Connect with us

Lajme

Ndërroi jetë në moshën 107-vjeçare Ibush Ademi, banori më i moshuar në Maqedoni

Ka ndërruar jetë në moshën 107-vjeçare Aga Ibush, banori më i moshuar i në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Ibush Ademi lindi më 15 prill të vitit 1918, ndërsa jetonte në lagjen Serovë të komunës së Çairit. Me rastin e ndarjes së tij nga jeta, u shprehën ngushëllime për familjen dhe të afërmit, duke u vlerësuar figura e tij si simbol i urtësisë, thjeshtësisë dhe dashurisë për njerëzit. Aga Ibush la pas një trashëgimi të çmuar kujtimesh dhe vlerash, si dëshmitar i një shekulli të tërë ngjarjesh.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Një muaj paraburgim për kosovarin e arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për kosovarin e arrestuar në Serbi

Ministria e Brendshme e Serbisë të premten ka njoftuar se Gjykata e Lartë e Beogradit i ka caktuar një muaj paraburgim Osman Selmanit (1953), i cili u arrestua të mërkurën nën akuzat për krime lufte.

Sipas njoftimit të ministrisë serbe, Selmani akuzohet se më 14 qershor 1999 në lagjen “Sofalia” në Prishtinë në bashkëpunim me disa anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) privuan nga jeta çiftin Vladimir dhe Persa Stanisavljeviq.

Selmani u arrestua në pikëkalimin kufitar në Mutivodë.

Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia

Osman Selmani shtetas i Kosovës është arrestuar nga Serbia në pikën kufitare Mutivodë, gjatë kthimit nga vendlindja e tij, dhe më pas është dërguar në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

Familjarët e tij kanë njoftuar se Osman Selmani, i cili aktualisht po mbahet nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte.

Sipas familjarëve ai ka qenë për vizitë në fshatin Tupallë të Medvegjës, që është vendlindja e tij.
Familjarët kanë thënë se ai bashkë më familjen për mbi 50 vjet jetojnë në Prishtinë dhe se Selamni ka shkuar atje për vizitë.

Ata kanë thënë se ai ka qenë për vizitë atje edhe disa herë të tjera, por se këtë herë është arrestuar.

Kanë thënë se për arrestimin e tij i kanë njoftuar edhe autoritetet në Kosovë.

Rtv21.tv do ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

Continue Reading

Lajme

Dimitrieska-Koçoska: Me ribalancin e buxhetit sigurojmë më shumë mjete për projektet në komuna, bujqësi, rritjen e pagave, përmirësimin e standardit të studentëve dhe nxënësve, mbrojtjen sociale, investimet kapitale dhe përshpejtimin e ciklit investues

Ndryshimet dhe plotësimet e ndryshuara të buxhetit për vitin 2026, duke filluar nga dita e sotme, janë në rend dite të Komisionit për Financim dhe Buxhet në Kuvend. Para anëtarëve të Komisionit, Propozimin e ribalancit e arsyetoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila theksoi se me këto ndryshime dhe plotësime konfirmohet përkushtimi i Ministrisë së Financave dhe Qeverisë për stabilitet ekonomik, zhvillim dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike. Njëkohësisht, ato paraqesin vazhdimin e politikave që tashmë po japin rezultate, të reflektuara në trendet pozitive të ekonomisë.

“Aspekti më i rëndësishëm dhe thelbësor është që ndryshimet dhe plotësimet në buxhetin e vitit 2026, të cilat po i paraqes sot para jush dhe publikut nuk rezultojnë nga mungesa e të ardhurave ose likuiditeti i përkeqësuar i buxhetit. Përkundrazi. Ky ribalanc është rezultat i nevojës për t’i harmonizuar projeksionet buxhetore me kushtet e reja ekonomike, për të siguruar mjete shtesë për detyrimet ligjore që nënkuptojnë pagesë të rregullt dhe të plotë të pagave në sektorët ku kemi siguruar rritje, më shumë mjete për përkrahjen e mëtejshme të bujqësisë, më shumë mjete për mbrojtjen sociale dhe për komunat dhe ajo që ka veçorinë më të rëndësishme në këtë ribalanc është sigurimi i mjeteve shtesë për përshpejtimin e ciklit të investimeve në infrastrukturë”, tha ministrja.

Ajo ritheksoi se ndryshimet dhe plotësimet po vendosen gjatë periudhës së pasigurisë globale dhe se zhvillimet e jashtme gjeopolitike kanë reflektuar trendet ekonomike dhe kanë ndikuar në realizimin e buxhetit të vitit 2026 dhe për këtë arsye, ndryshimet e propozuara në buxhetin e vitit 2026 bëjnë përshtatje në supozimet makroekonomike dhe projeksionet fiskale, kryesisht në anën e shpenzimeve të buxhetit.

