Connect with us

Lajme

Kjo është 10-shja më e votuar e VV’së deri tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para të votave për kandidatët për deputetë, ku deri më tani janë numëruar rreth 4% e votave.

Sipas të dhënave të deritanishme, listën e kandidatëve më të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeson Albin Kurti me 6,466 vota.

Pas tij renditet Glauk Konjufca me 4,874 vota, ndërsa në vendin e tretë është Albulena Haxhiu me 2,605 vota.

Në top dhjetëshe figurojnë edhe Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Rufki Suma, Ejup Maqedonci dhe Ilir Kërçeli.

Numërimi i votave po vazhdon.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mickoski mohon takimet e fshehta me Ali Ahmetin: Menduh Thaçi ka informata të pasakta

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka hedhur poshtë pretendimet se po zhvillon takime të fshehta me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Reagimi i Mickoskit vjen pasi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, deklaroi se disponon informacione nga burime brenda VMRO-DPMNE-së, sipas të cilave kryeministri dhe Ahmeti kanë zhvilluar takime jozyrtare.

Duke komentuar këto pretendime, Mickoski tha se informacionet e Thaçit nuk janë të sakta dhe mohoi kategorikisht se ka pasur takime të fshehta me liderin e BDI-së.

“Menduh Thaçi paska burime të gabuara në VMRO-DPMNE. Nuk kam pasur takime të fshehta me Ahmetin”, deklaroi Mickoski.

Deklarata e kryeministrit vjen në një periudhë kur në skenën politike të vendit po qarkullojnë spekulime të shumta për komunikime dhe kontakte mes partive kryesore politike, ndërsa VMRO-DPMNE dhe BDI vazhdojnë të mbeten kundërshtarë politikë në kampet e tyre përkatëse.

Me këtë reagim, Mickoski ka mohuar zyrtarisht zërat për takime të fshehta me Ali Ahmetin, duke i cilësuar si të pasakta informacionet e përmendura nga Menduh Thaçi. përcjell Zhurnal.mk .

Continue Reading

Lajme

Rritet çmimi i naftës

Nga mesnata e sotme hyjnë në fuqi çmime të reja të karburanteve. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që benzina të ulet për dy denarë, ndërsa dizeli të rritet për 1,5 denarë. Sipas vendimit të KRRE-së, nga mesnata çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 86 denarë, Eurosuper BS-98 do të shitet për 88 denarë, ndërsa Eurodizeli për 87 denarë. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 89 denarë për litër.

Continue Reading

Lajme

A mund të qeverisë LVV e vetme? Tre skenarët e mundshëm për qeverinë e re

Lëvizja Vetëvendosje del e para në zgjedhje, por mbetet nën shumicën prej 61 mandatesh, duke e bërë të domosdoshëm koalicionin për formimin e qeverisë së re.

Zgjedhjet e 7 qershorit prodhuan një diferencë mes partisë së parë dhe të tjerave pas saj, por jo vendimtar sepse në fund qeverinë nuk e formon diferenca në vota, por vendimmarrja në kuvend.

Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 42,91% të votave, e pasuar nga PDK-ja me 21,12%, LDK-ja me 17,58% dhe AAK-ja me 7,15%.

Rezultatet bazohen në numërimin preliminar të të gjitha votave brenda vendit, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme pritet numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë, të cilat mund të ndryshojnë përqindjen e partive por jo renditjen.

Sipas një projeksioni të publikuara të dielën në platformën X nga analisti politik Blerim Vela, projeksioni final – duke përfshirë edhe votat me postë të diasporës – Lëvizja Vetëvendosje mund të arrijë 46% të votave apo 51 mandate në kuvendin e ri.

Përllogaritjet, të cilat bazohen në ndarjen e parashikuar të votave të diasporës 60-40 në favor të LVV-së, parashohin që partitë e opozitës të sigurojnë në plotni 49 ulëse në legjislaturën e re.

A mund të qeverisë e vetme Lëvizja Vetëvendosje apo kërkohen koalicione?

Me 51 mandate të projektuara në kuvendin e ri, partia e kryeministrit në detyrë Albin Kurti mbetet pak nën shumicën absolute prej 61 votave, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Për rrjedhojë, qeveria e vetme e Kurtit nuk është e mundshme pa partnerë. Por, ekzistojnë disa skenarë.

