Connect with us

Lajme

Pse po zgjatet finalizimi i Korridorit 8 deri në dhjetor 2029, arsyet e inxhinerëve dhe qeverisja e kaluar?

Finalizimi i pjesës perëndimore të Korridorit 8 pritet të shtyhet të paktën deri në dhjetor të vitit 2029, pasi inxhinieri mbikëqyrës ka kërkuar zyrtarisht zgjatje të afatit për përfundimin e projektit.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë vizitës në punimet e autostradës Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçani, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe drejtorin e NP “Rrugë Shtetërore”, Koce Trajanovski.

Sipas Nikolloskit, kërkesa për shtyrje vjen si pasojë e dy viteve të humbura, për të cilat ai fajësoi qeverinë e kaluar, duke thënë se në atë periudhë nuk ishte bërë pothuajse asgjë për përgatitjen e terrenit dhe krijimin e kushteve për ndërtim. Ai theksoi se kjo nuk është vetëm vlerësim politik, por konstatim i përfshirë edhe në raportin zyrtar të inxhinierit mbikëqyrës, i cili ka kërkuar shtyrje minimale prej dy vitesh për të kompensuar vonesat.

“Pjesa e dytë, për fat të keq, duhet të them se qeveria e kaluar për dy vite nuk kishte bërë asgjë. Kjo nuk është vetëm deklaratë e imja apo e kryeministrit apo e drejtorit të NPRRSH-së. Për këtë në muajin nëntor kemi marrë njoftim zyrtar nga inxhinieri mbikëqyrës, i cili kërkoi zgjatje të afatit për përfundimin e projektit për të paktën dy vite, sepse duhej të kompensoheshin ato dy vite të humbura nga qeveria e mëparshme dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç ta bëjmë këtë, kështu që afati do të shkojë të paktën deri në dhjetor 2029, gjë që nuk do të thotë se projekti nuk do të përfundojë edhe më herët”, tha Nikolloski.

Sipaa tij, gjitha sfidat në trasenë po zgjidhen me koordinim të mirë mes institucioneve, ndërsa Qeveria i ka mundësuar operatorit një front të hapur pune në të gjithë trasenë.

“Ne shpesh flasim për këto projekte në paraqitjet tona publike, në konferenca për shtyp, në intervista, ja tani të shihen në terren. Tashmë e kemi kaluar një seksion, autostradën nga Tetova deri në Gostivar, në publik është krijuar perceptimi se është autostradë, por në fakt është rrugë ekspres dhe për herë të parë në këtë segment do të ndërtohet autostradë. Seksioni i dytë është ky ku jemi tani. Diçka që për shumëkënd ishte e paimagjinueshme, që ndonjëherë do të ketë autostradë që e anashkalon Strazhën dhe pjesën më të vështirë të lidhjes me Ohër dhe Strugë dhe gjithë Korridorin 8. Këtu para nesh shihet se po punohet intensivisht në ura, në hapjen e trasesë së autostradës, në skarpata, vërtet po kryhen punë të jashtëzakonshme inxhinierike. Si Qeveri po bëjmë gjithçka që t’u mundësojmë kompanive ndërtuese të përfundojnë sa më shpejt projektet dhe qytetarët t’i përdorin ato. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për PBB-në, jam krenar që në tremujorin e tretë të vitit të kaluar rritja në ndërtimtari ishte 21%, ndërsa në të katërtin 16.7%. Presim rezultate të mira edhe për tremujorin e parë të këtij viti dhe vazhdimësi në periudhën e ardhshme”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Ai potencoi tre sfida në ndërtimin e këtyre segmenteve. E para lidhet me dislokimin e rrjeteve telekomunikuese ndërkombëtare dhe vendore, instalimeve elektrike dhe furnizimit me ujë për Pollogun.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kapet duke vozitur me 203 km/h në Maqedoni, arrestohet shtetasi i Gjermanisë

Policia ka arrestuar sot një shtetas të Gjermanisë, i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 203 kilometra në orë në autostradën A1, në afërsi të Gjevgjelisë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, sot në orën 08:00, në autostradën “Miqësia”, te fshati Miletkovë, policia nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli e ka privuar nga liria M.F. (46) nga Gjermania. Gjatë kontrollit të trafikut me radar, është konstatuar se ai po drejtonte një automjet të markës BMW, me targa gjermane, me shpejtësi prej 203 km/h, në një pjesë ku shpejtësia e lejuar është 120 km/h.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa ndaj personit do të ngritet kallëzim përkatës.