“Ribalanci i buxhetit nuk është vetëm ndryshim teknik në shifra, pas tij qëndrojnë politikat që Qeveria destinon drejt përkrahjes së ekonomisë dhe qytetarëve. Ai është reagim ndaj rrethanave të ndryshuara ekonomike, respektivisht instrument përmes të cilit Qeveria i përshtat financat publike me nevojat reale të ekonomisë, institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve.

Kurse veçanërisht në kushtet kur ekonomia botërore po përballet me pasiguri në rritje, detyra jonë është që të reagojmë në kohën e duhur, t’i njohim risqet, por në të njëjtën kohë t’i shfrytëzojmë mundësitë që po hapen”, theksoi ministrja, me ç’rast potencoi masat që u ndërmorën me qëllim mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive.

Ministrja theksoi se me ribalancin e buxhetit vazhdon politika e pagesës në kohë e të gjitha detyrimeve ligjore, menaxhimi i disiplinuar i mjeteve publike dhe financimi prioritar i politikave zhvillimore.

Me ribalancin e propozuar të buxhetit, të ardhurat e përgjithsme rishikohen në nivel prej 379.5 miliardë denarëve. Në anën e të ardhurave, të ardhurat tatimore mbeten pothuajse në nivelin e planifikuar fillimisht dhe projketohen në 213.2 miliardë denarë. Të ardhurat jotatimore shënojnë përmirësim të dukshëm dhe rriten për rreth 2 miliardë denarë, ndërsa donacionet shënojnë rritje prej rreth 2.7 miliardë denarësh.

Në anën e shpenzimeve, shpenzimet e përgjithshme janë rishikuar në 425.8 miliardë denarë, kurse mjetet shtesë janë destinuar drejt prioriteteve të përcaktuara qartë.

Janë siguruar mjete shtesë për subvencionet bujqësore (1.4 miliardë denarë më shumë ose gjithsej 8.7 miliardë denarë), më shumë mjete për subvencionet në transportin hekurudhor, mbështetje për sportin, 500 milionë denarë mjete shtesë për standardin e studentëve dhe nxënësve. Është siguruar mbështetje shtesë edhe për kategoritë e shtresave në nevojë të qytetarëve përmes mjeteve për kompensime sociale prej 1.3 miliardë denarë mjete shtesë, për shoqëritë mbrojtëse, kuzhinat popullore dhe masat e deinstitucionalizimit, si dhe 1.2 miliardë denarë mjete shtesë për mbrojtjen shëndetësore, nga të cilat 600 milionë janë mjete shtesë nga buxheti qendror për pagesën e detyrimeve ndaj pushimit të lehonisë.

Ministrja theksoi se përcaktimi për disiplinë fiskale reflektohet në këto ndryshime të propozuara dhe se me ribalancin, te shpenzimet për mallra dhe shërbime bëhet zvogëlim prej rreth 837 milionë denarësh përmes rialokimit të mjeteve dhe destinimit të tyre drejt nevojave prioritare, kurse nga ana tjetër, me ribalancin, rëndësi të veçantë i jepet komponentit zhvillimor dhe sigurohen mjete shtesë për investime kapitale që arrijnë rreth 46 miliardë denarë dhe rriten për rreth 5.8 miliardë denarë ose rritje prej 14.5% krahasuar me buxhetin fillestar.

Për herë të parë, korrigjimi i deficitit është kryesisht rezultat i shpenzimeve më të larta kapitale dhe investimeve në infrastrukturë, respektivisht bëhet fjalë për deficit që do të financojë zhvillimin dhe do të rezultojë me rritje prej 0.6 pikë përqindjeje krahasuar me projeksionin fillestar, i cili e rishikon deficitin buxhetor në 46.3 miliardë denarësh ose 4.1% të PBB-së. Mjetet janë të orientuara drejt realizimit të projekteve kapitale me rëndësi strategjike për shtetin dhe qytetarët dhe ky do të mbetet parimi i funksionimit të kësaj Qeverie“, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Në ekspozenë, ministrja u ndal edhe te arritjet më të rëndësishme makroekonomike në vitin 2026, si dhe te zbatimi i buxhetit, duke theksuar rritjen e zbatimit të shpenzimeve kapitale me 53.5% krahasuar me vitin e kaluar, si dhe pagesat e detyrimeve në tregjet vendore dhe të jashtme në vlerë prej 72.7 miliardë denarësh.

