Lajme
Mickoski: Struga do të ketë lidhje me Korridorin 8
Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar ndaj polemikave të fundit për devijimin e mundshëm të Korridorit 8, duke siguruar se Struga dhe rajoni përreth nuk do të mbeten jashtë lidhjes me autostradën. Në një deklaratë publike, Mickoski theksoi se qytetarët e Strugës duhet të jenë të qetë, pasi sipas tij qeveria që ai udhëheq është e përkushtuar për zhvillimin e barabartë të të gjithë territorit të vendit, shkruan gazeta KOHA.
“Kjo është qeveri e gjithë territorit dhe nuk ka ndërmend askënd ta lërë të harruar”, deklaroi ai, duke përfshirë në këtë zotim edhe qytetarët e Kërçovës, Vevçanit, Debarcës dhe të gjitha zonave të tjera. Deklaratat e kryeministrit vijnë pas reagimeve të shumta në opinion, ku është ngritur shqetësimi se ndryshimet në projektin e Korridorit 8 mund ta lënë Strugën pa dalje direkte në autostradë dhe pa lidhje funksionale me Shqipërinë. Mickoski akuzoi opozitën dhe një pjesë të mediave për tentativa për të nxitur polarizim etnik rreth kësaj çështjeje. Ai u shpreh se gjatë mandatit të tij nuk do të lejojë përçarje të tilla, duke theksuar se zhvillimi infrastrukturor duhet të shihet si interes i përbashkët shtetëror dhe jo si temë ndarëse.
“Tentimet për polarizim etnik nga ana e opozitës, sidomos partive opozitare dhe mediave të caktuara nuk do të komentoja dhe nuk do të lejoj që derisa unë të jem kryeministër i vendit të ketë polarizim etnik në shtet, për shkak se nëse e shohim ashtu atëherë në komunat Kërçovë, Debarc, Ohër, Strugë dhe Vevçan shumica e popullatës janë maqedonas, ashtu që unë politikan të caktuar opozitar nga kampi politik shqiptar nuk do ti komentoj”, theksoi Mickoski.
Sa i përket aspektit ekonomik, kryeministri vlerësoi se ndërtimi i autostradës në kuadër të Korridorit 8 ka rëndësi të drejtpërdrejtë për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke ndikuar pozitivisht edhe në tregjet financiare dhe në standardin e qytetarëve. “Ne jemi qeveri që dëshiron të realizojë projekte konkrete”, theksoi ai.
Duke iu referuar kritikave për ecurinë e projektit, Mickoski akuzoi qeverinë e kaluar se në segmentet e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d ka realizuar vetëm pagesa paraprake dhe jo punë konkrete në terren. Një pjesë e rëndësishme e debatit lidhet edhe me ndërhyrjet në zonat e mbrojtura. Kryeministri sqaroi se ndryshimet në trase janë bërë për shkak të kufizimeve në zonat e mbrojtura nga UNESCO, duke theksuar se qeveria do t’i respektojë standardet ndërkombëtare dhe nuk do të ndjekë politika selektive. Ai paralajmëroi se gjatë muajit korrik pritet një qëndrim përfundimtar lidhur me vlerësimin e UNESCO-s për projektin.
“Nëse ajo trajektore mbetet kontestuese, do të shqyrtojmë alternativa të tjera, por qytetarët nuk do të mbeten pa lidhje me autostradën”, u shpreh Mickoski. Në fund, ai ngriti edhe çështjen e infrastrukturës në anën shqiptare, duke deklaruar se autostrada në Shqipëri nuk është planifikuar të arrijë deri në Qafë Thanë, por do të ndalet disa kilometra para. “Është mirë që atë pyetje tua bëjnë edhe politikanëve shqiptarë të Shqipërisë, sepse atje autostrada nuk do të jetë deri në Qafthanë, nuk do të jetë as rrugë eksprese, por do të jetë deri në 20-25 kilometra para Qafthanës, kjo është pyetja e vërtetë. Duhet ti tregojmë punët ashtu siç janë”, theksoi kryeministri Hristijan Micksoski.
Deklaratat e kryeministrit vijnë në një moment kur debati për Korridorin 8 është intensifikuar, duke e kthyer këtë projekt strategjik në një nga temat më të ndjeshme politike dhe zhvillimore në vend. (koha.mk)
Lajme
Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për “Audi”! Mickoski: 2.000 vende të reja pune
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”, i cili, sipas tij, do të sjellë 2 mijë vende të reja pune.