Në “Skenarin A”, Vetëvendosje mund të formojë shumicën e mjaftueshme për formimin e qeverisë (61 deputetë) përmes një koalicioni me pakicat joserbe dhe Partinë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të komunitetit serb, e cila drejtohet nga ministri në detyrë Nenad Rashiq.

51 mandatet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe 11 pakica joserbe me PLDM-në e Rashiqit arrijnë në 62 vota të mjaftueshme për qeverinë e re.

Llogaritjet mund të ndërlikohen nga dy lojtarë politike me të cilët Vetëvendosje nuk ka gjetur gjuhë të bashkëpunimit në dy vitet e fundit: Duda Balje dhe Adem Hodza. Të dy përfaqësues të komuniteteve joshumicë kanë siguruar nga një mandat në kuvendin e ri.

Pa dy votat eventuale të Baljes dhe Hodzës, numrat për qeverinë e re nuk do të mjaftonin.

“Skenari B” përfshin Lëvizjen Vetëvendosje në koalicion me një nga partitë e tjera të opozitës: PDK-në, LDK-në ose AAK-në. Ky konsiderohet edhe skenari më i mundshëm, duke marrë parasysh edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit, e cila mbetet një nga sfidat kryesore përpara subjekteve politike parlamentare.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohet një shumicë prej dy të tretash të deputetëve, çka do të mund të arrihej vetëm përmes një marrëveshjeje të gjerë politike mes Vetëvendosjes, partive kryesore të opozitës dhe deputetëve nga komunitetet joserbe.

Ndërkohë, “Skenari C” e përjashton Lëvizjen Vetëvendosje nga kalkulimet për formimin e qeverisë së re. Sipas këtij skenari, opozita e bashkuar, së bashku me komunitetet joshumicë përfshirë Listën Serbe – e cila, bazuar në rezultatet aktuale, ka nëntë mandate – mund të sigurojë shumicën për formimin e qeverisë, por pa numrat e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. /Paparaci.com

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Kjo është 10-shja më e votuar e VV’së deri tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para të votave për kandidatët për deputetë, ku deri më...

Lajme2 hours ago

Mickoski mohon takimet e fshehta me Ali Ahmetin: Menduh Thaçi ka informata të pasakta

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka hedhur poshtë pretendimet se po zhvillon takime të fshehta me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Reagimi...

Lajme2 hours ago

Rritet çmimi i naftës

Nga mesnata e sotme hyjnë në fuqi çmime të reja të karburanteve. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që benzina të...

Lajme2 hours ago

A mund të qeverisë LVV e vetme? Tre skenarët e mundshëm për qeverinë e re

Lëvizja Vetëvendosje del e para në zgjedhje, por mbetet nën shumicën prej 61 mandatesh, duke e bërë të domosdoshëm koalicionin...

Lajme2 hours ago

Detaje shokuese për arratisjen e Gruevskit, nuk iku nga Shkupi, por nga një hotel në Ohër

Detaje të reja janë publikuar lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikola Gruevski drejt Hungarisë në nëntor të vitit 2018. Në...

Lajme2 hours ago

MPB: 15 shoferë përfundojnë në polici, vozitën pa patentë dhe të dehur

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 15 shoferë...

Lajme2 hours ago

Kalaja e Shkupit hapet për vizitorët në fillim të gushtit

Kalaja e Shkupit do të rihapet për vizitorët në fillim të muajit gusht. Kështu bëri të ditur nga Drejtoria për...

Lajme22 hours ago

Mexhiti uron Kurtin për fitoren: Kosova sot votoj për vazhdimësi dhe besim në rrugën e nisur

Bashkëkryetari i partisë VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se fitorja e VV-së, është një konfirmim i qartë i besimit të...

Lajme22 hours ago

Abdixhiku: Shënojmë rritjen më të madhe! Kemi fituar 20 deputetë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në konferencën për media u shpreh se Kosova edhe njëherë dëshmoi prekuri demokratike....

Lajme22 hours ago

Osmani: VV-ja s’e ka asnjë arsye ta refuzojë emrin tim për presidente

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fare arsye që ta refuzojë...

Trending