Connect with us

Lajme

MEF Energy Forum 2026/ Hoxha: Shkupi do të jetë nikoqir i forumit më të madh energjetik në rajon

Më 1 dhe 2 qershor 2026, Shkupi do të shndërrohet në qendrën e dialogut rajonal për të ardhmen energjetike dhe klimatike të Evropës Juglindore, përmes edicionit të nëntë të MEF Energy Forum 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

Në kushtet e një transformimi gjithnjë e më intensiv klimatik dhe energjetik, fokusi nuk është më nëse ndryshimet do të ndodhin, por si do të realizohen ato, me çfarë ritmi dhe sa të drejta do të jenë për qytetarët dhe ekonomitë. Pikërisht për këtë arsye, forumi paraqet një platformë të rëndësishme që bashkon vendimmarrës, rregullatorë, investitorë, organizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, theksojnë organizatorët.

Gjatë viteve të fundit, MEF është konsoliduar si një nga platformat kryesore rajonale për diskutim dhe hartim politikash në fushën e energjisë dhe ndryshimeve klimatike. Edicioni i sivjetshëm merr peshë shtesë pasi forumi do të jetë një ngjarje zyrtare partnere në kuadër të presidencës së COP31.

Organizatorët theksojnë se përfundimet dhe rekomandimet që do të dalin nga forumi nuk do të kenë rëndësi vetëm për vendet e rajonit, por do të kontribuojnë edhe në debatet më të gjera ndërkombëtare për politikat klimatike dhe tranzicionin energjetik.

Ngjarja organizohet në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Sfidat e sotme nuk njohin kufij, prandaj edhe përgjigjja duhet të jetë e përbashkët. Bashkëpunimi rajonal është kyç për qëndrueshmërinë klimatike, stabilitetin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm. MEF është një mundësi për partneritete të reja dhe zgjidhje konkrete me efekt real për qytetarët”, deklaroi ministri Muhamet Hoxha.

Një theks i veçantë do t’i kushtohet bashkëpunimit rajonal si parakusht për qëndrueshmërinë klimatike, stabilitetin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Forumi do të mundësojë lidhjen e përfaqësuesve qeveritarë, kompanive dhe institucioneve financiare nga Ballkani Perëndimor, Turqia, Bashkimi Evropian dhe partnerë të tjerë globalë.

Sipas organizatorëve, MEF Energy Forum 2026 nuk është vetëm një konferencë, por një hapësirë ku politikat lidhen me sfidat reale, ndërsa ambiciet klimatike shndërrohen në iniciativa dhe zgjidhje konkrete. Kështu, këtë verë Shkupi do të jetë vendi ku do të zhvillohen diskutimet kyçe për të ardhmen energjetike të rajonit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes

Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.

Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.

Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.

Continue Reading

Lajme

Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin

Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka penguar ekipin mjekësor teksa po i jepte ndihmë një këmbësori të lënduar në një aksident trafiku.

Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:10, në rrugën “Ilinden” në Tetovë.

Sipas denoncimit të bërë në SPB Tetovë nga një punonjës i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, gjatë ofrimit të ndihmës mjekësore, R.U. (40) nga Tetova dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, ngritje zëri dhe sjellje të papërshtatshme ndaj ekipit mjekësor.

Policia e ka shoqëruar personin në stacion dhe ndaj tij është përgatitur parashtresa përkatëse.

Continue Reading

Lajme

163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!

Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc

Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 80 km/h.

Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 06:30, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë.

Sipas policisë, 49-vjeçari H.V.S. nga Rumania po drejtonte një automjet tip Audi, me targa rumune, kur sistemi i mbikëqyrjes “Qyteti i Sigurt” regjistroi shkeljen.

Ai u identifikua si person që dyshohet se ka kryer veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Rreth orës 11:20, kur automjeti po dilte nga vendi përmes pikës kufitare Tabanoc, policia e ndaloi dhe e arrestoi shtetasin rumun.

Ai u dërgua në Stacionin Policor të Negotinës për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal përkatës.

Nga 80 në 163 km/h – më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar!

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme10 hours ago

E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes

Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër. Klubi e ka konfirmuar...

Lajme10 hours ago

Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin

Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici...

Lajme10 hours ago

163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!

Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi...

Lajme10 hours ago

Shoferi i Janushev kërkoi 1.500 euro për të ndërmjetësuar për punësimin e një zjarrfikësi

I dyshuari ka marrë 30 ditë paraburgim. Ai është kapur në flagrancë gjatë dorëzimit të 500 eurove, si pjesë e...

Lajme10 hours ago

Valbon Limani: Jam ASH, i fokusuar në kongresin e partisë të cilin do ta mbajmë së shpejti

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i është përgjigjur deklaratave të Bilall Kasamit lidhur me zërat për një përfshirje...

Lajme10 hours ago

Kasami: Ka bisedime me Valbon Limanin dhe Isen Shabanin

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në një prononcim për media ka folur për zhvillimet...

Lifestyle1 day ago

Bianca Junzell kritikon politikanët në Suedi: “Është koha për një grua në krye dhe për ndryshim të vërtetë”

Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Bianca Junzell, e cila jeton dhe vepron në Suedi, ka reaguar publikisht përmes...

Lajme1 day ago

Gjeografia sërish me gabime, nxënësit e klasës së shtatë në RMV mësojnë të pavërteta për Kosovën

Nëse nuk e lexon, je i painformuar, por nëse e lexon, del se je keq i informuar. Kështu ndodh me...

Lajme1 day ago

Arrestohen 5 persona, në tendën e tyre kishte lloje të ndryshme drogash

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se të premten në mbrëmje, në periudhën nga ora 19:20 deri në 20:45, në...

Lajme1 day ago

Aksident i rëndë në rrugën drejt Bllacës, raportohet për të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën drejt pikës kufitare Bllacë, ku raportohet se ka edhe persona...

Trending