeve, atëherë me të drejtë shtrohet pyetja: çfarë ndodh nëse ligjet nuk harmonizohen? A do të thotë kjo se qytetarët dhe studentët nuk kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre?”, pyesin nga kjo parti. Sipas tyre, një interpretim i tillë është i papranueshëm dhe bie ndesh me thelbin e të drejtave të garantuara me ligj dhe me Kushtetutë.
Në fund, BDI rithekson qëndrimin e saj se kjo çështje nuk kërkon procese të reja institucionale, por zbatim të drejtpërdrejtë të ligjit ekzistues.
“Kjo çështje nuk zgjidhet me iniciativa të reja, as me komisione, as me harmonizime të pafundme, por zgjidhet vetëm në një mënyrë: duke zbatuar drejtpërdrejt Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, përfundon reagimi.
Lajme
Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për “Audi”! Mickoski: 2.000 vende të reja pune
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”, i cili, sipas tij, do të sjellë 2 mijë vende të reja pune.
Kompania pritet të prodhojë pjesë për industrinë automobilistike, përfshirë edhe për gjigantin gjerman “Audi”.
“Do të njoftojmë edhe një lajm të madh dhe të rëndësishëm për ekonominë maqedonase – një investim të ri të kompanisë gjermane ‘Kromberg & Schubert’, 2 mijë vende të reja pune dhe prodhim të pjesëve për gjigantin gjerman të automobilave ‘Audi’”, deklaroi Mickoski.
Sipas kryeministrit, investimi është pjesë e politikave të Qeverisë për tërheqjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Lajme
Ndryshimet në postet e zv/ministrave dhe drejtorëve, Kasami: Javën tjetër takohemi me Mickoskin
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në një deklaratë për mediat, ka thënë se javën tjetër pritet të takohet me kryetarin e VMRO-së dhe kryeministër Hristijan Mickoski, ku do të diskutohet për ndryshimet në postet e zëvendës ministrave dhe drejtorëve.
“Edhe për zëvendës ministra, plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave por njëherit edhe për eshalonët tjera, më konkretisht për drejtorët dhe zëvendës drejtorët aty ku duhet plotësuar dhe aty ku duhet të bëhet zëvendësimi i tyre”, tha Kasami.
Lajme
Rama: Nuk jap dorëheqje, Qeveritë ndryshohen me zgjedhje, jo me dhunë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas protestave të shoqëruara me përplasje dhe dëmtime në Tiranë, duke theksuar se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës.
Në një përgjigje për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama është shprehur i gatshëm për dialog me studentët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime, ndërsa ka bërë dallimin mes protestave paqësore dhe akteve të dhunës.
“Ne respektojmë studentët e Shqipërisë dhe të drejtën e tyre themelore për të protestuar, për të sfiduar qeverinë e tyre dhe për të kërkuar arsim më të mirë, më shumë mundësi dhe llogaridhënie. Zëri i tyre është dëgjuar edhe në të kaluarën dhe do të dëgjohet gjithmonë. Jemi të gatshëm të angazhohemi dhe këtë e kemi thënë shumë qartë.
Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç e rikonfirmoi së fundmi edhe vetë Bashkimi Europian, Shqipëria po e lufton atë si kurrë më parë. Për herë të parë në historinë e saj, dhe falë Reformës së thellë në Drejtësi që unë drejtova dhe çova përpara, Shqipëria po sheh njerëz të fuqishëm të japin llogari përpara një gjyqësori të pavarur.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas protestave të shoqëruara me përplasje dhe dëmtime në Tiranë, duke theksuar se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës.
Në një përgjigje për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama është shprehur i gatshëm për dialog me studentët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime, ndërsa ka bërë dallimin mes protestave paqësore dhe akteve të dhunës.
“Ne respektojmë studentët e Shqipërisë dhe të drejtën e tyre themelore për të protestuar, për të sfiduar qeverinë e tyre dhe për të kërkuar arsim më të mirë, më shumë mundësi dhe llogaridhënie. Zëri i tyre është dëgjuar edhe në të kaluarën dhe do të dëgjohet gjithmonë. Jemi të gatshëm të angazhohemi dhe këtë e kemi thënë shumë qartë.
Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç e rikonfirmoi së fundmi edhe vetë Bashkimi Europian, Shqipëria po e lufton atë si kurrë më parë. Për herë të parë në historinë e saj, dhe falë Reformës së thellë në Drejtësi që unë drejtova dhe çova përpara, Shqipëria po sheh njerëz të fuqishëm të japin llogari përpara një gjyqësori të pavarur.
Ndoshta dikush, apo disa forca brenda dhe jashtë vendit, nuk duan që Shqipëria të shkëlqejë si një nga vendet pararojë drejt Bashkimit Europian, por unë nuk do të lejoj që dhuna të devijojë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Po ashtu, nuk do të lejoj që zërat legjitimë të studentëve tanë të mbyten nga ata që zgjedhin shkatërrimin.
Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike, dhe ne i zhvilluam ato vitin e kaluar, jo përmes dhunës. Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të trajtoj shqetësimet legjitime dhe ta çoj Shqipërinë përpara. E kundërta do të ishte një tradhti ndaj të gjithë shqiptarëve që më dhanë një mandat shumë të fortë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në BE”, ka thënë Rama.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
