Connect with us

Lajme

Tragjedi në Maqedoni: Gjendet e vdekur në banesë një studente 20-vjeçare nga Turqia

Trupi i pajetë i një studenteje të re nga Turqia është gjetur në një banesë me qira në Shtip, në rrugën “Vasil Glavinov”.

​Sipas informacioneve, rasti është denoncuar pasi kolegët e saj kishin tentuar pa sukses për disa ditë me radhë të vendosnin kontakt me të, pas së cilës kanë njoftuar shërbimet kompetente.

​Në vendngjarje sot kanë qenë të pranishëm ekipet e SPB Shtip, Ndihma e Shpejtë Mjekësore dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Shtip, të cilët kanë kryer këqyrjen e banesës.

​Informatën e kanë konfirmuar edhe nga MPB:
​„Sot (07.05.2026) në ora 14:48 në SPB Shtip është denoncuar se në një banesë në Shtip është gjetur një person i gjinisë femërore e pajetë. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se bëhet fjalë për U.E.(20), shtetase e Republikës së Turqisë. Ekspertizën po e kryen ekipi i SPB Shtip dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit“.

​Trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion, pas së cilës pritet të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kosovari shkakton incident në një kazino në Shkup, kërcënon stafin

MPB njofton se me datë 06.05.2026, në ora 23:30, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 22:50, brenda dhe para një kazinoje në zonën e Mirkovcit të Shkupit, personi D.K. nga Kosova është sjellë në mënyrë agresive dhe të pahijshme, si dhe ka kërcënuar sigurimin, ndërsa më vonë ka dërguar kërcënime edhe përmes postës elektronike (e-mail) në adresë të kazinosë.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajme

Shpallen 12 policët më të mirë ,mes tyre asnjë shqiptar!

Ministria e Punëve të Brendshme shënoi Ditën e Policisë vetëm në maqedonisht. Pa mbishkrime në shqip, pa adresim në gjuhën shqipe dhe pa asnjë shqiptar në listën e shpalljes së 12 policëve më të mirë. Edhe pse dekorimet përfshijnë pjesëtarë nga 8 sektorë dhe 4 qendra rajonale të MPB-së, pa përfaqësim mbeti edhe Tetova, ku shqiptarët përbëjnë shumicën.

Ministria e Brendshme, pa përgjigje se përse mungon shqipja dhe dekorimi i policëve shqiptarë.

Në fjalimin e tij, numri një i policisë, foli për investimet në përmirësimin e kushteve dhe efikasitetin e shërbimeve policore, duke nënvizuar se kanë arritur uljen e krimit dhe korrupsionit.

“Vitin e kaluar e përfunduam me uljen e krimit të përgjithshëm për më shumë se 6 për qind. Janë shkatërruar 16 grupe kriminale ku kanë vepruar 205 persona. NË pjesën e luftës kundër korrupsionit, janë realizuar më shumë procedura të rëndësishme, përfshirë edhe raste të profilit të lartë ndërsa janë shkatërruar 4 grupe kriminale. Veçanërisht është me rëndësi se krimi i përgjithshëm shënon ulje dhe është në nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit. Efikasiteti është 67,2 për qind, që është më i larti në 20 vitet e fundit” – deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, tha se policia e vendit, qëndron krah për krah me policinë bashkëkohore evropiane dhe botërore.

“ Investojmë në modernizim, makina të reja, pajisje më të mira, kushte më të mira për punë, fusim mekanizma digjitale, sisteme bashkëkohore dhe teknologji të reja. Por arma më e fortë e policisë nuk është teknologjia, janë policët e ndershëm, të trajnuar, të qëndrueshëm dhe profesionistë. Teknologjia ndihmon, pajisjet mbështesin, por njeriu është ai që i merr vendimet, e merr përgjegjësinë dhe e mbron besimin” tha drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.