Kompania pritet të prodhojë pjesë për industrinë automobilistike, përfshirë edhe për gjigantin gjerman “Audi”.
“Do të njoftojmë edhe një lajm të madh dhe të rëndësishëm për ekonominë maqedonase – një investim të ri të kompanisë gjermane ‘Kromberg & Schubert’, 2 mijë vende të reja pune dhe prodhim të pjesëve për gjigantin gjerman të automobilave ‘Audi’”, deklaroi Mickoski.
Sipas kryeministrit, investimi është pjesë e politikave të Qeverisë për tërheqjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Lajme
Ndryshimet në postet e zv/ministrave dhe drejtorëve, Kasami: Javën tjetër takohemi me Mickoskin
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në një deklaratë për mediat, ka thënë se javën tjetër pritet të takohet me kryetarin e VMRO-së dhe kryeministër Hristijan Mickoski, ku do të diskutohet për ndryshimet në postet e zëvendës ministrave dhe drejtorëve.
“Edhe për zëvendës ministra, plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave por njëherit edhe për eshalonët tjera, më konkretisht për drejtorët dhe zëvendës drejtorët aty ku duhet plotësuar dhe aty ku duhet të bëhet zëvendësimi i tyre”, tha Kasami.
Lajme
Rama: Nuk jap dorëheqje, Qeveritë ndryshohen me zgjedhje, jo me dhunë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas protestave të shoqëruara me përplasje dhe dëmtime në Tiranë, duke theksuar se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës.
Në një përgjigje për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama është shprehur i gatshëm për dialog me studentët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime, ndërsa ka bërë dallimin mes protestave paqësore dhe akteve të dhunës.
“Ne respektojmë studentët e Shqipërisë dhe të drejtën e tyre themelore për të protestuar, për të sfiduar qeverinë e tyre dhe për të kërkuar arsim më të mirë, më shumë mundësi dhe llogaridhënie. Zëri i tyre është dëgjuar edhe në të kaluarën dhe do të dëgjohet gjithmonë. Jemi të gatshëm të angazhohemi dhe këtë e kemi thënë shumë qartë.
Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç e rikonfirmoi së fundmi edhe vetë Bashkimi Europian, Shqipëria po e lufton atë si kurrë më parë. Për herë të parë në historinë e saj, dhe falë Reformës së thellë në Drejtësi që unë drejtova dhe çova përpara, Shqipëria po sheh njerëz të fuqishëm të japin llogari përpara një gjyqësori të pavarur.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas protestave të shoqëruara me përplasje dhe dëmtime në Tiranë, duke theksuar se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës.
Në një përgjigje për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama është shprehur i gatshëm për dialog me studentët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime, ndërsa ka bërë dallimin mes protestave paqësore dhe akteve të dhunës.
“Ne respektojmë studentët e Shqipërisë dhe të drejtën e tyre themelore për të protestuar, për të sfiduar qeverinë e tyre dhe për të kërkuar arsim më të mirë, më shumë mundësi dhe llogaridhënie. Zëri i tyre është dëgjuar edhe në të kaluarën dhe do të dëgjohet gjithmonë. Jemi të gatshëm të angazhohemi dhe këtë e kemi thënë shumë qartë.
Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç e rikonfirmoi së fundmi edhe vetë Bashkimi Europian, Shqipëria po e lufton atë si kurrë më parë. Për herë të parë në historinë e saj, dhe falë Reformës së thellë në Drejtësi që unë drejtova dhe çova përpara, Shqipëria po sheh njerëz të fuqishëm të japin llogari përpara një gjyqësori të pavarur.
Ndoshta dikush, apo disa forca brenda dhe jashtë vendit, nuk duan që Shqipëria të shkëlqejë si një nga vendet pararojë drejt Bashkimit Europian, por unë nuk do të lejoj që dhuna të devijojë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Po ashtu, nuk do të lejoj që zërat legjitimë të studentëve tanë të mbyten nga ata që zgjedhin shkatërrimin.
Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike, dhe ne i zhvilluam ato vitin e kaluar, jo përmes dhunës. Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të trajtoj shqetësimet legjitime dhe ta çoj Shqipërinë përpara. E kundërta do të ishte një tradhti ndaj të gjithë shqiptarëve që më dhanë një mandat shumë të fortë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në BE”, ka thënë Rama.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
