Connect with us

Lajme

MPB ngriti kallëzim penal ndaj Blerim Bexhetit për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”

Njësiti kundër Korrupsionit pranë Sektorit të Hetimeve Kriminalistike në Departamentin për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ndaj ish-kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit (49) dhe Z.D. (61) për shkak të dyshimeve të bazuara për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.
“Më 17.04.2026, Njësiti kundër Korrupsionit pranë Sektorit të Hetimeve Kriminalistike në Departamentin për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ngriti kallëzim penal në PThP Shkup ndaj Z.D. (61) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar” të nenit 353, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal dhe B.B. (49) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar” të parashikuar dhe të ndëshkueshme sipas nenit 353, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.
Z.D. në cilësinë e personit të autorizuar zyrtar, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimin e tij zyrtar, i ka mundësuar një personi juridik nga fsh. Krushopek – Saraj, ose më saktë një filiali në suaza të subjektit në fjalë, me vendndodhje në fsh. Gllumovë, në periudhën nga 01.02.2022 deri më 03.06.2022 të përfitojë dobi të paligjshme pasurore në shumën prej 3.224.064 denarë (pa TVSH). Ai, pasi është autorizuar nga Kryetari i Komunës së Qytetit të Shkupit për të nënshkruar akte në vitin 2021, i ka mundësuar personit juridik të fitojë të drejtën, përkatësisht vendimin për përcaktimin e regjimit të qarkullimit, ndërsa mbi këtë bazë dhe autorizimin për të kryer kontrollin teknik të subjektit juridik, megjithëse ka qenë në dijeni se kompetenca për lëshimin e vendimit të këtillë është në kompetencë të Komunës së Sarajit, e jo të Qytetit të Shkupit, me çka ka vepruar në kundërshtim me nenin 20 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
Më pas, B.B., në cilësinë e personit të autorizuar zyrtar, kryetar i Komunës së Sarajit, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimin e tij zyrtar, i ka mundësuar po këtij personi juridik të përfitojë dobi pasurore të paligjshme në shumë prej 42.851.205 denarësh.
“Në periudhën nga tetori 2022 deri në mars 2023, ai dy herë ka miratuar vendim për përcaktimin e regjimit të qarkullimit dhe vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për përcaktimin e regjimit të qarkullimit në bazë të kërkesave të paraqitura nga kërkuesi (personi juridik në fjalë), duke mos e kryer paraprakisht mbikëqyrjen e domosdoshme të shtojcave të paraqitura dhe të konstatojë se të njëjtat nuk janë në përputhje me Planin Urbanistik për fsh. Gllumovë, me çka ka vepruar në kundërshtim me nenin 50, paragrafi 1, pika 4 dhe pika 11 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, në lidhje me nenin 20 të Ligjit për Planifikim Urban dhe nenin 47 të Ligjit për Ndërtim”, shtojnë nga MPB.
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Sulm ndaj punonjësve të EVN-së në Shkup: Arrestohet 47-vjeçari pasi rrëzoi punëtorin nga shkallët dhe goditi kolegun e tij

Një incident i rëndë është regjistruar të hënën në mëngjes në zonën e Shuto Orizarës në Shkup, ku dy punonjës të “EVN Maqedoni” janë sulmuar fizikisht gjährend në kryerje të detyrës zyrtare, ndërsa autoritetet policore kanë arrestuar menjëherë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Sipas informacioneve zyrtare nga Sektori për Punë e Brendshme (SPB) Shkup, efektivët e policisë kanë privuar nga liria shtetasin D.G. (47) nga Shkupi, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme ndaj ekipeve të terrenit, duke rrëzuar me forcë shkallët në të cilat po punonte njëri nga punonjësit dhe më pas duke sulmuar fizikisht e me një send të fortë një punonjës tjetër të kompanisë që ndodhej në vendngjarje.

Pas dokumentimit të plotë të rregullit dhe rastit, Njësiti për Krime me Dhunë pranë SPB Shkup do të dorëzojë kallëzim penal përkatës kundër të dyshuarit, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale “Dhunë”, duke sjellë në vëmendje sfidat dhe rreziqet me të cilat përballen punonjësit e shërbimeve publike gjatë ushtrimit të detyrave të tyre të përditshme profesionale.(INA)

Continue Reading

Lajme

Mediat turke: Roberto Carlos e ka pranuar Islamin

Legjenda braziliane e futbollit dhe ish-lojtari i Real Madridit e Fenerbahçes, Roberto Carlos, raportohet se ka përqafuar Islamin rreth katër javë më parë në Brazil.

