Connect with us

Lajme

Agjenda javore me promocione dhe argëtim vetëm në Casino Gold Felicia Tetovo, ja vlenë ta vizitoni

Një javë e tërë e mbushur me lojë dinamike, promocione speciale dhe mbrëmje tematike i pret vizitorët në Casino Gold Felicia Tetovo. Me një agjendë të kuruar me kujdes, kompleksi ofron më shumë mundësi për argëtim dhe vlerë shtesë për të gjithë mysafirët.

Promocionet gjatë javës:

• FREE PROMO për mysafirët e rinj
Vizitorët e rinj përfitojnë 20€ FREE PROMO gjatë regjistrimit të parë.

• E hënë – E enjte | Match Bet
Ofertë Match Bet prej 10€ për live games.

• E martë dhe E enjte | Match Play – slot aparate
Promocione Match Play në kategoritë: Bronze, Silver, Gold dhe VIP.

• E mërkurë | Ladies Night
Ofertë speciale 20€ → 40€, me atmosferë dhe energji shtesë.

• E premte dhe E shtunë | Match Play – live games
Promocione fundjave Match Play dhe ofertë 20€ → 40€.

• E diel | Lucky Jackpot & muzikë live
Java përmbyllet me Lucky Jackpot dhe atmosferë muzikore.

Casino Gold Felicia Tetovo ndodhet në rrugën Drejt Shkupit nr. 1, pranë Makpetrol – Zhelinë, dhe përfaqëson një destinacion modern për të gjithë dashamirët e argëtimit premium në kazino.

📍 Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/4srYp6hkYcmMSf677

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Rrëfimi ekskluziv i Komandant Hoxhës për hyrjen e UÇK-së në Haraçinë

Shkruan: Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha

U mor vendimi në shtabin e Ustrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK-së që njësitet tona të futen afër Shkupit, për të provokuar një dyluftim të pabarabartë mes UÇK-së dhe forcave qeveritare, me qëllim që të përshpejtohet përfundimi i luftes së vitit 2001, me një fitore për neve shqiptarëve.

U caktuan njësitet, komandantat dhe ushtarët të cilët vullnetarisht do të hynin në një rrethim shumë të rrezikshëm.

Disa komandatë të cilët në fillim u lajmëruan vullnetarisht për t’u futur në Haraçinë, mbas disa ditësh u larguan me arsyetim se në këtë fshat, largë pozicioneve te UÇK-së, që ishin në Mateç, Hotël, Likovë, Sllupçan etj., ishte vështirë qëndresa, furnizimi i logjistikës… dhe kishin të drejtë.

U kërkua nga unë që të marr përsipër hyrjen në Haraçinë, pasi që isha më i vjetri, që nga para fillimit të betejës së parë të UÇK-së në fshatin e lindjes time, Tanushë, dhe se ushtarët vullnetarë po kërkojnë komandant Hoxhën.

Pasi u konsultova me vullnetaret, komandant Telin dhe Arushën e Haraçinës, duke kërkuar mendimin e tyre se sa mund të marrin përgjegjesitë në këtë betejë të pabarabartë, më kujtohet Teli më pat thënë: “Komandant mos kërko nga unë të jem në roje, e sa për luftime nuk do bëjmë gjumë nëpër beteja”!

U nisëm nga fshati Hotël në mbrëmje deri në Manastirin mbi fshatin Mateç ku ishte bazë e UÇK-së. Telin me katër ushtarë e dërgova për Haraçinë ta kontrollon rrugën që mos të biem në pritë befasie.

Mbas dy ditësh Komandant Teli me Arbenin dhe shokë të tjerë, erdhën na morën në vendin e quajtur “Vllaigrob” në mbrëmje pa na vërejtur askush. Pas disa orësh arritëm në Haraçinë tek shtëpia e Ragmiut, ku pushuam disa orë dhe vazhduam në qendër të Haraçinës tek shtëpia e bacës Xhezë. Aty dhe vepruam organizimin e strukturave të UÇK-së dhe pozicionimin.

Për fat tonin jo të mirë, pala maqedonase na vërejtën po të nesërmen në mëngjes hyrjen tonë në fshat dhe na doli pak sa situata nga kontrolli, sepse nuk kishim edhe aq kohë të mjaftueshme për të u strukturuar në hirearkinë ushtarake – Skuadara, Togje, Kompani e deri në Bataljon. Si dhe nuk kishim shumë kohë që t’i rregullojmë dhe të bëjmë fortifikimin e rovave (hendeqeve), bunkerave etj., dhe pozicionimi i armatimit të rënd këmbesorie që dispononte UÇK-ja, top pa dridhje dhe Gulinov 12,7 (mitraloz i rëndë kundërajror i njohur si DShK 12.7 mm).

Continue Reading

Lajme

Ali Ahmeti: BDI forcon strukturat në Vrapçisht, unitet dhe organizim përballë sfidave politike

Ali Ahmeti ka përcjellë një mesazh pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Vrapçisht, ku u konstituuan organet e reja drejtuese të degës.

Në mesazhin e tij, Ahmeti vlerëson se kuvendi është zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe me unitet të plotë, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në forcimin e organizimit të partisë në nivel lokal.

