Lajme
Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur për 20 vite
Zëdhënësja e qeverisë, Venera Latifi Azizi në emisionin “PodGo” në “Telegrafi” duke folur për emrat e rrugëve në Tetovë, ka akuzuar BDI-në se me vite të tëra ka qenë në qeveri dhe zgjidhjet rreth problematikave çdoherë kanë qenë gjysmake.
Ajo thotë se tani opozita shqiptare pa të drejtë del e proteston.
“Kanë qenë në qeveri me vite të tëra dhe çohen e protestojnë. Zgjidhjet kanë qenë gjysmake, ata i dinë problemet sepse kanë qeverisur mbi 20 vite. Dhe tani kthehen e protestojnë kundër vetvetes. Nuk e kanë bërë Korridorin 8, Rrugën Shkup- Bllacë, provimin e jurisprudencës dhe tjera. Tani në Tetovë vjen edhe një investim prej 21 milionë euro ku do të ketë 500 punësime të reja”, ka thënë Azizi.
Ajo tha se emrat për të cilët ka vepruar tani Gjykata Kushtetuese, asnjëherë nuk kanë qenë as të evidentuar dhe se popullata me zemër i ka pranuar.
“Kryetari jonë Bilall Kasami është duke punuar, i ka detektuar problemet dhe është duke shkuar drejt zgjidhjes që simbolizonin një të kaluar titiste, komuniste. Ai ka formuar Komision dhe shumë mirë e dinë se ai është duke punuar që të jetë një zgjidhje me dinjitet siç e meritojnë qytetarët e Tetovës”, ka thënë zëdhënësja Azizi.
Lajme
Kodi i ri Zgjedhor, Kasami: Premtuam votim elektronik për mërgatën dhe këtë po e realizojmë
Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se VLEN po e realizon edhe një premtim ka platforma parazgjedhore. Kasami thekson se Kodi i ri Zgjedhor përfshin risinë që diaspora të votojë në formë elektronike. Me këtë siç shkruan Kasami i mundësohet çdo mërgimtari pjesëmarrje në zgjedhjet e vendit.
Statusi i plotë i Bilall Kasamit.
“Po jetësojmë një tjetër premtim parazgjedhor nga Platforma e VLEN-it. Premtuam votim elektronik për mërgatën dhe këtë po e realizojmë.
Kodi i ri Zgjedhor, i cili sot futet në Kuvend, përfshin risinë që diaspora të votojë në formë elektronike, duke ia mundësuar secilit mërgimtar pjesëmarrjen në zgjedhjet e vendit.
Mërgata jonë ka qenë gjithmonë pjesë e procese dhe shtyllë e zhvillimit dhe mirëqenies tonë. Tani e tutje do të jetë edhe pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes”, ka shkruar Bilall Kasami.
Lajme
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përmbyllur procesin zgjedhor brendapartiak në degën e Sarajit, ku janë zgjedhur organet e reja drejtuese që do ta udhëheqin degën në periudhën e ardhshme.
Në Kuvendin Zgjedhor mori pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili përgëzoi strukturat e degës për, siç tha, mobilizimin, unitetin dhe pjekurinë politike të treguar gjatë procesit.
Gjatë kuvendit u zgjodhën Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve dhe sekretarët e sekretariateve.
“Saraji edhe një herë dëshmoi se mbetet një bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik dhe se është i gatshëm të japë kontributin e tij për rikthimin e dinjitetit dhe përfaqësimit të denjë të shqiptarëve”, deklaroi Ahmeti.
Kryetari i BDI-së uroi të gjithë të zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke i ftuar të angazhohen në shërbim të qytetarëve dhe të anëtarësisë.
“Të gjithë të zgjedhurve ua uroj nga zemra përgjegjësinë e re. Ju dëshiroj punë të mbarë, suksese dhe angazhim të pandërprerë në shërbim të anëtarësisë, qytetarëve dhe kauzës sonë të përbashkët. Së bashku, me unitet, përgjegjësi dhe besim, do të vazhdojmë ta forcojmë Bashkimin Demokratik për Integrim dhe t’u rikthejmë shqiptarëve dinjitetin që meritojnë”, tha Ahmeti.