Lajmi është bërë publik nga deputeti turk Ali Şahin, i cili tha se këtë informacion e ka marrë nga Sheikh Jihad Hammadeh, një figurë e njohur e komunitetit mysliman në Brazil dhe nënkryetar e këshilltar fetar i Shoqatës Kombëtare të Juristëve Islamikë (ANAJI).

Sipas Şahin, Roberto Carlos kishte qenë në kontakt me Sheikh Hammadeh për një periudhë kohore dhe rreth katër javë më parë e kishte vizituar atë. Gjatë takimit, ish-futbollisti thuhet se ka shqiptuar shehadetin, deklaratën e besimit islam, duke përqafuar Islamin.

Carlos, 53 vjeç, konsiderohet ndër mbrojtësit e majtë më të mëdhenj në historinë e futbollit. Ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës te Real Madridi, ndërsa në vitin 2007 u transferua te gjiganti turk Fenerbahçe.

Megjithatë, Roberto Carlos nuk e ka konfirmuar publikisht deri tani këtë lajm, ndaj raportimi mbetet i pakonfirmuar nga vetë futbollisti.

Continue Reading

Lajme

Ambasadorja amerikane në Dibër, shijon Liqenin dhe bukuritë e qytetit!

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes, dje pasdite qëndroi në Dibër, ku u takua me kryetarin e komunës, Fisnik Mela.

“Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore, ndërsa Warnes pati mundësinë të njihej nga afër me bukuritë natyrore, potencialin turistik dhe mikpritjen e Dibrës”, njoftuan nga Komuna.

Vizita nisi me kafe pranë Liqenit të Dibrës dhe vazhdoi me një shëtitje me varkë, duke i mundësuar të ftuarës së lartë të shijonte peizazhin dhe bukuritë e veçanta natyrore të liqenit.

Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të mira, si dhe promovimi i potencialeve turistike dhe natyrore të Komunës së Dibrës.

Ambasadorja u takua gjithashtu me përfaqësues të komunitetit të biznesit dibran në SHBA, të udhëhequr nga Ibrahim Kolyari, i cili ka kompani edhe në Dibër dhe njihet si filantrop.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme24 hours ago

Sulm ndaj punonjësve të EVN-së në Shkup: Arrestohet 47-vjeçari pasi rrëzoi punëtorin nga shkallët dhe goditi kolegun e tij

Një incident i rëndë është regjistruar të hënën në mëngjes në zonën e Shuto Orizarës në Shkup, ku dy punonjës...

Lajme24 hours ago

Mediat turke: Roberto Carlos e ka pranuar Islamin

Legjenda braziliane e futbollit dhe ish-lojtari i Real Madridit e Fenerbahçes, Roberto Carlos, raportohet se ka përqafuar Islamin rreth katër...

Lajme2 days ago

Ambasadorja amerikane në Dibër, shijon Liqenin dhe bukuritë e qytetit!

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes, dje pasdite qëndroi në Dibër,...

Lajme2 days ago

Plani famoz për ndarjen e Maqedonisë, Georgievski zbulon të vërtetën (VIDEO)

Lubço Georgievski, ish-kryeministri i periudhës së konfliktit të vitit 2001 ka ndarë për herë të parë detaje se a kishte...

Lajme3 days ago

Në fund të muajit nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aktivitet të intensifikuar ndërtimor, duke paralajmëruar ndërtimin e gjashtë segmenteve të autostradave në të gjithë vendin...

Lajme3 days ago

Hidhet bombë drejt një shtëpie në ‘fshatin e milionerave’ në Shkup

Një mjet shpërthyes është hedhur drejt një shtëpie në fshatin Bardovcë të Shkupit dhe ka shkaktuar dëme material. Siç njoftoi...

Lajme3 days ago

Nxënësit shqiptarë të Idrizovës pa mësim në shqip nga klasa e gjashtë

Në shkollën fillore “Njegosh” në Idrizovë të Komunës Gazi Babë, nxënësit shqiptarë edhe këtë vit mund të mësojnë në gjuhën...

Lajme3 days ago

Dramë në një restorant në Kodër të Diellit – Menaxheri i thotë klientit se nuk ka vend të lirë, ai e grushton në mes të restorantit

Një incident i dhunshëm është raportuar në një objekt hotelerik në Kodër të Diellit, ku dy persona nga Shkupi dyshohet...

Lajme4 days ago

Kapet duke vozitur me 203 km/h në Maqedoni, arrestohet shtetasi i Gjermanisë

Policia ka arrestuar sot një shtetas të Gjermanisë, i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 203 kilometra në orë...

Lajme4 days ago

“Jetimat e Ballkanit” hapin kuzhinë humanitare në Shkup

Në Shkup është hapur Kuzhina Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e cila do të ofrojë ushqim falas për familjet dhe personat...

Trending