Lajme
Ademi mesazh shtetit: Stadiumi është urgjencë kombëtare
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës sot para dekorimit nga presidentja e vendit ka deklaruar se gjëja e vetme që i nevojitet Kosovës me shpejtësi është një stadium me kapacitet me standarde të FIFA-s.
Ademi bëri të ditur se kërkesës për përcjelljen e ndeshjes Kosovë-Turqi ka qenë i jashtëzakonshëm me rreth 400 mijë kërkesa për blerje të biletave, transmeton Klankosova.tv
“Vetëm një send që na duhet me çdo kusht dhe me një shpejtësi, siç thonë, të dritës së syrit, është një stadium nacional apo një stadium, qysh do ta quajnë, i cili i plotëson kriteret dhe kushtet, sepse jemi shumë të ngushtuar nga popullata jonë, nga tifozët tanë që nuk po mundemi me iu bë vend në stadiumin “Fadil Vokrri”. Besoni, kanë qenë më shumë se 300 e sa mijë, rreth 400 mijë kërkesa në platformë për një biletë. Kur i ke parasysh që i heqin disa bileta që janë për evakuim, disa që i takojnë kundërshtarit, ne mbesim diku me pak se 10 mijë bileta për shitje”, tha Ademi.
Kujtojmë që Kosova pësoi humbje mbrëmë nga Kombëtarja e Turqisë, me rezultat minimal 0-1, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Lajme
Tërmet në Kosovë, ndihet edhe në Maqedoni
Një tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kosovë.
Sipas të dhënave lëkundja sizmike ndodhi në orën 20:22:53 me orën lokale.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 17 kilometra në jugperëndim të Prizrenit dhe 71 kilometra në perëndim të Shkupit, në një thellësi prej 15 kilometrash.
Lajme
Fazliu: Drejtoria e Librave Amë është e përgatitur për fluksin e kërkesave nga mërgimtarë
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, njoftoi se institucioni është i përgatitur për përballimin e rritjes së kërkesave për dokumente gjatë sezonit veror, kur një numër i madh i mërgimtarëve kthehen në vend.
Fazliu tha se Drejtoria do të vazhdojë të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët, duke siguruar se administrata është e gatshme t’i përgjigjet fluksit të shtuar të aplikimeve.
“Sezoni veror sjell një numër më të madh kërkesash për dokumente nga mërgimtarët tanë. Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë është e përgatitur të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase”, deklaroi Fazliu.
Ai theksoi se paralelisht me ofrimin e shërbimeve, institucioni po vazhdon procesin e modernizimit dhe digjitalizimit të procedurave administrative.
“Njëkohësisht vazhdojmë me modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve, për një administratë më të afërt dhe më cilësore për çdo qytetar”, u shpreh drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë.
Sipas Fazliut, modernizimi i shërbimeve synon lehtësimin e procedurave administrative dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë për mërgimtarët gjatë muajve të verës.
Lajme
Mexhiti në përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës: Harresa është aleatja më besnike e krimit
“Ka vende ku historia kalon si një lumë dhe ka vende ku ajo mpikset në gjak. Srebrenica është njëra prej tyre”, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në përkujtim të përvjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.
Mexhiti gjithashtu ka theksuar se Srebrenica nuk është vetëm një datë në kalendarin e tragjedive njerëzore, por një plagë që i kujton botës se qytetërimi nuk është një gjendje e fituar përgjithmonë.
Sipas Mexhitit, mjafton që urrejtja të marrë pushtetin dhe heshtja të justifikohet, që errësira të rikthehet sërish.
Mexhiti vlerëson se varret e Srebrenicës nuk mbajnë vetëm eshtrat e mijëra viktimave të pafajshme, por edhe peshën e ndërgjegjes së njerëzimit, i cili, siç shprehet, pa, vonoi dhe nuk arriti ta ndalte tragjedinë.
Sipas Mexhiti Srebrenica nuk duhet të kujtohet vetëm me ceremoni dhe lule, por si një paralajmërim i përhershëm se harresa është aleatja më besnike e krimit, ndërsa kujtesa mbetet forma më e lartë e drejtësisë për ata që nuk patën mundësi të mbroheshin.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
