Lajme
“Ankohen te kryeministri për njëri tjetrin”, Osmani: VLEN nuk ka peshë në Qeveri
“Mua vet ambasadorët me thonë: Ne jemi të habitur si mundet një parti politike, elektorati i të cilëve janë 100% pro BE nuk e ndihmojnë procesin e BE-së”. Këtë e deklaroi nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “Debat në Shenja”, duke folur për rolin e VLEN-it, në raport me integrimin vendit në BE.
Sipas tij, kjo ndodh për shkak se VLEN-i në Qeveri është i defaktorizuar.
“VLEN-i nuk ka autonomi vendimmarrje në Qeveri. Vendimet atje i merr kryeministri. Ata çdo ditë njëri për tjetrin shkojnë të kryeministri, ankohen tregojnë se ky bën kështu, ky shkel ligjin atje. Edhe vet kryeministri ka deklaru se më shumë energji harxhojë duke i pajtuar liderët e partive në VLEN sesa për të bërë ndonjë proces përpara”, deklaroi Osmani, duke shtuar se kumtesat partiake të VLEN-it, i shkruar ish deputeti i VMRO-së.
Osmani, tha se VLEN-i nuk ka peshë në Qeveri, për shkak se kanë hyrë pa mandat, ndërsa shtroi edhe dilemën se sipas tij “në VLEN ka edhe dilema ideologjike sa i takon të ardhmes evropiane të vendit”.
Osmani u pyet edhe për pretendimet se BDI qëndron pas dere për të hyrë në Qeveri, ndërsa tha se ata nuk kanë qëndruar asnjëherë pas dere, por se ata e kanë mandatin për të qenë në këtë Qeveri.
“Për shkak se është fitues i vullnetit popullor, qoftë në zgjedhjet presidenciale dy javë përpara, qoftë në zgjedhjet parlamentare”, deklaroi Osmani. /SHENJA/
Lajme
Ahmeti: Populli nuk mund t’i dënoj çlirimtarët e vet!
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga protesta për çlirimtarët në Shkup, deklaroi se populli nuk mund t’i dënoj çlirimtarët e vet.
Ahmeti tha se këto aktivitetet do të vazhdojnë në tërë Kosovën por edhe në tërë hapësirat ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni.
“Sot në Sheshin Skënderbeu është vetëm fillimi dhe shqiptarët në Maqedoni, krahas shqiptarëtve të Kosovës do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre, revoltën e tyre se në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët”, deklaroi Ahmeti, raporton SHENJA.
Ai tha se kjo çështje nuk është dashur të filloj fare me aktin e, siç e cilësoi ai, të turpshëm të Dik Martit.
“Për të njollosur tërë popullin shqiptar, dhe përderisa kemi ardhur këtu, sigurisht që duhet një aktivitet dhe punë e palodhur e institucioneve të Kosovës edhe të Shqipërisë në aktivitete të forta diplomatike për të sqaruar, shpjeguar tërë situatën para kancelarive të Evropës si financuese të kësaj Gjykata Speciale dhe shpalljen e tyre si të pafajshëm”, tha Ahmeti.
Lajme
Aliti: Kjo gjykatë është marrë me gjithçka përpos se me drejtësi
Rafiz Aliti, gjatë fjalimit të tij para protestuesve tha se gjykata e formuar me motive politike pa asnjë argument dënoi krerët e UÇK-së.
“Krerët e UÇK-së dhe njëkohësisht liderët janë mbajtur peng në Hagë për vite me radhë larg familjeve të tyre. Janë regrutuar dëshmitarë të rrejshëm nga BIA serbe dhe gjykatësi Jack Smith. Pikërisht dëshmitë e tyre të kafeneve luajtën rol në shqiptimin e dënimit”, tha Rafiz Aliti, komandant Mësuesi, raporton SHENJA.
Ai tha se nuk duhet të harruar kurrë se që çmimi që pagoi Kosova për lirinë është mbi 15 mijë të vrarë dhe mbi 1 milionë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Mësuesi tha se kriminelet serb nuk u përballën me drejtësinë dhe janë të lirë dhe lëvizin lirshëm nëpër botën.
Lajme
Sot në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Sot, më 27 shtator, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahet një marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ngjarja është thirrur për në ora 14:00, me qëllim të shprehjes së solidaritetit dhe qëndrimit qytetar përballë vendimeve të Gjykatës Speciale. Organizatorët bëjnë thirrje për një pjesëmarrje të qetë, dinjitoze dhe të bashkuar, për të dëshmuar se sakrifica, kujtesa dhe dinjiteti i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk harrohen.
Në këtë marsh ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, familjet e dëshmorëve, veteranët, të rinjtë, studentët, intelektualët, shoqëria civile dhe gjithë personat që ndjejnë se kjo çështje i bashkon.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
