Lajme
Kasami: VLEN-i nuk është vetëm bashkim partish, është kulturë e re e politikës shqiptare
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, në fjalimin e tij gjatë Kongresit të parë të partisë, tha se VLEN-i nuk është vetëm bashkim partish, por një tjetër kulturë e politikbërjes.
Kasami theksoi se shqiptarët kanë nevojë për politikë që ndërton, planifikon dhe mendon më larg se një mandat. Ai në fjalimin e tij tregoi se çfarë përfaqëson VLEN-i dhe cilat do të jenë prioritetet e saj.
“VLEN nuk duhet të jetë thjesht bashkim partish. Nëse mbetet vetëm kaq, atëherë nuk kemi bërë asgjë. VLEN duhet të bëhet kulturë tjetër politike shqiptare. Më e qetë, serioze, më institucionale dhe e përgjegjshme ndaj qytetarit. Ne nuk kemi nevojë për politikë që jeton nga zënkat. Shqiptarët kanë nevojë për politikë që ndërton, planifikon dhe mendon më larg se një mandat. Prandaj është e rëndësishme të themi edhe se çfarë përfaqësojmë. Ne jemi parti e qendrës së djathtë. Dhe këtë nuk e themi si diçka që tingëllon mirë në letër. E themi sepse besojmë në disa vlera shumë të qarta”.
“Ne besojmë në familjen si vendin e parë ku njeriu mëson besimin, përgjegjësinë dhe dashurinë për tjetrin. Besojmë te puna e ndershme, te njeriu që ngrihet herët për ta mbajtur familjen e vet, te sipërmarrësi që rrezikon, krijon dhe nuk pret gjithçka nga shteti. Besojmë në identitetin tonë, në gjuhën, në kulturën, në besimin dhe në ato vlera shpirtërore që na kanë mbajtur bashkë edhe në kohët kur kemi pasur pak mundësi, por shumë dinjitet.
Por po ashtu besojmë edhe në një shtet modern. Në institucione që funksionojnë. Në administratë profesionale. Në drejtësi që është e barabartë për të gjithë, jo nënë për dikë e njerkë për dikë tjetër”, tha Kasami.
Lajme
Ndërron jetë edhe një pacient me ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej dhjetë viktima
Një pacient nga Shkupi (70 vjeç) është viktima e dhjetë me virusin e Nilit Perëndimor në Maqedoni.
Ai vdiq këtë fundjavë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ku mjekët luftuan për jetën e tij për më shumë se një muaj, njoftoi sot në një konferencë për shtyp drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Fadil Cana.
Deri më tani janë regjistruar gjithsej 70 raste të personave të infektuar me virusin.
Kanë vdekur gjithsej 10 pacientë, nëntë nga Shkupi dhe një nga Kumanova, kryesisht të moshuar me sëmundje të shumëfishta komorbiditete.
Lajme
Çmime të reja të derivateve të naftës, lirohet dizeli, shtrenjtohet bezina
Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbetjeve Komunale ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.06 për qind.
Sipas vendimit, nga 29 shtatori 2026 në ora 00:01, çmimet maksimale do të jenë:
EUROSUPER BS-95: 100 denarë/litër – rritje për 1 denar.
EUROSUPER BS-98: 102 denarë/litër – rritje për 1 denar.
EURODIZEL BS: 100 denarë/litër – ulje për 4.5 denarë.
Vaj ekstra i lehtë EL-1: 111.5 denarë/litër – ulje për 3 denarë.
Mazut M-1 NS: 49.882 denarë/kg – ulje për 0.196 denarë.
Në vendimin e ri është aplikuar edhe masa e Qeverisë për TVSH-në e reduktuar në 10 për qind për Eurodizelin, si dhe akciza e ulur për benzinat dhe naftën.
Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator, çmimet referente të derivateve në tregun botëror kanë shënuar ndryshime të ndryshme gjatë periudhës së fundit. Te benzina është regjistruar një rritje e lehtë, ndërsa te dizeli, vaji ekstra i lehtë dhe mazuti janë shënuar ulje.
Lajme
Gashi në Riad: Thellim i bashkëpunimit parlamentar, ekonomik dhe bilateral
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ka zhvilluar takim me kryetarin e Këshillit të Shurës, Abdullah bin Mohammed Al-Sheikh. Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe bilateral, si dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve saudite në Maqedoninë e Veriut.
“ Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, zhvillova një takim me Kryetarin e Këshillit të Shurës, Abdullah bin Mohammed Al-Sheikh. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe bilateral, si dhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve saudite në Maqedoninë e Veriut.
Theksova gjithashtu interesimin tonë për pjesëmarrje aktive në EXPO 2030 në Riad, si dhe rëndësinë e dialogut të rregullt politik dhe bashkëpunimit konkret ndërmjet dy vendeve. Jam i bindur se kjo vizitë do t’i japë një shtysë të mëtejshme marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite”, deklaroi Gashi.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
