Lajme
MPB: 15 shoferë përfundojnë në polici, vozitën pa patentë dhe të dehur
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 15 shoferë në mbarë vendin për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit.
Sipas MPB-së, 12 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një person ka drejtuar automjet pavarësisht se kishte ndalim aktiv për drejtim.
Tre nga shoferët pa patentë janë ndaluar në Manastir, nga dy në Koçan dhe Shkup, ndërsa nga një rast është evidentuar në Tetovë, Demir Kapi, Strugë, Dibër dhe Prilep.
Ndërkohë, një person në Dellçevë dhe një në Veles janë kapur duke drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Një tjetër person në Shkup është ndaluar pasi ka vozitur edhe pse kishte të shqiptuar masë aktive ndalimi për drejtim të automjetit.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
Autoritetet u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjet pa patentë shoferi, gjatë periudhës së ndalimit të drejtimit ose nën ndikimin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
Lajme
Kjo është 10-shja më e votuar e VV’së deri tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para të votave për kandidatët për deputetë, ku deri më tani janë numëruar rreth 4% e votave.
Sipas të dhënave të deritanishme, listën e kandidatëve më të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeson Albin Kurti me 6,466 vota.
Pas tij renditet Glauk Konjufca me 4,874 vota, ndërsa në vendin e tretë është Albulena Haxhiu me 2,605 vota.
Në top dhjetëshe figurojnë edhe Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Rufki Suma, Ejup Maqedonci dhe Ilir Kërçeli.
Numërimi i votave po vazhdon.
Lajme
Mickoski mohon takimet e fshehta me Ali Ahmetin: Menduh Thaçi ka informata të pasakta
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka hedhur poshtë pretendimet se po zhvillon takime të fshehta me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Reagimi i Mickoskit vjen pasi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, deklaroi se disponon informacione nga burime brenda VMRO-DPMNE-së, sipas të cilave kryeministri dhe Ahmeti kanë zhvilluar takime jozyrtare.
Duke komentuar këto pretendime, Mickoski tha se informacionet e Thaçit nuk janë të sakta dhe mohoi kategorikisht se ka pasur takime të fshehta me liderin e BDI-së.
“Menduh Thaçi paska burime të gabuara në VMRO-DPMNE. Nuk kam pasur takime të fshehta me Ahmetin”, deklaroi Mickoski.
Deklarata e kryeministrit vjen në një periudhë kur në skenën politike të vendit po qarkullojnë spekulime të shumta për komunikime dhe kontakte mes partive kryesore politike, ndërsa VMRO-DPMNE dhe BDI vazhdojnë të mbeten kundërshtarë politikë në kampet e tyre përkatëse.
Me këtë reagim, Mickoski ka mohuar zyrtarisht zërat për takime të fshehta me Ali Ahmetin, duke i cilësuar si të pasakta informacionet e përmendura nga Menduh Thaçi. përcjell Zhurnal.mk .
Lajme
Rritet çmimi i naftës
Nga mesnata e sotme hyjnë në fuqi çmime të reja të karburanteve. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që benzina të ulet për dy denarë, ndërsa dizeli të rritet për 1,5 denarë. Sipas vendimit të KRRE-së, nga mesnata çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 86 denarë, Eurosuper BS-98 do të shitet për 88 denarë, ndërsa Eurodizeli për 87 denarë. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 89 denarë për litër.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