Ministrja tha se buxheti është dokumenti më i rëndësishëm strategjik që përmban të gjitha politikat e Qeverisë dhe se me të Qeveria mbetet në trajektoren afatmesme për kryerjen e politikës fiskale dhe realizimin e konceptit dhe vizionit për norma më të larta rritjeje. Ajo është një platformë për prosperitet, që synon stabilitetin për ekonominë dhe qytetarët. Platformë për stabilitet ekonomik, zhvillim dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike, e cila siguron stabilitetin e financave publike, por në të njëjtën kohë krijon edhe kushte për më shumë investime, aktivitet më të madh ekonomik dhe standarde më të mira jetese për qytetarët.

Debati në Komisionin e Financave dhe Buxhetit mbi ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në buxhetin e vitit 2026 në kuadër të Komisionit të Financave dhe Buxhetit zgjat maksimumi 10 ditë. Në këtë propozim janë paraqitur gjithsej 226 amendamente.

Continue Reading

Lajme

“Jehona e Malësisë”: Çdo pëllëmbë e Malësisë do të mbrohet, por jo duke dobësuar shqiptarët

Shoqata “Jehona e Malësisë”, përmes kryetarit Zef Berishaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth kufijve të Komunës së Tuzit dhe protestës së paralajmëruar për nesër.

Në reagim thuhet se Malësia nuk është pa zë, pa përfaqësim dhe pa kujtesë, duke theksuar se interesi i saj përfaqësohet përmes institucioneve dhe përfaqësuesve të zgjedhur nga populli.

Shoqata vlerëson se diaspora shqiptare ka dhënë një mandat të qartë për bashkimin politik të shqiptarëve në Tuz dhe për forcimin e Komunës së Tuzit, duke shtuar se ky mandat duhet të respektohet dhe të shërbejë për mbrojtjen e interesave të Malësisë.

Në deklaratë shprehet mbështetje për çdo shqetësim të sinqertë lidhur me kufijtë e komunës dhe për çdo përpjekje serioze për mbrojtjen e territorit të Malësisë, duke theksuar se shqiptarët autoktonë do të vazhdojnë të mbrojnë çdo pëllëmbë të tokës së tyre.

Sa i përket protestës së paralajmëruar, “Jehona e Malësisë” thekson se respekton të drejtën demokratike për protestë paqësore, por nuk pajtohet me, siç thuhet, përpjekjet për ta shndërruar shqetësimin qytetar në sulm ndaj përfaqësimit politik shqiptar në Tuz.

Shoqata shpreh mbështetje për përfaqësuesit shqiptarë të zgjedhur me votën e qytetarëve, duke theksuar se Malësia duhet të mbetet me shumicë shqiptare, e udhëhequr dhe e përfaqësuar nga shqiptarët.

Në fund të reagimit, “Jehona e Malësisë” bën thirrje për mbrojtjen e çdo pjese të territorit të Malësisë, kundërshtimin e çdo padrejtësie dhe zhvillimin e proceseve transparente, duke nënvizuar se asnjë shqetësim i ligjshëm nuk duhet të përdoret për të dobësuar përfaqësimin politik shqiptar në Tuz.

Ja postimi plotë:

Malësia nuk është pa zë, nuk është pa përfaqësim dhe nuk është pa kujtesë.

Interesi i Malësisë kalon përmes popullit të saj, institucioneve të saj dhe përfaqësuesve të zgjedhur nga ai popull. Diaspora jonë ka marrë rrugë, ka votuar dhe ka dhënë mbështetje të qartë për bashkimin politik të shqiptarëve në Tuz dhe për përfaqësuesit e dalë nga ai bashkim, që sot mbajnë përgjegjësi politike për Tuzin dhe Malësinë.

Ajo votë nuk ishte rastësi. Ishte mandat për ta mbrojtur Malësinë, për ta forcuar Komunën e Tuzit dhe për të mos e kthyer më fatin tonë në duart e atyre që për dekada na lanë pas.

Ne mbështesim çdo shqetësim të sinqertë për kufijtë e Komunës së Tuzit. Mbështesim çdo argument të drejtë dhe çdo përpjekje serioze për mbrojtjen e tokës sonë. Si popull autokton, jemi dhe do të mbetemi të gatshëm të avokojmë, të reagojmë dhe të luftojmë për çdo pëllëmbë që i takon Malësisë.

Sa i përket protestës së paralajmëruar për nesër, ne respektojmë të drejtën demokratike të çdo qytetari për protestë paqësore. Kjo e drejtë u takon të gjithëve, edhe atyre që për vite kanë mohuar, kundërshtuar ose relativizuar të drejtat tona kombëtare dhe institucionale. Por respektimi i së drejtës për protestë nuk do të thotë pajtim me motivet dhe parullat e saj, as me çdo përpjekje për ta kthyer shqetësimin qytetar në sulm kundër përfaqësimit shqiptar në Tuz.