MPB-ja apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, veçanërisht kufizimet e shpejtësisë, dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Continue Reading

Lajme

“Jetimat e Ballkanit” hapin kuzhinë humanitare në Shkup

Në Shkup është hapur Kuzhina Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e cila do të ofrojë ushqim falas për familjet dhe personat në nevojë, përcjell TV21. Sipas organizatorëve, kjo nismë synon t’u ofrojë ndihmë qytetarëve në nevojë, duke u mundësuar atyre të marrin ushqim në kushte dinjitoze.

“Në qytetin e Shkupit, hapëm Kuzhinën Humanitare ” Jetimat e Ballkanit”, një vend ku familjet në nevojë do të mund të marrin ushqim falas, me dinjitet dhe dashuri. Kjo kuzhinë është një tjetër hap drejt misionit tonë për të qenë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që kontribuan, ndihmuan dhe e bënë të mundur hapjen e kësaj kuzhine. Zoti ua shpërbleftë çdo kontribut dhe çdo dorë të shtrirë për të mirën! Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Privohet nga liria 35 vjeçari, kapet me 14,440 euro pa dëshmi prejardhjeje

Një 35-vjeçar nga fshati Buçim i Radovishit është ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur 14.440 euro në valuta të ndryshme, për të cilat nuk ka paraqitur dëshmi për prejardhjen.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 13 gusht policia ka ndaluar një automjet të tipit “Audi” në rrugën magjistrale Radovish–Shtip, pranë kryqëzimit për fshatin Buçim.

Automjeti drejtohej nga M.V., ndaj të cilit më herët ishte caktuar masa e kujdesit – ndalim për largim nga shtëpia, nën dyshimin për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogës.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 14.440 euro, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik.

“M.V. nuk ka paraqitur dëshmi për prejardhjen e parave të gjetura”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më 14 gusht, 35-vjeçari është nxjerrë para gjykatësit në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Pas vendimit, ai është dërguar në Burgun e Shkupit.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme15 hours ago

Kapet duke vozitur me 203 km/h në Maqedoni, arrestohet shtetasi i Gjermanisë

Policia ka arrestuar sot një shtetas të Gjermanisë, i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 203 kilometra në orë...

Lajme15 hours ago

“Jetimat e Ballkanit” hapin kuzhinë humanitare në Shkup

Në Shkup është hapur Kuzhina Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e cila do të ofrojë ushqim falas për familjet dhe personat...

Lajme20 hours ago

Privohet nga liria 35 vjeçari, kapet me 14,440 euro pa dëshmi prejardhjeje

Një 35-vjeçar nga fshati Buçim i Radovishit është ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur...

Lajme20 hours ago

Kasami del në terren: Punimet në rrugën Tetovë–Prizren po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në trasenë e rrugës Tetovë–Prizren,...

Lajme20 hours ago

Shasivari kujton Arbën Xhaferin: Trashëgimia e tij mbetet udhërrëfyes për lirinë dhe barazinë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka kujtuar Arbën Xhaferin në 14 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke e...

Lajme20 hours ago

Thaçi: Nuk ka pasur dokument për ndarjen e Maqedonisë, Ali Ahmeti flet palidhje

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas homazheve në përvjetorin e vdekjes së Arben Xhaferit ka reaguar ndaj deklaratave të Ali...

Lajme2 days ago

Ministri Agon Ferati bashkon diplomacinë ndërkombëtare në 25-vjetorin e Ohrit/ Ambasadorja amerikane mes të pranishmëve

Dy ditë, dy ngjarje të mëdha dhe një mesazh i përbashkët: 25 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit,...

Lajme2 days ago

Ahmeti: E dua Maqedoninë po aq sa e duan Mickoski e Cërvenkovski! Është vendi im, këtu kam gjyshërit dhe varret

Në 25 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nuk duhet thirrur në folklorizma dhe...

Lajme2 days ago

BDI: Më pak se 40 shqiptarë në mesin e 549 policëve të rinj

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë reaguar ndaj të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB),...

Lajme2 days ago

VLEN: Çfarë lidhje ka Grubi me paralajmërimet e Ahmetit për tërheqje nga politika?

VLEN ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), duke e lidhur aktakuzën ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan...

Trending