Ndërkohë LSDM-ja thotë se derisa Toshkovski flet për siguri, vendi po fundoset në dhunë, krim dhe skandale. Opozita akuzon për sistem të dështuar të sigurisë, duke nënvizuar se pas dështimeve të njëpasnjëshme në sferën e sigurisë dhe dhunës, Toshkovski duhet të jep dorëheqje. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Mucunski: Nuk ka kushte për ndryshime kushtetuese, mungon besimi

Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme për ndryshime kushtetuese. Kështu u përgjigj ministri i jashtëm Timço Mucunski në konferencën e përbashkët me Sekreatarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Alain Berset. Shefi i diplomacisë Mucunski tha se ka mungesë besimi dhe besueshmërie në aspektin e ofrimit të shërbimeve ndaj nesh si vend, kështu që Qeveria nuk është e gatshme të ndërmarrë asnjë hap drejt ndryshimeve kushtetuese. Duke komentuar zhvillimet në Bullgari dhe marrjen e mandatit nga Radev, Mucunski tha se vendi është i gatshëm për dialog

“Ajo që mund t’ju them është se ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm për dialog dhe jemi të gatshëm për të edhe tani. Mungoi vullneti për një dialog të tillë nga ana e Bullgarisë fqinje me Qeverinë e kaluar. Shpresoj që në Sofje të ketë vetëdije se perspektiva evropiane për vendin tonë është e rëndësishme për të gjithë rajonin. Edhe nëse nuk ka një vetëdije të tillë dhe nëse një vetëdije e tillë nuk zhvillohet, kjo nuk do të thotë se po mendojmë për ndonjë alternativë, por do të vazhdojmë në rrugën e reformave, do të vazhdojmë në rrugën e pajtueshmërisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe do të vazhdojmë të ndajmë ato vlera evropiane në të cilat besojnë shumica dërrmuese e qytetarëve tanë. Por nëse pyetja është nëse jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese në këtë kontekst dhe në këtë situatë, ne nuk jemi të gatshëm. Dhe le të mos ketë dilema rreth kësaj çështjeje” tha Mucunski, deklaroi Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm. /Alsat.mk

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme19 hours ago

Kosovari shkakton incident në një kazino në Shkup, kërcënon stafin

MPB njofton se me datë 06.05.2026, në ora 23:30, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 22:50, brenda dhe...

Lajme19 hours ago

Tragjedi në Maqedoni: Gjendet e vdekur në banesë një studente 20-vjeçare nga Turqia

Trupi i pajetë i një studenteje të re nga Turqia është gjetur në një banesë me qira në Shtip, në...

Lajme19 hours ago

Shpallen 12 policët më të mirë ,mes tyre asnjë shqiptar!

Ministria e Punëve të Brendshme shënoi Ditën e Policisë vetëm në maqedonisht. Pa mbishkrime në shqip, pa adresim në gjuhën...

Lajme1 day ago

Mucunski: Nuk ka kushte për ndryshime kushtetuese, mungon besimi

Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme për ndryshime kushtetuese. Kështu u përgjigj ministri i jashtëm Timço Mucunski në konferencën...

Lajme1 day ago

Vazhdojnë përplasjet mes VLEN dhe BDI për MEPSO

VLEN përmes një komunikate theksoi sot se BDI përsëri gënjen, manipulon dhe e nënçmon opinionin publik. “Ofertën më të lirë...

Lajme1 day ago

Stojançe Jovanovski u dënua me 12 vite burg për dhunë dhe vdekjen e Ivanës dhe vajzës Katja

Gjykatësi Ivica Stefanovski ka dënuar me 12 vite burg Stojançe Jovanovskin, i akuzuar për kërcënim të sigurisë, lëndime trupore pranë...

Lajme1 day ago

Kompania britanike “Shell” tejkalon parashikimet e fitimit ndërsa lufta në Iran rrit çmimet e naftës

Kompania britanike e energjisë “Shell” raportoi sot fitime më të forta se sa pritej për tremujorin e parë ndërsa lufta...

Lajme1 day ago

LSDM: Mickoski nisi fushatë të zezë kundër partisë sonë

Nga LSDM sot akuzojnë VMRO-DPMNE-në se në vend që të përgjigjen nevojave reale të qytetarëve lidhur me krizën ekonomike, ato...

Lajme2 days ago

Parisi feston! PSG kalon Bayern dhe prek finalen e Champions

PSG është finalistja e dytë e Champions League. Pasi fitoi 5-4 në ndeshjen e parë, ekipi i Luis Enrique barazoi...

Lajme2 days ago

Limani: Moti kohë kam përfunduar punë te VLEN-i, jam ministër i popullit!

Pak pasi kryeministri dje përmendi zgjedhje parlamentare “së shpejti”, ministri Fatmir Limani shpërndau një foto të një faqeje ku shkruhej...

Trending