Lajme
Arrestohet një profesoresh e universitetit, i mori 300 euro ryshfet një studentit
Më 29.06.2026, në orën 11:45 në Shtip, zyrtarë policorë nga SPB Shtip kanë privuar nga liria T.A. (39) nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”. Paraprakisht, më 22.06.2026, K.B. (26) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip, student në Universitetin “Goce Dellçev”, kishte denoncuar se T.A. i kishte kërkuar 300 euro për të kaluar një provim, të cilin ai do ta jepte shtesë më 29.06.2026.
Janë ndërmarrë masa në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Shtip, me çka studentit K.B. iu dorëzuan tri prerje nga 100 euro, të cilat ishin të përpunuara në mënyrë krim-teknike. Zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria T.A. menjëherë pasi ajo ka pranuar paratë. Ajo është ndaluar në stacionin policor, paratë janë sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzimi përkatës.
Lajme
“Ishte në varkë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët” – detaje të reja për zhdukjen e 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës
Një person 25-vjeçar dyshohet se është zhdukur pasditen e së martës në Liqenin e Batllavës, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon prej disa orësh.
Sipas burimeve të Tëvë1, 25-vjeçari kishte qenë në një varkë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Në një moment ai dyshohet se është hedhur në ujë për të notuar, por nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.
Po sipas të njëjtave burime, thellësia e ujit në zonën ku ndodhi rasti është rreth 10 metra.
Në operacionin e kërkimit është angazhuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila iu është bashkuar Policisë së Kosovës dhe ekipeve të tjera të kërkim-shpëtimit në përpjekjet për lokalizimin e 25-vjeçarit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 13:00 dhe se operacioni është ende në zhvillim.
“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit. Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar”, ka deklaruar Pllana në një përgjigje me shkrim.
Në vendin e ngjarjes mbeten të angazhuara njësitë e Policisë së Kosovës, pjesëtarët e FSK-së dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, ndërsa kërkimet për gjetjen e 25-vjeçarit po vazhdojnë.
Lajme
Palestina kritikon planin izraelit për të ndërtuar 100 vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar
Palestina dënoi fuqishëm të martën planin e vendbanimeve të paligjshme të Izraelit që synon rreth 100 lokacione brenda të ashtuquajturës Zona A në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
“Lëvizja përfaqëson një zhvillim shtesë në të menduarit kolonial izraelit dhe një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjeve të nënshkruara”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.
Ministria e përshkroi planin si “një krim sistematik lufte” që synon të imponojë fakte të reja me forcë në tokën e pushtuar palestineze, duke minuar sigurinë dhe stabilitetin dhe duke shkatërruar themelet e zgjidhjes me dy shtete.
“Izraeli nuk ka sovranitet mbi asnjë pjesë të territorit të pushtuar palestinez. Aktiviteti i pushtimit dhe vendbanimit në të gjitha format nuk ka legjitimitet dhe përbën një krim sipas ligjit ndërkombëtar, konsensusit ndërkombëtar dhe rezolutave të OKB-së”, thuhet në deklaratë.
“Okupimi i vazhdueshëm i paligjshëm i Izraelit dhe sistemi kolonial i vendbanimeve janë rrënja e vuajtjeve dhe arsyeja kryesore për mungesën e sigurisë dhe paqes në Lindjen e Mesme”, tha ministria.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të OKB-së, përfshirë Këshillin e Sigurimit, të marrin masa praktike parandaluese për të ndaluar vendbanimet koloniale dhe për të detyruar Izraelin, si fuqi pushtuese, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e OKB-së.
Ministria bëri thirrje gjithashtu për zbatimin e opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për vitin 2024, duke e detyruar Izraelin të braktisë planet e tij koloniale dhe të respektojë marrëveshjet e nënshkruara, në një mënyrë që garanton fundin e pushtimit izraelit dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet.
Grupet okupatore izraelite thuhet se kanë përgatitur një plan për të kapur 100 vendndodhje strategjike në Zonën A të administruar nga Autoriteti Palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Gazeta Israel Hayom tha se plani, i përgatitur nga Shoqata e Fermave të Settler dhe Forumi Havat (Fermat), synon të riformësojë rrënjësisht hartën e territorit të pushtuar.
Propozimi përshkruan një mekanizëm për vendosjen e forcave në afërsisht 100 vende strategjike në Bregun Perëndimor në atë që e përshkruan si një “ditë ekzekutimi”.
Lokacionet ndodhen në Zonën A, e cila, sipas Marrëveshjes II të Oslos të vitit 1995, është nën kontrollin administrativ dhe të sigurisë të Autoritetit Palestinez.
Ushtria izraelite kryen bastisje pothuajse ditore në qytete dhe qyteza të Bregut Perëndimor, shpesh duke përfshirë arrestime, marrje në pyetje në terren dhe kontrolle në shtëpi.
Izraeli u krijua në vitin 1948 në tokat e pushtuara nga grupet e armatosura sioniste që kryen masakra dhe shpërngulën të paktën 750.000 palestinezë. Më vonë pushtoi më shumë territore dhe refuzon të tërhiqet ose të lejojë krijimin e një shteti palestinez.
Lajme
Komunës së Çairit i kalon pronësia e tokës së Sheshit “Skënderbeu”, Mexhiti: Hiqet pengesa e fundit administrative për realizimin e fazës së tretë
Komunës së Çairit i ka kaluar pronësia e tokës së Sheshit “Skënderbeu”, transmeton TV21. Këtë e bëri të ditur kryetari i Çairit Izet Mexhiti nëpërmjet rrjeteve sociale. Mexhiti shkruan se me këtë është hequr pengesa e fundit administrative, duke shtuar se hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”.
Statusi i plotë i Izet Mexhitit
Sot, Qeveria miratoi vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit.
Me këtë vendim hiqet pengesa e fundit administrative dhe hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”.
Ky është një hap i rëndësishëm që e afron edhe më shumë kompletimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme për shqiptarët në Shkup. Tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që shumë shpejt do hapet tenderimi që të nisin punimet, dhe Sheshi “Skënderbeu” të marrë formën që e meriton.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
