Connect with us

Lifestyle

Super energji në projektin e ri, Blerta Veseli publikon projektin ”Business”

Këngëtarja Blerta Veseli ka ardhur fuqishëm me projektin e saj më të ri muzikor, duke sjellë një atmosferë krejt tjetër në skenën shqiptare. Me stilin e saj unik, energjinë “gangsta” dhe paraqitjen plot karakter, Blerta po dëshmon se di si të tërheqë vëmendjen që në sekondat e para.

Kënga e re vjen me beat të fortë, ritëm modern dhe një vibe urban që e bën projektin të duket si një super produksion ndërkombëtar. Interpretimi i Blertës është i guximshëm, i sigurt dhe plot attitude, ndërsa klipi sjell skena dinamike, luks, stil rruge dhe një estetikë që përputhet perfekt me frymën e këngës.

Pas këtij produksioni qëndron emri i njohur NURTEEL, i cili edhe kësaj radhe ka sjellë një sound modern dhe mjaft të kapshëm për publikun. Në realizimin vizual është përkujdesur XL FILMS, duke i dhënë klipit pamje kinematografike dhe atmosferë të fuqishme urbane, ndërsa producent ekzekutiv i projektit është LABINOT NURAJ.

Blerta Veseli në këtë projekt shfaqet më e guximshme se kurrë, duke kombinuar muzikën ritmike me një paraqitje që reflekton vetëbesim, stil dhe identitet artistik. Fansat kanë reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke e cilësuar projektin si një nga publikimet më “hard” dhe më të veçanta të momentit.

Në kohën kur tregu muzikor po mbushet me projekte të ngjashme, Blerta duket se ka zgjedhur të vijë ndryshe — me personalitet, energji dhe një frymë “street vibe” që e bën projektin të dallohet menjëherë.

Kënga tashmë është publikuar në YouTube dhe po merr reagime të shumta nga publiku e fansat e muzikës urbane.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Një risi e madhe për Gmail: A do ta përdorni?

Kjo veçori ju lejon të bëni pyetje në lidhje me kutinë tuaj postare me zë, dhe lançimi i saj është planifikuar për më vonë këtë verë.

Në konferencën I/O të këtij viti, Google zbuloi Gmail Live, një veçori të re të mundësuar nga Gemini që u lejon përdoruesve të kërkojnë në kutinë e tyre postare duke përdorur zërin e tyre, në vend që të shkruajnë. Veçoria është aktualisht në fazën beta dhe 9to5Google raporton se po lançohet tani për një grup të vogël përdoruesish të Android dhe iOS.

Kjo veçori shton një ikonë të vogël “Live” në shiritin e kërkimit të Gmail. Prekja e saj hap një ndërfaqe zanore në ekran të plotë që përshëndet përdoruesit me pyetje të sugjeruara, të tilla si “Çfarë po ndodh me porositë e mia të fundit?” dhe “Cilat janë datat e udhëtimit tim të ardhshëm?”

Ndërsa përdoruesi fillon të flasë, një dritë blu shfaqet përgjatë skajit të ekranit ndërsa pyetja transkriptohet në kohë reale. Gmail Live më pas përpunon pyetjen dhe lexon përgjigjen me zë të lartë. Përgjigja shfaqet gjithashtu në ekran pranë emailit origjinal, duke e bërë të lehtë për përdoruesit të kontrollojnë saktësinë e detajeve.

Ndërfaqja zanore ka gjithashtu dy butona në pjesën e poshtme që u lejojnë përdoruesve të çaktivizojnë mikrofonin e tyre ose të dalin nga Gmail Live dhe të kthehen në kutinë e tyre postare.

Gmail Live i bashkohet një liste në rritje të veçorive të inteligjencës artificiale zanore në aplikacionet dhe shërbimet e Google. Ai vjen menjëherë pas Gemini Live, i cili u lejonte përdoruesve të zhvillonin biseda natyrale me asistentin e inteligjencës artificiale të Google në kohë reale, madje duke kryer detyra të tilla si vendosja e përkujtesave ose shtimi i ngjarjeve në kalendarin e tyre.

Search Live solli një përvojë të ngjashme zanore me modalitetin AI të Google Search në fillim të këtij viti, duke u lejuar përdoruesve të bëjnë pyetje shtesë me zë të lartë dhe të marrin përgjigje me zë së bashku me lidhje me faqet e internetit përkatëse.

Gmail Live është planifikuar të lançohet për abonentët e AI Pro dhe Ultra më vonë këtë verë, pasi të përfundojë testimi. Google planifikon të shtojë funksionalitete të ngjashme në Docs dhe Keep, duke zgjeruar të njëjtën qasje me zërin në shkrimin e dokumenteve dhe mbajtjen e shënimeve gjatë lëvizjes.

