Lajme
Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke vlerësuar se shqiptarët, dy vite pas ndryshimit të pushtetit, janë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse dhe janë në pozitë më të pafavorshme.
“Ku janë shqiptarët sot, dy vite më pas?
Dy vite më parë u premtua ndryshimi.
Sot, shqiptarët e gjejnë veten:
jo më si shtytës të procesit eurointegrues dhe evropianizimit të shtetit;
jo më si faktor pa pëlqimin e të cilit nuk merreshin vendime të rëndësishme;
të përjashtuar nga institucionet shtetërore dhe nga proceset vendimmarrëse;
jashtë proceseve të mëdha ekonomike, ndërsa pasuria publike shpërndahet në rreth të ngushtë partiak e familjar;
me të drejta të cenuara dhe me mekanizma të barazisë që po zbehen dita-ditës;
jashtë zhvillimeve të rëndësishme kulturore e identitare;
me një diasporë të lënë jashtë dhe pa përfaqësim të denjë;
më të varfër, më të pasigurt dhe më të lodhur.
Mbi të gjitha, shqiptarët sot ndihen më pak të respektuar në shtetin që e ndërtuan bashkë.
Një popull që para dy vitesh ishte faktor vendimmarrës, sot shndërrohet në spektator.
Kjo nuk është ajo që u premtua. Dhe sigurisht nuk është ajo që meritojnë shqiptarët.
P.S.: Më së miri e përshkruan kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski: “VLEN-i është partneri i tretë i koalicionit”.”, ka shkruar Osmani.
Lajme
Kasami: Për 24 muaj kemi realizuar atë që u premtua për 24 vjet, ndryshimi nuk kthehet më prapa
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi se gjatë dy viteve të qeverisjes, VLEN ka realizuar reforma dhe projekte që, sipas tij, kishin mbetur të parealizuara për një çerek shekulli.
Duke folur në ngjarjen e organizuar me rastin e dyvjetorit të qeverisjes së VLEN-it, nën moton “Transparencë dhe llogaridhënie”, ai theksoi se koalicioni ka dëshmuar se mund të qeverisë ndryshe dhe me rezultate konkrete.
“Dy vjet më parë, kur morëm përgjegjësinë për të qeverisur, e dinim mirë çfarë po trashëgonim. Nuk ishte një rotacion normal politik. Erdhëm për ta ndalur epokën e premtimeve boshe, epokën e zhgënjimit të mbuluar me mashtrim dhe epokën e lakmisë që i la shqiptarët prapa në zhvillim. Sot rishikojmë punën tonë dhe flasim me fakte, sepse faktet janë kokëforta dhe janë në anën tonë,” tha Kasami.
Ai theksoi se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, i garantuar për vite me Marrëveshjen e Ohrit, është shndërruar në ligj gjatë kësaj qeverisjeje, ndërsa përmendi edhe legalizimin e Medresesë, përgatitjen e Ligjit për Lojërat e Fatit, reformat në arsimin e lartë dhe mundësimin që provimi i jurisprudencës dhe dhjetëra provime të tjera shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.
“Rrugën Shkup–Bllacë e premtuan në çdo fushatë për 24 vjet. Ne po e ndërtojmë, ashtu siç po e ndërtojmë Korridorin 8. Këto dy rrugë na lidhin me Kosovën dhe Shqipërinë, me të cilat lidhemi më fort e më mirë jo vetëm me infrastrukturë, por edhe me kufi hyrje-hyrje me një ndalesë, me më pak pritje dhe më pak procedura,” u shpreh ai.
Kasami foli edhe për investimet në Tetovë, Kërçovë dhe Shkup, duke përmendur ndërtimin e spitalit të ri në Tetovë, investimet në Spitalin e Kërçovës dhe kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza”. Ai komentoi edhe zhvillimet e fundit politike në Tetovë, duke thënë se qytetarët nuk ranë pre e përpjekjeve për tensione.
“Nuk mund të manipuloni më me shqiptarët. Shqiptarët ju kanë pa juve dhe na kanë pa neve. Dallimin sot e ke në çdo lagje të Tetovës,” deklaroi Kasami.
Në vazhdim ai u bëri thirrje të gjithë funksionarëve të VLEN-it të mbeten pranë qytetarëve dhe të ushtrojnë detyrën me përgjegjësi.
“Mandati kalon dhe funksioni kalon. Mbetet vetëm ajo që bëre për njerëzit që ta dhanë besimin… Ndryshimi që filloi para 24 muajsh nuk kthehet më prapa,” përfundoi Kasami.