Qëndrimi ynë është i qartë: ne qëndrojmë me përfaqësuesit tanë të zgjedhur dhe u besojmë atyre që kanë marrë mandatin e popullit për ta mbrojtur interesin e Malësisë.

Një gjë nuk negociohet: Malësia duhet të mbetet shumicë shqiptare, e udhëhequr nga shqiptarët dhe e përfaqësuar nga ata që marrin mandat nga vota shqiptare.

Ne e dimë mirë çfarë na kushtoi kur e ardhmja jonë varej nga partitë joshqiptare, nga strukturat që sunduan për dekada dhe nga bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë. Ajo kohë na solli vonesë, largim, emigrim, përjashtim, varësi dhe dobësim institucional. Nuk kthehemi më aty.

Kritika është e drejtë kur bëhet me fakte. Shqetësimi është i respektueshëm kur është i sinqertë. Por manipulimi, shpifja dhe përçarja nuk janë patriotizëm. Nuk mund të mbrohet Malësia duke e dobësuar pikërisht fuqinë politike shqiptare që u ndërtua me votë, sakrificë dhe unitet.

Çdo pëllëmbë e Malësisë duhet të mbrohet.
Çdo padrejtësi duhet të kundërshtohet.
Çdo proces duhet të jetë i qartë për qytetarët.
Por asnjë shqetësim i drejtë nuk duhet të përdoret për ta dobësuar përfaqësimin shqiptar në Tuz.

Malësia nuk mbrohet duke e rrëzuar shtëpinë shqiptare që kemi ndërtuar me mund. Malësia mbrohet duke e forcuar atë.

Malësia është tokë shqiptare autoktone.
Tuzi duhet të mbetet komunë shqiptare.
E ardhmja jonë nuk do t’u dorëzohet më atyre që dikur na lanë pa zë, as bashkëpunëtorëve të tyre vendorë.

Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”,
Zef Berishaj

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Një muaj paraburgim për kosovarin e arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për kosovarin e arrestuar në Serbi Ministria e Brendshme e Serbisë të premten ka njoftuar se Gjykata...

Lajme3 hours ago

Dimitrieska-Koçoska: Me ribalancin e buxhetit sigurojmë më shumë mjete për projektet në komuna, bujqësi, rritjen e pagave, përmirësimin e standardit të studentëve dhe nxënësve, mbrojtjen sociale, investimet kapitale dhe përshpejtimin e ciklit investues

Ndryshimet dhe plotësimet e ndryshuara të buxhetit për vitin 2026, duke filluar nga dita e sotme, janë në rend dite...

Lajme6 hours ago

“Jehona e Malësisë”: Çdo pëllëmbë e Malësisë do të mbrohet, por jo duke dobësuar shqiptarët

Shoqata “Jehona e Malësisë”, përmes kryetarit Zef Berishaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth kufijve të Komunës së...

Lajme9 hours ago

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Autoritetet turke kanë ndaluar ankorimin në portet e vendit të një anijeje turistike që u shërben udhëtarëve amerikanë LGBTQ+, duke...

Lajme9 hours ago

Islam Abazi në fund të mandatit: Kush është ai nga BDI-ja që unë e kam mbrojtur?

“Cila është ajo kallëzim penal ndaj funksionarëve të BDI-së që ka mbërritur në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar...

Lajme9 hours ago

Aksion për larjen e rrugëve kryesore në Çair

Komuna e Çairit, në bashkëpunim me NP “Higjiena Komunale”, mbrëmë realizoi aksion për larjen e rrugëve kryesore në territorin e...

Lajme9 hours ago

Studimi i fundit: Foshnjat nuk duhet të përdorin fare ekranet digjitale në dy vitet e para

Përdorimi i ekraneve gjatë dy viteve të para të jetës shoqërohet me ndikime afatgjata në shëndet dhe cilësi të jetës,...

Lajme9 hours ago

Mund të shtyhet mosha e pensionit në Maqedoni deri në 73 vjeç?!

Nuk është marrë ende asnjë vendim përfundimtar për reformën e sistemit pensional, as për rritjen e mundshme të moshës së...

Lajme9 hours ago

Ndërroi jetë në moshën 107-vjeçare Ibush Ademi, banori më i moshuar në Maqedoni

Ka ndërruar jetë në moshën 107-vjeçare Aga Ibush, banori më i moshuar i në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Ibush...

Lajme9 hours ago

Publikohet renditja e re, me pasaportën e Maqedonisë mund të udhëtoni pa vizë në 127 shtete të botës

Në renditjen më të re të pasaportave më të fuqishme në botë, sipas Indeksit të Pasaportave Henley Q2, pasaporta e...

Trending