Continue Reading

Lifestyle

Kanye West mbërrin në Tiranë, publikohen pamjet

Kanye West ka mbërritur në Shqipëri, ku sonte pritet të zhvillojë koncertin e tij madhështor në periferi të Tiranës, në një stadium që pritet të presë dhjetëra mijëra fansa të reperit amerikan.

Pamjet e mbërritjes së artistit janë publikuar nga Euronews Albania, ku shihet Kanye West duke hyrë në një objekt, ndërsa është pritur me entuziazëm nga fansat e pranishëm.

Reperi pritet të performojë disa nga hitet më të mëdha të karrierës së tij, me koncertin i cili mbahet në një stadium të improvizuar në Kashar të Tiranës.

Autoritetet veçse kanë nisur përgatitjet për masat e sigurisë dhe kanë njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në zonat përreth.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se është gjithcka gati sa i përket organizimit të sotëm ku do të mbahet koncerti i Kany West.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook tha se ky koncert do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës.

Megjithatë, koncerti i Kanye West në Tiranë nuk ka kaluar pa polemika. Organizimi i tij vjen në një kohë kur banorë kanë zhvilluar prej javësh protesta në kryeqytet kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec, duke kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

https://www.facebook.com/reel/2251566752269851/?t=0

Continue Reading

Lifestyle

Zbulohet emri i djalit të princit Lekë dhe Blerta Celibashit

Lindi djali i Princ Lekës II dhe Princeshës Blerta, Oborri Mbretëror jep njoftimin zyrtar. Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e djalit të Princ Lekës II dhe Blerta Celibashir, i cili është pagëzuar me emrin Aleksandër.

Sipas njoftimit zyrtar, Princi Aleksandër lindi paraditen e së premtes, më 10 korrik 2026, në orën 11:11, në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Ai erdhi në jetë me peshë 3 kilogramë e 115 gramë.

Oborri Mbretëror bën të ditur se si nëna, Blerta, ashtu edhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.

Në njoftim, Princ Leka II dhe Blerta shprehin falënderimet e tyre për ekipin mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, duke vlerësuar kujdesin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë lindjes së djalit të tyre./dritare.net

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme44 minutes ago

Rruga Tetovë-Prizren, Qamili: Po depërtojmë një arterie me interes të veçantë kombëtar dhe ekonomik

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar se kanë nisur punimet për hapjen e trasesë së rrugës Tetovë–Prizren,...

Sport55 minutes ago

Adis Emruli zyrtarisht te Jadran Dekani, sulmuesi 25-vjeçar rikthehet në Ligën e dytë të Sllovenisë

Ajo që ishte paralajmëruar disa ditë më parë tashmë është bërë edhe zyrtare. Adis Emruli është futbollisti më i ri...

Lifestyle3 hours ago

Një risi e madhe për Gmail: A do ta përdorni?

Kjo veçori ju lejon të bëni pyetje në lidhje me kutinë tuaj postare me zë, dhe lançimi i saj është...

Lajme5 hours ago

VLEN: BDI protestoi për privilegjet e humbura, jo për Tetovën

Protesta e dytë e BDI-së për emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë nuk ishte protestë e qytetarëve, por një...

Lajme5 hours ago

Zhdukja biznesmenes kineze në Greqi, hetohen investimet në Bogovë dhe transaksionet e dyshimta

Zhdukja e 50-vjeçares kineze Yu Ting vijon të mbetet pa përgjigje, ndërsa autoritetet greke po zgjerojnë hetimet në disa drejtime....

Lajme7 hours ago

Ra në lumin Mat gjatë stërvitjes me litar, humb jetën alpinisti dhe speleologu Erkin Lika

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Klos, ku ka humbur jetën 38-vjeçari Erkin Lika, i njohur për pasionin e tij...

Lajme7 hours ago

Ndërron jetë ish Emiri i Katarit, Hamad bin Khalifa Al Thani

Katari ka njoftuar vdekjen e ish-emirit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, i cili drejtoi shtetin e Gjirit nga viti...

Sport7 hours ago

Haaland shpërthen pas eliminimit nga Anglia: Vendimet e gjyqtarëve na kushtuan

Erling Haaland ka reaguar pas eliminimit të Norvegjisë nga Kupa e Botës 2026, duke shprehur zhgënjim për humbjen 2-1 ndaj...

Lajme8 hours ago

Gruevski mohon pronësinë e apartamenteve të konfiskuara: Nuk kanë qenë kurrë të miat

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka mohuar në rrjetet sociale se apartamentet e sekuestruara në rastin “Parcelat në Vodno” janë të tijat....

Lajme8 hours ago

Rama: Shqipëria nuk do të vendosë veto ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se edhe nëse Shqipëria bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, nuk do ta përdorë të...

Trending