Lajme
Bekim Sali: Kemi realizuar për 24 muaj atë që nuk është bërë për 24 vite, ja ministrit që do t’i takojnë VLEN-it
Zv/kryeministri Bekim Sali në dy vjetorin e qeverisjes së koalicionit VLEN, tha se ata kanë dëshmuar se ata kanë qenë transparent me opinion për të gjitha veprimet dhe masat të cilat i kanë ndërmarr dhe politikat që i zhvilluar.
Sipas tij ata kanë realizuar shumë premtime duke shtuar se kanë arritur të bëjnë për 24 muaj atë që nuk është bërë për 24 vite.
“Në këtë pako të arritjeve të VLEN-it është ligji për jurisprudencën, ligji për medresenë, janë hapja e mbi 2500 kompanive të reja, të nxitura nga rinia, avancime dhe punësime të shqiptarëve mbi 2500 të punësuarve në administratën publike, janë investimet që janë të fokusuara në pjesën perëndimore të RMV-së, që konsiderohen në vlerë diku mbi 3 miliardë euro”, tha mes tjerash Sali.
Sa i përket rikonsturimit të Qeverisë, Bekim Sali, tha se mbetet në Ministrinë e Eurointegrimeve.
“Në pakon me të cilin VLEN vazhdon me qeverisje, si pjesë e shumicës parlamentare, mbetet Ministria e Ambientit Jetësor, Ministria e Ekonomisë, Drejtësisë, e Eurointegrimeve, Kulturës dhe Ministria e Marrëdhënieve në mes Bashkësive, pra janë 6 ministri”.
Kush do të shkoj në drejtësi tha se nuk kanë emër final në Drejtësië dhe kulturë”, ka deklaruar Bekim Sali.
Ai tha se për ministrinë e Kulturës dhe të Drejtësisë nuk ka emra se kush mund t’i drejtoj këto ministri.
Lajme
Mimoza Musa: 24 muaj punë, investime dhe zhvillim për komunat shqiptare
Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, deklaroi se gjatë 24 muajve të qeverisjes, VLEN ka dëshmuar se pushtetin e sheh si përgjegjësi dhe jo si privilegj, duke theksuar se rezultatet konkrete janë matësi i vetëm i punës së koalicionit. Duke folur në shënimin e dyvjetorit të qeverisjes së VLEN-it nën moton “Transparencë dhe llogaridhënie”, ajo tha se ndryshimi ndërtohet përmes vendimeve dhe investimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
“Ka një dallim të madh mes atyre që e shohin pushtetin si privilegj dhe atyre që e shohin si përgjegjësi. VLEN zgjodhi përgjegjësinë. Zgjodhi të matet me rezultate, sepse vetëm rezultatet mbeten. Në këto 24 muaj, VLEN ka dëshmuar se ndryshimi nuk ndërtohet me retorikë, por me vendime që prodhojnë zhvillim, me investime që krijojnë mundësi dhe me projekte që prekin jetën e qytetarëve,” u shpreh Musa.
Ajo theksoi se falë angazhimit të VLEN-it në qeveri, aktualisht po realizohen 306 projekte në komunat shqiptare, duke e cilësuar këtë si një qasje të re ndaj zhvillimit të barabartë. Sipas saj, qeveria po krijon kushte më të mira edhe për zhvillimin ekonomik, përmes Planit Operativ për Punësim, i cili do të mundësojë hapjen e mbi 2.500 bizneseve të reja.
“Për vite me radhë, komunat shqiptare prisnin investime dhe trajtim të barabartë. Sot, falë angazhimit të VLEN-it në qeveri, 306 projekte po transformojnë komunat shqiptare. Ky nuk është vetëm një numër. Është një filozofi e re e qeverisjes: zhvillimi duhet të arrijë kudo, jo vetëm aty ku e dikton interesi politik,” tha ajo.
Në fjalimin e saj, Musa përmendi edhe projektet strategjike infrastrukturore, si autostradën Shkup–Bllacë dhe Korridorin 8, funksionalizimin e sistemit “One Stop Shop” në disa pika kufitare, si dhe investimet në shëndetësi dhe zhvillimin urban, përfshirë rikonstruksionin e Spitalit të Tetovës dhe fazën e tretë të Sheshit “Skënderbeu”.
“VLEN nuk kërkon të gjykohet nga premtimet. VLEN kërkon të gjykohet nga puna e bërë. Për VLEN-in, politika nuk matet me premtime. Matet me projekte, investime dhe zhvillim që qytetarët i shohin, i prekin dhe i jetojnë çdo ditë. Ky është standardi ynë. Ky është angazhimi ynë. Dhe ky është drejtimi nga i cili nuk do të largohemi,” përfundoi Musa.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
