Lajme
Trump jep kërc’ënimin e madh: Një qytetërim i tërë do të vde’së sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në rrjetin e tij social Truth Social dhe i dërgoi një kërcënim Iranit.
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte dhe nuk do të kthehet më kurrë. Nuk dua që të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, në të cilin do të mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka e mirë revolucionare – kush e di? Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës.”
“47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Iranit!” njoftoi Trump./Indeksonline/
Lajme
Kapet duke vozitur me 203 km/h në Maqedoni, arrestohet shtetasi i Gjermanisë
Policia ka arrestuar sot një shtetas të Gjermanisë, i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 203 kilometra në orë në autostradën A1, në afërsi të Gjevgjelisë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, sot në orën 08:00, në autostradën “Miqësia”, te fshati Miletkovë, policia nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli e ka privuar nga liria M.F. (46) nga Gjermania. Gjatë kontrollit të trafikut me radar, është konstatuar se ai po drejtonte një automjet të markës BMW, me targa gjermane, me shpejtësi prej 203 km/h, në një pjesë ku shpejtësia e lejuar është 120 km/h.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa ndaj personit do të ngritet kallëzim përkatës.
MPB-ja apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, veçanërisht kufizimet e shpejtësisë, dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Lajme
“Jetimat e Ballkanit” hapin kuzhinë humanitare në Shkup
Në Shkup është hapur Kuzhina Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e cila do të ofrojë ushqim falas për familjet dhe personat në nevojë, përcjell TV21. Sipas organizatorëve, kjo nismë synon t’u ofrojë ndihmë qytetarëve në nevojë, duke u mundësuar atyre të marrin ushqim në kushte dinjitoze.
“Në qytetin e Shkupit, hapëm Kuzhinën Humanitare ” Jetimat e Ballkanit”, një vend ku familjet në nevojë do të mund të marrin ushqim falas, me dinjitet dhe dashuri. Kjo kuzhinë është një tjetër hap drejt misionit tonë për të qenë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që kontribuan, ndihmuan dhe e bënë të mundur hapjen e kësaj kuzhine. Zoti ua shpërbleftë çdo kontribut dhe çdo dorë të shtrirë për të mirën! Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”, thuhet në njoftim.
Lajme
Privohet nga liria 35 vjeçari, kapet me 14,440 euro pa dëshmi prejardhjeje
Një 35-vjeçar nga fshati Buçim i Radovishit është ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur 14.440 euro në valuta të ndryshme, për të cilat nuk ka paraqitur dëshmi për prejardhjen.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 13 gusht policia ka ndaluar një automjet të tipit “Audi” në rrugën magjistrale Radovish–Shtip, pranë kryqëzimit për fshatin Buçim.
Automjeti drejtohej nga M.V., ndaj të cilit më herët ishte caktuar masa e kujdesit – ndalim për largim nga shtëpia, nën dyshimin për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogës.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 14.440 euro, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik.
“M.V. nuk ka paraqitur dëshmi për prejardhjen e parave të gjetura”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Më 14 gusht, 35-vjeçari është nxjerrë para gjykatësit në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Pas vendimit, ai është dërguar në Burgun e Shkupit.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