Ai uron kryetarin e degës, kryesinë, Këshillin Mbikëqyrës, Komitetin e Veteranëve dhe sekretariatet për besimin dhe përgjegjësinë e marrë, duke shprehur bindjen se me përkushtim dhe afërsi me qytetarët do të forcohet edhe më tej organizimi në Vrapçisht.

Ahmeti thekson se BDI mbetet një nga forcat më të organizuara politike të shqiptarëve në vend, duke shtuar se fuqia e saj buron nga uniteti dhe besimi i qytetarëve.

Ai nënvizon gjithashtu nevojën për organizim, mençuri dhe vendosmëri, duke theksuar se me vizion dhe përkushtim do të përballen politikat që cenojnë të drejtat e shqiptarëve.

“Urime Vrapçishtit dhe suksese të zgjedhurve në këtë rrugëtim të ri”, përfundon mesazhi.

https://www.facebook.com/share/p/1Pa8248c3Y/

Continue Reading

Lajme

Hetim për keqpërdorimet financiare në FFM, flet prokurori publik Faton Azizi

Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetim ndaj 18 personave fizikë dhe 8 personave juridikë lidhur me dyshimet për keqpërdorime financiare në Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Në aksionin e realizuar nga Policia Financiare, Drejtoria e Inteligjencës Financiare dhe MPB-ja, janë arrestuar 12 persona, ndërsa pesë të tjerë janë të pakapshëm për organet e ndjekjes.

Sipas Prokurorisë, nën hetim janë dy ish-kryetarë të FFM-së, ish-udhëheqësja e sektorit të financave dhe kontabilitetit, si dhe disa pronarë, menaxherë dhe persona të autorizuar të kompanive private. Ata dyshohen për veprat penale “Përvetësim në detyrë” dhe “Pastrim parash” dhe ndihmë në kryerjen e këtyre veprave penale. Hetimi tregon se gjatë periudhës 2015–2019, përmes pagesave të paligjshme dhe faturave me përmbajtje të rreme, FFM-ja është dëmtuar për rreth 180.8 milionë denarë. Shërbimet për të cilat janë dhënë fatura asnjëherë nuk kanë arritur deri tek FFM-ja, sqaron prokurori i rastit.

“Ata kanë nënshkruar gjithsej 728 urdhërpagesa që u ishin dorëzuar nga e dyshuara e tretë për nënshkrim dhe realizim. Në këtë mënyrë janë kryer pagesa të paligjshme për shërbime që Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) nuk i ka marrë kurrë nga personat juridikë, si dhe për mallra që asnjëherë nuk kanë hyrë në FFM. Me këto veprime është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material në vlerë prej 180 milionë denarësh ose rreth 3 milionë euro.”, – deklaroi prokurori publik, Faton Azizi.

Prokuroria kërkoi paraburgim për 8 të dyshuar, ndërsa për 4 të tjerë masa të tjera sigurie. Njëri nga të dyshuarit tashmë ndodhet në paraburgim në një procedurë tjetër.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Rrëfimi ekskluziv i Komandant Hoxhës për hyrjen e UÇK-së në Haraçinë

Shkruan: Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha U mor vendimi në shtabin e Ustrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK-së që njësitet tona...

Lajme11 hours ago

Ali Ahmeti: BDI forcon strukturat në Vrapçisht, unitet dhe organizim përballë sfidave politike

Ali Ahmeti ka përcjellë një mesazh pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në...

Lajme13 hours ago

Hetim për keqpërdorimet financiare në FFM, flet prokurori publik Faton Azizi

Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetim ndaj 18 personave fizikë dhe 8 personave...

Lajme13 hours ago

Hoxha në Top Tema: Leja për USJE-n do të jetë sipas standardeve të reja, më të rrepta mjedisore, njësoj si për të gjithë operatorët me leje A të integruar

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në intervistën e sotme në emisionin \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Top Tema\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” në Televizionin Tellma,...

Lajme14 hours ago

Ministri i Kulturës Zoran Lutkov largohet i pari nga Qeveria

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, pritet të jetë emri i parë që do të largohet nga kabineti qeveritar...

Lajme14 hours ago

Tensione mes BDI-së dhe Lidhjes Shqiptare, replika të ashpra në Kuvend

Një debat i ashpër është zhvilluar në seancën e sotme të Kuvendit mes deputetit të BDI-së, Musa Xhaferi, dhe deputetëve...

Lajme23 hours ago

Ky do të jetë propozimi i Kurtit për President?!

Në disa portale të afërta me partitë e koalicionit me VV bëjnë të ditur se brenda rrethit të ngushtë të...

Lajme23 hours ago

Numri i të vdekurve nga Ebola në Kongo shkon në 200, rritet frika për një epidemi masive

Numri i të vdekurve nga virusi Ebola kaloi shifrën 200 të enjten, ndërsa infeksionet u rritën në shpërthimin në Republikën...

Lajme23 hours ago

Voziste me 188 km/h në austostradën Kumanovë-Shkup, policia ndalon shtetasin serb

Mbrëmë, oficerët e policisë ndaluan një shtetas serb i cili po drejtonte një Porsche me 188 kilometra në orë në...

Lajme23 hours ago

Trump: Pushteti im nuk ka asnjë kufi, kemi ushtrinë më të fuqishme në botë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka “asnjë kufi” për aftësinë e tij për të ushtruar pushtetin...

Trending