Lajme
“Shkupi Shqiptar” ngrihet më 18 Maj: Plisat dhe Tifozët Kuqezi në krah të studentëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe
Tifozët Kuqezi të Kombëtares Shqiptare dhe tifo-grupi “Plisat” nga Prishtina kanë konfirmuar zyrtarisht mbështetjen e tyre për protestën e studentëve shqiptarë që do të mbahet më 18 maj në Shkup, në mbrojtje të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës.
Përmes thirrjeve publike në rrjetet sociale, të dy grupet kanë ftuar qytetarët shqiptarë që t’u bashkohen studentëve në protestën e paralajmëruar për të hënën, në ora 16:30, para Urës së Gurit në Shkup.
Në reagimin e tyre, “Plisat” kanë theksuar se sa herë që preken interesat kombëtare, ata do të jenë gjithmonë të pranishëm, duke nënvizuar se gjuha shqipe është “e pacenueshme dhe e paprekshme” dhe do të vazhdojë të përdoret kudo ku jetojnë shqiptarët.
Ata kanë bërë të ditur se do të jenë në “Shkupin shqiptar”, përkrah studentëve nga Ilirida, duke e cilësuar këtë protestë si një kauzë kombëtare për drejtësi, dinjitet dhe mbrojtje të identitetit shqiptar.
Mbështetja e Tifozëve Kuqezi dhe e “Plisave” vjen vetëm pak ditë para protestës së organizuar nga studentët shqiptarë, të cilët kërkojnë respektimin e të drejtës ligjore për t’iu nënshtruar provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
Protesta tashmë ka marrë mbështetje të gjerë nga organizata studentore, profesorë universitarë, figura publike, diaspora shqiptaro-amerikane, si dhe grupe të ndryshme qytetare e tifozësh shqiptarë nga mbarë rajoni.(INA)
Lajme
Nëna e gjyqtarit Ristov për 350 mijë eurot: “I kursyem gjithë jetën, ishin siguria jonë për pleqëri”
Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar procesi ndaj ish-gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, ku nëna e tij, Donka Ristova, ka dëshmuar për prejardhjen e 350 mijë eurove të gjetura të fshehura në murin e shtëpisë familjare.
Sipas versionit të saj, paratë ishin kursime familjare të grumbulluara ndër vite dhe shërbenin si siguri financiare për pleqërinë. Mbrojtja këmbëngul se shuma i përkiste prindërve të Ristovit dhe jo ish-gjyqtarit. Më herët, një investitor dëshmoi gjithashtu se Donka Ristova kishte paguar rreth 400 mijë euro për katër banesa, shumë që, sipas dëshmisë së tij, ishte e ndarë nga 350 mijë eurot e gjetura në mur.
Prokuroria, nga ana tjetër, pretendon se paratë e gjetura lidhen me Ristovin dhe se prejardhja e tyre nuk është dëshmuar ligjërisht. Ai akuzohet për përfitim dhe fshehje të kundërligjshme të pasurisë dhe pastrim parash, ndërsa vetë Ristov e ka mohuar fajësinë.
Lajme
Ali Ahmetit i vdes berberi: Më shumë se 25 vite u përkujdes për mua, sot humba një mik
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë, i njohur si Nexha, i cili për 25 vite ishte kujdesur për pamjen e tij si berber.
Në mesazhin e tij, Ahmeti kujton se Nexha kishte qenë pranë tij që nga viti 2001 e deri para dy muajsh. Me kalimin e viteve, marrëdhënia e tyre ishte shndërruar në një miqësi të mbështetur në respekt të ndërsjellë.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë – Nexhës.
Që nga viti 2001 e deri para dy muajsh, Nexha ka qenë pranë meje në një mënyrë të veçantë. Me duart e tij të shkathëta ka qenë përkujdesësi im për pamjen, por me kalimin e viteve, marrëdhënia jonë u shndërrua në shumë më tepër se kaq, në miqësi dhe respekt.
Gjatë atyre takimeve tona të rregullta, përveç bisedave të zakonshme, kemi diskutuar edhe për zhvillimet politike e shoqërore. Nexha ishte njeri kureshtar, i vëmendshëm dhe me interes të veçantë për atë që ndodhte rreth nesh. Shpesh, në ato biseda të thjeshta, lindnin edhe diskutime të rëndësishme, me pyetje, vërejtje dhe këndvështrime që dëshmonin për një njeri që e ndiqte me shumë interes kohën në të cilën jetonte.
Sot nuk humba vetëm një njeri që për 25 vite kujdesej për pamjen time si berber. Humbëm një mik, një bashkëbisedues dhe një njeri të mirë, prania e të cilit ishte bërë pjesë e përditshmërisë sonë.
Do ta kujtoj gjithmonë me respekt e mirënjohje”, ka shkruar Ahmeti.
Lajme
Filipçe tregon se me cilën parti politike shqiptare do të bashkëpunojë në të ardhmen
Në emisionin “IMPAKT” në TV Shenja, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, foli edhe për mënyrën se si partia e tij do t’i ndërtojë koalicionet e ardhshme politike.
“Çdo koalicion që do ta bëjmë më tej do të bazohet në vlera politike dhe në atë se cila parti politike do të pajtohet që të realizojmë bashkarisht, normalisht sugjerimet që do t’i pranojmë bashkarisht, nuk është ajo beton që nuk mund të ndryshohet, por ky është skeleti ynë i atij programi. Çdo sugjerim qëllim mirë dhe në kontekst të politikave me vlerë do të jetë i mirëseardhur por vetëm me parti politike dhe individë të cilët, organizata qytetare, intelektualë të shquar, aktivistë qytetarë e kështu me radhë do të duan ta zbatojnë programin dhe ai zbatim i programit do të kontrollohet nga ana e qytetarëve, është mënyra se si ne do t’i bëjmë koalicionet tona të ardhshme. Do të zgjedhim njerëz siç jemi tani që i dëgjojnë”, deklaroi Filipçe.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
