Lajme
Policia marshoi në përkujtim të kolegëve të vrarë më 9 maj 2015 në Kumanovë
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se sot pjesëtarë të policisë kanë marrë pjesë në një marshim përkujtimor në rrugët e Kumanovës, në nderim të kolegëve të tyre të vrarë më 9 maj 2015 në Lagjen e Trimave.
Sipas MPB-së, aktiviteti është organizuar nga Klubi Atletik “Aerodrom”, ku kanë marrë pjesë dhjetëra pjesëtarë të njësive të ndryshme policore. Marshimi ka nisur nga Idrizova dhe ka vazhduar drejt Kumanovës.
Autoritetet thonë se bëhet fjalë për një aktivitet ku nuk është regjistruar asnjë incident apo ofendim ndaj qytetarëve.
MPB shton se aktivitete të tilla janë organizuar edhe më parë dhe se marshimi është zhvilluar në shoqërim të automjeteve zyrtare policore.
Lajme
Nga jurisprudenca te rastet e kohës së BDI-së: A po zgjerohet protesta studentore në Shkup?
Protestat studentore që pritet të mbahen ditën e hënë në Shkup, të thirrura fillimisht rreth çështjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe pretendimeve për trajtim të pabarabartë institucional, sipas informatave jozyrtare pritet të zgjerojnë ndjeshëm platformën e tyre me kërkesa dhe tema të tjera.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se mes pikave që mund të artikulohen gjatë protestës përfshihen edhe thirrje për drejtësi në disa raste të ndjeshme që kanë shënuar opinionin publik ndër vite, si: rasti i Harun Aliut, rasti i Brodecit, rasti i Ridvan Nezirit, rasti i Sopotit, vrasja e Almirit të vogël, rasti i Komandant Shqiponjës, rasti i Kumanovës dhe dënimet ndaj komandantëve, rasti i Rexhail Qerimit dhe rasti Alfa.
Përfshirja e këtyre temave, sipas njohësve të rrethanave politike, lidhet edhe me pakënaqësinë e akumuluar te një pjesë e qytetarëve shqiptarë, të cilët prej vitesh kërkojnë përgjegjësi politike dhe institucionale nga BDI për mënyrën se si janë trajtuar këto raste gjatë periudhës sa kjo parti ishte në pushtet.
Në opinion po forcohet perceptimi se protestat mund të shndërrohen edhe në platformë ku do të artikulohet revolta ndaj BDI-së për temat dhe rastet që për vite me radhë mbetën pa epilog të qartë politik apo juridik.
Burimi: tetova1
Lajme
Mexhiti: Kazinotë po mbyllen, radhën e kanë kreditë e shpejta
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti përmes një video paraqitje ka dhënë një mesazh të fortë sa u takon lojërave të fatit, pasi qeveria së fundmi përmes një propozim-ligji tashmë vendos kontrolle më të rrepta në mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat e bixhozit.
Sipas Mexhitit me veprimet konkrete kundër kësaj dukurie, sillen rregulla më të fuqishme në mbrojtjen e familjeve.
“Sot po fillon lufta jonë ligjore me bixhozin dhe kumarin. Kemi premtuar t’i mbrojmë familjet tona nga ky mallkim. Sot po nisim me veprime konkrete. Po vendosim 500 metra distancë nga shkollat, po ndalojmë reklamat e bixhozit. Po sjellim rregulla më të forta për mbrojtjen e familjeve”, ka thënë Mexhiti.
Vite me radhë, shton ai, flitej e protestohej kundër bixhozit, por kazinotë shtoheshin përditë. Por, shton se sot pa protestë, pa zhurmë, po jepet zgjidhje ligjore.
”Sepse kur japim zotim para qytetarëve , nuk bëjmë propagandë, e bëjmë realitet. Kazinotë po mbyllen, radhën e kanë kreditë e shpejta”, ka thënë Mexhiti.
Lajme
Digjet një autobus në autostradën Veles–Shkup, nuk ka të lënduar
Një autobus me targa të Prilepit është djegur në autostradën Veles–Shkup, në afërsi të pikës së pagesës në Otovicë. është përfshirë nga zjarri një autobus me targa të Prilepit. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjithë udhëtarët kanë arritur të dalin me kohë nga automjeti dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipe të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve dhe policia e Njësisë për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Veles. Zjarri ka shpërthyer gjatë lëvizjes së autobusit, ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Për shkak të ndërhyrjes dhe masave të sigurisë, në këtë segment të autostradës kishte ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