Nga BDI vlerësojnë se procesi zgjedhor në degën e Sarajit rikonfirmon konsolidimin e strukturave të partisë në terren dhe gatishmërinë për sfidat e ardhshme politike.
Lajme
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Click Plus” në TV21, ka bërë një bilanc të dy viteve të qeverisjes së koalicionit, duke theksuar se shqiptarët po marrin pjesën që u takon në investime dhe përfaqësim institucional.
Sipas tij, ndryshimet tashmë po ndihen në komunat dhe vendbanimet shqiptare, ndërsa fokusi i VLEN-it ka qenë që përfitimet të mos mbeten vetëm në çështje simbolike, por të reflektohen në ekonomi dhe zhvillim.
“Shqiptarët duhet ta marrin hisen e tyre në buxhet. Ekonomia e determinon politikën, jo të mbetemi vetëm në çështjet folklorike. Përkushtimi ynë ka qenë të marrim hisen që na takon. Janë 3 miliardë euro të fokusuara në vendbanimet shqiptare”, deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se përmes procesit të decentralizimit janë realizuar 360 projekte në komunat shqiptare, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e financimit vjen nga kredia hungareze.
“Nga 300 milionë euro të kredisë hungareze, 100 milionë janë dedikuar për komunat shqiptare. Po ashtu kemi avancuar çështje si ligji për përfaqësim të drejtë, provimi i jurisprudencës, ligji për lojërat e fatit, Korridori 8, sheshi Skënderbeu dhe ligji për Medresenë”, tha ai.
Duke folur për rikonstruimin e Qeverisë, Mexhiti deklaroi se VLEN do të dalë më i fuqishëm, duke udhëhequr me gjashtë ministri.
“Nga 18 resorë në Qeveri, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri. Do të dalim shumë më të fuqishëm. Kemi një ekip me djem dhe vajza të përgatitur, profesionistë, që do ta zbatojnë programin e VLEN-it dhe do ta rrisin dinamikën e ekzekutivit”, u shpreh ai.
Sipas Mexhitit, VLEN do të marrë në drejtim Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, si dhe Ministrinë e Kulturës, me synimin për të përmbyllur çështje që, sipas tij, kanë mbetur të pazgjidhura prej vitesh.
“Ne i kemi kërkuar këto dikastere sepse duam të mbyllim disa çështje që, edhe pse janë drejtuar gjashtë herë nga të tjerë, nuk janë zgjidhur, si provimi i jurisprudencës dhe rreth 30 licenca apo provime të tjera”, tha ai.
I pyetur për ministrinë që drejtonte Fatmir Limani, Mexhiti theksoi se Limani nuk është më pjesë e VLEN-it dhe se koalicioni negocion vetëm për kuadrot e veta.
“Fatmir Limani nuk është më pjesë e VLEN-it. Këtë e kemi deklaruar publikisht unë, Bilall Kasami, por edhe vetë Limani ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e VLEN-it”, përfundoi Mexhiti.
Mexhiti, ka komentuar spekulimet rreth emrave të Agon Feratit dhe Jeton Shasivarit si ministra të mundshëm në përbërjen e re të Qeverisë.
Ai tha se të dy janë pjesë e një gjenerate të re që meriton të ketë mundësinë të kontribuojë në institucione, por theksoi se ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.
\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Sikur Agon Ferati, ashtu edhe Jeton Shasivari janë gjeneratë e re dhe mendoj se e meritojnë shansin. Megjithatë, ende nuk ka asgjë definitive, pasi bisedimet nuk kanë përfunduar\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”, deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se negociatat për përbërjen e re qeveritare janë ende në zhvillim dhe se emrat zyrtarë do të bëhen të ditur pasi të përmbyllen konsultimet.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
